Connect with Us

Europa e ngërthyer nga Corona

Bota

Europa e ngërthyer nga Corona

Publikuar

-

Europa e ngërthyer nga Corona

Në fillim ishte kancelarja Merkel që u shpreh për një reduktim në minimum të kontakteve dhe heqjen dorë nga udhëtimet, e pas kësaj u bë i ditur lajmi, se ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është infektuar me Corona. Më 23 tetor Instituti Robert Koch bëri të ditur se janë kaluar më shumë se 11.000 infektime në 24 orë. Në vende të tjera situata është më e rënduar.

Holanda

Me një përqindje infeksionesh me 596 persona për 100.000 banorë në 14 ditët e fundit, Holanda renditet pas Çekisë me 1066 raste për 100.000 banorë dhe Belgjikës, 932 raste për 100.000 banorë. Për shkak të rritjes kaq të madhe të infektimeve, qeveria holandeze ka vendosur një lockdown të pjesshëm më 14 tetor. Lokalet, kafenetë dhe restorantet janë mbyllur, nga ora 20:00 nuk lejohet më të ofrohet alkool, kurse në shtëpi nuk lejohet të ftohen më shumë se 3 vetë. Metrotë dhe autobusët përdoren vetëm në raste emergjence. Më 27 tetor vendoset për masa të tjera.

Suedia

Qeveria e këtij vendi ka vendosur për qytetin e katërt më të madh, Uppsala kufizime të forta. Deri më 3 nëntor banorët as nuk lejohet të organizojnë festa dhe dhe as të marrin pjesë në to. Kontaktet me njerëz të tjerë duhet të mënjanohen dhe transporti publik të mos përdoret. Epidemiologu suedez, Anders Tegnell u shpreh se nuk e përjashton që kufizimet të vendosen në pjesë të tjera të vendit. Aktualisht numri i infektimeve të reja ditore është rritur mbi 5000.

Portugalia

Edhe ky vend shënon rritje të mëdha të infektimeve të reja. Në fillim të muajit më 5 tetor u regjistruan 734 raste, në 22 tetor 3270. Që nga 14 tetori vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kurse më 23 tetor ka pasur kufizime të reja në rajonet veriore të vendit. Në këtë vend u vendos 2 nëntori si ditë përkujtimore për 2000 viktimat e Coronës. Gjurmimi digjital do të zgjerohet, kurse aplikacioni „Stay away Covid” do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë.

Belgjikë

Në tetor u rrit tej mase numri i infektimeve në Belgjikë. Ky vend me treguesin 14 ditor të infektimeve prej 932 rastesh në 100.000 banorë konsiderohet si një nga rajonet më të prekura në Europë. Ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke e sheh vendin „pak para një cunami”. Pandemia ka kushtuar deri më tani rreth 10.000 jetë njerëzish në Belgjikë. Numri ditor i infektimeve nga 1-22 tetor u rrit nga 1300 në 13.200 raste.

LEXO EDHE:  “Holanda ka bllokuar negociatat”/ Bumçi i kthehet Ramës: Shumë institucione ndërkombëtare tregojnë për dështimin e qeverisë

Çeki

Edhe më e tensionuar është gjendja në Çeki. Që nga 5 tetori në këtë vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në vendin me 10,7 milionë banorë. Sipas të dhënave të ECDC numri i infektimeve është rritur 1066 raste për 100.000 banorë, vlera më e lartë në të gjithë Europën brenda 14 ditësh. Nga e enjtja janë hapur vetëm supermarketet dhe farmacitë. Qeveria ka urdhëruar që qytetarët të kufizojnë maksimalisht kontaktet.

Franca

Në Francë shënohet një rekord i ri i numrit të infektimeve. Të enjten u shënuan 41.000 raste infektimesh, 15.000 më shumë se një ditë më parë, dhe të premten u kalua numri i përgjithshëm i 1 milionë infektimeve. Qeveria ka vendosur ndalimqarkullimin nga ora 21:00-06:00 të mëngjesit në Paris dhe disa qytete të tjera. Nga kufizimet janë prekur më shumë se dy e treta e francezëve, rreth 46 milionë vetë.

Spanja

Në Spanjë këtë javë numri i infektimeve kaloi 3 milionë vetët. Nga 13-22 tetor u trefishua numri i infektimeve nga 7100 në 21.000 raste. Megjithatë miri fund në Madrid mbyllja e përgjithshme e vendosur deri më 23 tetor, aktualisht synohet që të izolohen vetem lagjet më të prekura nga virusi.

