LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gati një vit nën hetim nga Vettingu/ Prokurori “ngec” në borxhin për apartamentin

25 Tetor 2020, 10:03, Vetingu CNA
Gati një vit nën hetim nga Vettingu/ Prokurori “ngec”

Po bëhet gati një vit që kanë nisur hetimet për rivlerësimin e prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, Hysni Mulaj nga Komisioni i Vettingut.

Në Dhjetor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, publikoi listën me 120 subjekte të rivlerësimit, ku në mes tyre ishte edhe prokurori Mulaj.

Ai e ka ushtruar detyrën e prokurorit nga Bulqiza, në Tiranë. Në vitin 2017,  kur Prokuroria e Tiranës,  krijoi 7 njësi hetimore, prokurori Hysni Mulaj u emërua në krye të seksionit të krimeve të kryera nga të miturit.

Në aspektin professional, Mulaj nuk është lakuar as negativisht dhe as pozitivisht.

Edhe në aspektin e pasurisë, të ardhurat e tij janë modeste dhe vijnë nga paga e tij dhe e bashkëshortes.

Fillimisht ai ka deklaruar se dispononte cash, 5 milion lekë. Ndërsa një vit më vonë ka blerë një shtëpi banimi me sipërfaqe 101.4 m2 me vlerë 39 546 euro. Këtë pronë ai deklaron se e ka blerë me hua, që nuk e ka paguar, të paktën deri në vitin 2018.

Nga 4 000 000 lekë që ka marrë borxh për blerjen e apartamentin, ende në vitin 2018 ka pashlyer 1 780 000 lekë.

Viti 2003

Cash, 0,5 milion lekë.

Viti 2004

Shtëpi banimi me sip.101.4 m2 me vlerë 39 546 euro.

Gjendje cash 700 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror në Bulqizë, 1 139 383 lekë.

Viti 2005

Gjendje cash, 800 000 lekë.

Pakësuar paratë cash me 700 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 136  115 lekë.

Këst i papaguar për ap.10 550 euro.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë.

Viti 2006

Gjendje cash, 780 000 lekë.

Pakësuar paratë cash me 700 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 021 931 lekë.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë. Shlyer 700 000 lekë. Pa shlyer 3 300 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 947 521 lekë.

Pakësuar paratë cash me 300 000 lekë.

Shpenzime për familjen, 39 7521 lekë.

Para, gjendje, 200 000 lekë.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë. Shlyer 350 000 lekë. Pa shlyer 2 950  000 lekë.

Kursime të bashkëshortes, Rajmonda Mulaj, 810 000 lekë.

Bashkëshortja, Rajmonda Mulaj, cash, 555 000 lekë.

Bashkëshortja, Rajmonda Mulaj, depozitë bankare, 200 000 lekë.

Viti 2008

Të ardhura të bashkëshortëve Mulaj, 1 139 833 lekë.

Pakësuar financat me 400 000 lekë.

Shpenzime, 489 123 lekë.

Cash, 250 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 949 123  lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në Zyrën e punës, 190 710 lekë.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë. Shlyer 2 950 000 lekë. Pa shlyer 2 550 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura të bashkëshortëve Mulaj, 1 422 339 lekë.

Pakësuar financat me 350 000 lekë.

Shpenzime, 674 064 lekë.

Depozitë e kursimeve të bashkëshortes, 398 275 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 024 064 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në Zyrën e punës, 398 275 lekë.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë. Shlyer 2 550 000 lekë. Pa shlyer 2 220 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura të bashkëshortëve Mulaj, 1 538 142 lekë.

Pakësuar financat me 300 000 lekë.

Shpenzime familjare, 902 880 lekë.

Depozitë e kursimeve të bashkëshortes, 335 262 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror, 1 117 126 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në Zyrën e punës, 421 016 lekë.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë. Shlyer 2 220 000 lekë. Pa shlyer 1 920 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura të bashkëshortëve Mulaj, 1 550 634 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 400 000 lekë.

Shpenzime familjare, 1 150 634 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 115 858  lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në Zyrën e punës, 434 776 lekë.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë. Shlyer 2 220 000 lekë. Pa shlyer 1 920 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura të bashkëshortëve Mulaj, 1 446 477 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 255 728 lekë.

Shpenzime familjare, 1 190 749 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 053 982  lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në Zyrën e punës, 392 495 lekë.

Viti 2013

Të ardhura të bashkëshortëve Mulaj, 1 550 883 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 300 000 lekë.

Shpenzime familjare, 1 212 029 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 38 854 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 092 583 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në Zyrën e punës, 458 300 lekë.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë. Shlyer 2 220 000 lekë. Pa shlyer 1 780 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura të bashkëshortëve Mulaj, 1 814 073 lekë.

Shpenzime familjare, 1 622 995 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 19 1078 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 285 270 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në Zyrën e punës, 528 803 lekë.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë. Pa shlyer 1 780 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura të bashkëshortëve Mulaj, 1 815 032 lekë.

Shpenzime familjare, 1 515 357 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 310 129 lekë.

Llogari  rrjedhëse e bashkëshortes, 186 834 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 306 755 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në Zyrën e punës, 508 277 lekë.

Të ardhurat të bashkëshortes nga interesat e depozitës, 66 051 lekë.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë. Pa shlyer 1 780 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 252 139  lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në Zyrën e punës, 509 553 lekë.

Të ardhurat të bashkëshortes nga interesat e depozitës, 47 429 lekë.

Llogari  rrjedhëse e bashkëshortes, 131 137 lekë.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë. Pa shlyer 1 780 000 lekë.

Viti 2017

Të ardhura të bashkëshortëve Mulaj, 1 904 948 lekë.

Shpenzime familjare, 1 712 990 lekë.

Llogari kursimi e bashkëshortes, 262 308 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 336 162 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në Zyrën e punës, 543 665 lekë.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë. Pa shlyer 1 780 000 lekë.

Të ardhurat të bashkëshortes nga interesat e depozitës, 25 121 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokuror në Tiranë 1 387 653 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në Zyrën e punës, 542 237 lekë.

Llogari kursimi e bashkëshortes, 900 000 lekë.

Depozitë kursimesh e bashkëshortes, 3 035 590 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 242 366 lekë.

Të ardhurat të bashkëshortes nga interesat e depozitës, 19 074 lekë.

Hua për blerjen e ap, 4 000 000 lekë. Pa shlyer 1 780 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga