Connect with Us

FBI e kishte futur në listën e më të kërkuarve/ Forcat afgane vrasin udhëheqësin e lartë të Al-Kaidës

Bota

FBI e kishte futur në listën e më të kërkuarve/ Forcat afgane vrasin udhëheqësin e lartë të Al-Kaidës

Publikuar

-

Një udhëheqës i lartë i al-Kaidës është vrarë nga forcat afgane të sigurisë në provincën Ghazni në Afganistanin lindor.

Bëhet fjalë për Abu Muhsin al-Masrin, i cili ishte në listën e Byrosë Federale të Hetimit të Terroristëve më të Kërkuar.

Drejtoria Kombëtare e Sigurisë e Afganistanit (NDS) konfirmoi vrasjen e Al-Masrit. Ky i fundit akuzohet për mbështetje materialesh dhe burimesh për një organizatë të huaj terroriste.

Gjithashtu dyshohet se ai është pjesë e komploteve për të vrarë qytetarët në SHBA. Besohet se ai është komandanti i dytë i al-Kaidës dhe udhëheqësi suprem i organizatës në nënkontinentin Indian.

LEXO EDHE:  Infermierja e Spitalit të Kavajës u infektua me Covid/ Dalin rezultatet e testeve për 17 të tjerë

Ndërkohë, kujtojmë se muaji tetor përkon me 19-vjetorin e pushtimit të Afganistanit nga SHBA, e cila synon përmbysjen e sundimtarëve Talibanë, të cilët kishin strehuar militantët e al-Kaedës që sulmuan Shtetet e Bashkuara në 11 Shtator 2001.

Aktualisht SHBA ka tërhequr trupat pasi u arrit një marrëveshje historike në shkurt. Sipas marrëveshjes, forcat amerikane do të largophet nga Afganistani dhe Talibanët i kanë dhënë garanci që nuk do të bëjnë veprime terroriste./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Foto-“Nuk kemi burra”/ Ky shtet europian ofron shpërblime marramendëse nëse martoheni me vajzat e tyre

Publikuar

-

Nga

Për rritjen e popullsisë së saj, qeveria suedeze ka marrë nismën për të siguruar të ardhura mujore prej 1,800 dollarë për çdo të huaj që hyn në martesë të shenjtë me një shtetase suedeze.

Ndërsa ideja tingëllon pak e sforcuar, qëllimi i saj është për shkak se popullsia është ndalur në rritje, shkruan meganews.al.

Ndaj është edhe shqetësimi i qeverisë në përpjekjen për të kapërcyer “mungesën” e të rinjve në krijimin e një projekti për të rritur normën e lindjeve.

LEXO EDHE:  Ku do të garojë Jozefina Topalli?/ Ish-kryeparlamentarja: Betejën më të madhe do ta bëj në…

LEXO EDHE:  Infektohen tre policë në Elbasan/ Dërgohet me urgjencë drejt Tiranës efektivi i Shqiponjave

Masat e tilla nuk janë të reja, pasi qeveritë si Japonia dhe Kanadaja kanë zbatuar programe të ngjashme për shkak të plakjes së popullsisë.

Suedia ka një nga licencat më shumë “bujare” të atësisë botërore. Nëntë muaj me 80% të pagës (tre për babanë dhe nënën, si dhe tre të jetë e ndarë në mes të dyve).

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Nëna e Karolinës e shokuar”/ Situatë dramatike në të dy familjet, çfarë deklaruan të afërmit

Publikuar

-

Nga

Nëna e 20-vjeçares britanike që u vra nga bashkëshorti në Greqi po e përjeton tragjedinë nga e para tashmë që u zbulua e vërteta. Mediat në vend, duke cituar njerëz të njohur pranë gruas, thonë se si në familjen e vajzës ashtu edhe në atë të Babis Anagnostopulos situata është dramatike.

Nëna e Carolinë është në gjendje shoku pasi nuk kishte dyshuar për asnjë minute tek dhëndri.

“Susanna është shumë e revoltuar. Është e mbushur me mllef dhe ka shumë arsye të jetë kështu. I duket sikur po përjeton një makth. Ajo i kishte mbajtur të gjitha shpresat tek Babis, sepse e shihte si një vazhdim të vajzës. Nuk kishte dyshuar kurrë tek ai…”

Hariklia Theodorou tregoi për mediat se Susanna e kishte pikë të dobët të bijën dhe për këtë arsye e reja nuk donte që ta mërziste me realitetin që po përjetonte në martesën e saj.

LEXO EDHE:  Spaho denoncon kontratën korruptive/ Qeveria 30 milionë euro klientëve që do menaxhojnë Terminalin e Konteinerëve

LEXO EDHE:  A është zhvendosur qendra e Al Kaidas në Iran ?

“Kjo është arsyeja se pse ajo nuk donte që ta mërziste të ëmën. Ajo ishte shumë krenare për martesën e tyre, për dhëndrin dhe për mbesën. Mendoj që Caroline nuk donte që t’ia prishte këtë imazh që ajo kishte krijuar.”

Ndërsa e pyetur për Babis, ajo tregon: “Ai ishte gjithnjë duke qeshur, nuk ishte nevrik. Nuk i tregonte emocionet e forta as gëzimin, as hidhërimin. Ishte shumë i dashuruar, vinte në ishull vetëm për t’i sjellë një buqetë me lule.”

Edhe familja e pilotit 32-vjeçar është në gjendje të rënduar.-shkruan abc news.

“Vëllai i tij është në shok, nuk mund ta besojë, ai është ende këtu në Alonissos. Nëse i njihni prindërit … Ata janë shenjtorë, të arsimuar, nuk e di se si do ta menaxhojnë atë.”

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca shkon në zgjedhje, sondazhet nxjerrin favoritë ekstremistët e Le Pen

Publikuar

-

Nga

Franca shkon në zgjedhje, sondazhet nxjerrin favoritë ekstremistët e Le Pen

Qytetarët francezë do t’u drejtohen qendrave të votimit ditën e dielë për zgjedhjet rajonale, ku partia e ekstremit të djathtë mund të mos arrijë rezultatet e vitit 2015, por do të mbetet gjithsesi një konkurrente e fortë në rajonet kyçe.

Të shtyrë për shkak të pandemisë, dy raundet zgjedhore që do të mbahen më 20 dhe 27 qershor do të përcaktojnë liderët e 13 rajoneve të Francës, që aktualisht drejtohen nga partitë e djathta, të qendrës dhe ato të majta.

Sondazhet nxjerrin të favorizuar të djathtën ekstreme të Marine Le Pen në jug, në veri dhe në lindje të vendit.

Drejtori i kompanisë së sondazheve IPSOS deklaroi se një fitore e mundshme e Le Pen në këto zona do të ishte hera e parë në historinë e partisë së saj dhe do të forconte besueshmërinë përpara zgjedhësve.

LEXO EDHE:  Infektohen tre policë në Elbasan/ Dërgohet me urgjencë drejt Tiranës efektivi i Shqiponjave

LEXO EDHE:  Spaho denoncon kontratën korruptive/ Qeveria 30 milionë euro klientëve që do menaxhojnë Terminalin e Konteinerëve

“Ka gjithnjë e më shumë votues që mendojnë se Marine Le Pen në fund të fundit nuk përbën rrezik për demokracinë. Madje, ka një numër të madh qytetarësh francezë që e konsiderojnë atë një mbrojtëse më të mirë të vlerave të republikës sesa Emmanuel Macron”, deklaroi Brice Teinturier, drejtor i kompanisë së sondazheve IPSOS.

Kandidatët e së djathtës ekstreme po menaxhojnë një platformë të bazuar tek siguria, me një rritje të numrit të votuesve që mbështesin linjën e ashpër të Le Pen kundër kriminalitetit dhe emigracionit.

Nga ana tjetër, partia e presidentit Emmanuel Macron rezulton shumë e dobët në sondazhe dhe ka gjasa që të shkojë drejt dështimit./Euronews

LEXO TE PLOTE