Polonia

Edhe ky vend renditet në trendin negativ të rritjes së infektimeve. Nga 19-22 tetor numri i infektimeve të reja në ditë u rrit nga 7400 në 12.000 raste. Në një kohë që fazën e parë të pandemisë, për shkak të një mbylljeje të shpejtë, vendi e përballoi mirë. Qeveria po e kthen stadiumin kombëtar në Varshavë në spital të Coronës për shkak të numrit të infektimeve. Deri në fund të kësaj jave aty do të jenë gati 500 shtretër për pacientët Covi dhe 50 shtretër intensivë. Nga 18 tetori janë vendosur kufizime të kontakteve. Të shtunën u bë e ditur se presidenti Andrzej Duda është infektuar me Corona.

Austri, Zvicër, Luksemburg dhe Danimarkë

Edhe fqinjët e Gjermanisë shënojnë shifra të larta infektimesh. Më mirë është gjendja në Danimarkë, që ka një tregues 14 ditor 113 raste për 100.000 banorë. Luksemburgu konsiderohet një vatër e pandemisë me 507 raste për 100.000 banorë. Edhe në Austri shifrat janë rritur me mbi 2000 infektime në ditë. Më e rrezikuar paraqitet gjendja në Zvicër. Gazeta ditore “Südostschweiz” nga Chur bën një prognozë të errët: Zvicra kaq e organizuar dhe e pasur mund të kthehet në një vatër ndërkombëtare të pandemisë. Mesatarja javore shënon një rritje të infektimeve me 112%./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Mpiksjet e gjakut/ Pse po shkaktohen nga vaksinat e Astra Zeneca dhe J&J?

Publikuar

-

Nga

Mpiksjet e gjakut/ Pse po shkaktohen nga vaksinat e Astra Zeneca dhe J&J?

Rastet e mpiksjes së gjakut as vaksinës së Johnson and Johnson janë të ngjashme me ato të lidhura me vaksinën e Astra Zenecas.

Të  dyja vaksinat, përdorin një vektor të adenovirusit, virus i padëmshëm gripi, për t’i diktuar qelizat të prodhojnë proteinën e zbuluar në sipërfaqen e koronavirusit, duke nxitur sistemin imunitar ta njohë e ta sulmojë atë.

Gjithashtu, vaksina ruse Sputnik V, mbështetet në një qasje të ngjashme. Ndërsa Pfizer dhe Moderna përdorin teknologjinë mRNA, dhe nuk kanë shfaqur çrregullime të këtij lloji.

Askush nuk e di pse Astra Zeneca dhe Johnson and Johnson po shkaktojnë këtë çrregullim të rrallë. Mund të jetë për shkak të platformës së përdorur. Ato të dyja përdorin adenoviruse, të cilët mund të jenë shumë eficentë në prodhimin e një sërë proteinave virale. Mbase mund të jetë pikërisht për faktin se janë shumë të efektshme në atë që bëjnë, por ende nuk e dimë me siguri”, thotë Martin Blaser, ekspert për mjekësi dhe bioteknologji të avancuar.

Çrregullimi i gjakut, që është bërë shkas për pezullimin e vaksinës, është sa i rrallë aq edhe i rrezikshëm. Siç shpjegojnë ekspertët rastet e trombozave, përgjithësisht venoze cerebrale, kanë ndodhur në kombinim me nivele të ulëta trombocitesh,  çka është e pazakontë.

LEXO EDHE:  Vaksinimi me AstraZeneca/ Holanda ndalon përdorimin për grupmoshën nën 60-vjeç

LEXO EDHE:  “Europa po merr tatëpjetën”/ Aktori i njohur francez flet “pa doreza”, ç’mendon për Ramën

Zakonisht mpiksjet e gjakut shoqërohen me rritje të trombociteve.

Kjo sindromë duket të jetë analoge me atë që në mjekësi njihet si trombocitopenia e shkaktuar nga holluesi i gjakut, Heparin. Pas vaksinës, disa qytetarë kanë krijuar antitrupa qe ulin nivelet e palateleve, apo trombociteve, por në vend që të shkaktohet gjakderdhje, në mënyrë paradoksale ndodh mpiksja e gjakut. Fenomeni po ndodh kryesisht te gratë. Nuk kemi ende informacion të saktë, por faktorë rreziku mund të jetë edhe përdorimi i kontraceptivëve oralë apo gjëra të tjera”, shton Bruce Farber, shef i epidemiologjisë në Northwell./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Danimarka ka ndaluar imunizimin përmes vaksinës AstraZeneca-Oxford kundër koronavirusit.

Vendimi pason shqetësimet për efektin anësor të mpiksjes së gjakut. Zyrtarët thanë se 2.4 milionë dozat që posedon vendi, do të tërhiqen deri në një njoftim të ri.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se në bazë të studimeve, një në 40.000 njerëz është prekur nga mpiksja e gjakut. Ky është një rezultat më i lartë sesa ishte pritur.

