LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do ta ndez Parlamentin”/ Gjuzi bën të fortin: Le të ma ngjisin Covidin mua

25 Tetor 2020, 12:16, Politikë CNA
“Do ta ndez Parlamentin”/ Gjuzi bën të fortin: Le të

Deputeti i listës së Lulzim Bashës, Kujtim Gjuzi është takuar sot me një pjesë të naftëtarëve në Ballsh.

Ai u zotua qe ?do ndezë? parlamentin, për çështjen e tyre në mënyrë që naftëtarët të marrin paratë që iu takojnë.
Gjuzi madje ka thënë se nuk beson as tek Covid dhe se do të shkojë të takojë dhe kreun e sindikatës i cili është infektuar.

?Të vij unë këtu dhe të më thotë tjetri që ç?është kjo rrugë, kur këtu është bërë nami duke u blerë dhe shitur naftë, kjo është skandaloze, skandaloze. Të gjithë ata njerëz që kanë vjedhur uzinën këtu, një ditë drejtësia vonon por nuk harron kurrë.

Ju keni një njeri këtu që i urojmë shërim të shpejtë kryetarit të grevës që të vijë këtu. Do të shkoj dhe tek ai, ta vizitoj atje jo të jetë ai me 200 temperaturën, të jetë si të jetë, le të ma ngjisë mua COVID-in. Le që COVID nuk ka se kjo është rrenë ndërkombëtare, është mashtrim, për të na thënë ne jo s?duhet të punojë uzina këtu, atje, jo s?duhet të punojë Kina atje, kjo është një gjë tjetër por nuk ju duhet për momentin.

Juve ju duhet për momentin, garancia që do ta ndez parlamentin, nga nesër do të filloj në orën 10:00 e deri në fund. O t?ju japin paret hajdutët që i kanë marrë o s?ka?, deklaroi Gjuzi./CNA.al

Lajmet e fundit nga