Danimarka bëhet vendi i parë evropian që e ndalon plotësisht përdorimin e kësaj vaksine. Programi i imunizimit të këtij vendi pritet të vonohet për disa javë.

Agjencia Evropiane e Barnave javën e kaluar njoftoi për një lidhje të mundshme me mpiksjen e gjakut që shkaktohet nga kjo vaksinë. Por, megjithatë agjencia tha se rreziku për vdekje nga sëmundja COVID-19 është shumë më i madh.

LEXO EDHE:  Kthimi i refugjatëve në vendet e tyre, po e bën botën më të rrezikshme

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Qeveria holandeze propozon çeljen e negociatave me kusht

Më parë, disa vende evropiane kishin pezulluar vaksinimet përmes kësaj vaksine.

Shumica kanë rinisur përdorimin e saj, mirëpo e kanë kufizuar për përdorim vetëm te grupmoshat më të vjetra. Të martën, SHBA-ja, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian ndaluan vaksinën e Johnson&Johnson. Arsyeja ishte e ngjashme: rreziku nga mpiksja e gjakut.

AstraZeneca por edhe kompania Johnson & Johnson kanë thënë se efektet anësore të mpiksjes së gjakut janë jashtëzakonisht të rralla./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Incidenti në Minesota/ Ngrihet akuzë për vrasje të shkallës së dytë ndaj oficeres

Publikuar

-

Nga

Incidenti në Minesota/ Ngrihet akuzë për vrasje të shkallës së dytë ndaj oficeres

Prokurorët ngritën akuzë për vrasje të shkallës së dytë ndaj oficeres së policisë, e cila qëlloi për vdekje me armë zjarri një afro-amerikan gjatë një ndalimi në rrugë në periferi të qytetit të Mineapolisit.

Ngjarja ka shkaktuar protesta disa ditore dhe rritje të tensioneve në shtetin e Minesotës. Incidenti ndodh ndërsa po në të njëjtin shtet, pak kilometra larg, po zhvillohet gjyqi ndaj një ish-oficeri policie akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

Punonjësja e policisë Kim Potter dhe shefi i Policisë së Brooklyn Center Tim Gannon dhanë dorëheqjen të martën, dy ditë pasi oficerja Potter qëlloi me armë zjarri ndaj 20-vjeçarit Daunte Wright. Zoti Gannon ka thënë se ai besonte se ngjarja ishte aksidentale pasi zonja Potter kishte kapur gabimisht armën ndërsa po përpiqej të kapte paralizuesin.

Kryebashkiaku i Brooklyn Center, Mike Elliott tha në një konferencë për shtyp se përpara dorëheqjeve këshilli bashkiak i qytetit kishte marrë vendim për shkarkimin e zonjës Potter, e cila ka shërbyer prej 26 vitesh në polici. Zoti Elliott tha se ai shpresonte që dorëheqja e saj “të sillte disi qetësi në komunitet” duke shtuar se do të vazhdonte të punonte që mbi rastin të mbahej “përgjegjësi e plotë bazuar në ligj”.

LEXO EDHE:  Kthimi i refugjatëve në vendet e tyre, po e bën botën më të rrezikshme

LEXO EDHE:  A e kontrollonte Vatikani Europën, me ndihmën e një Disku të koduar?

Ndërkohë protestat në Minesota lidhur me ngjarjen vazhdojnë. Të martën në mbrëmje policia dhe protestuesit u përleshën për të tretën natë me radhë.

Autoritetet në zonën e Mineapolisit kanë vendosur një ndalim-qarkullimi që fillon në orën 10 të mbrëmjes në një përpjekje për të shmangur protestat, por qindra njerëz u mblodhën jashtë selisë së policisë në Brooklyn Center duke kërkuar drejtësi mbi çështjen.

Policia urdhëroi turmën të shpërndahej, por mes palëve pati konfrontime me protestuesit që hidhnin sende të forta në drejtim të policisë e këta të fundit që lëshonin granata çorientuese në një përpjekje për të shpërndarë turmën.

Protestat nisën të dielën në mbrëmje pasi oficerja e policisë Kim Potter qëlloi me armë zjarri 20 vjeçarin Daunte Wright. Mjeku ligjor i qarkut Hennepin tha se zoti Wright vdiq nga një plagë me armë në gjoks dhe e klasifikoi mënyrën e vdekjes si vrasje.

Prokurorët shpresojnë që të mërkurën të arrihet në një vendim mbi ngritjen e akuzave.

LEXO TE PLOTE