Connect with Us

Covid-19 pritet të “fshijë” 8 miliardë euro nga ekonomia shqiptare në tre vjet

Ekonomi

Covid-19 pritet të “fshijë” 8 miliardë euro nga ekonomia shqiptare në tre vjet

Publikuar

-

Sa më shumë kalojnë muajt, aq më të qarta bëhen pasojat që ajo solli në ekonomi infeksioni i padukshëm i Covid-19, dhe po aq më e pasigurt bëhet edhe e ardhmja.

Vetëm një gjë është e sigurt, që ekonomia nuk do të jetë më si më parë dhe ditët e “arta” të një aktiviteti normal dhe jetese të shkujdesur kanë marrë fund, të paktën për një periudhë afatmesme. Të gjitha pritshmëritë për ecurinë ekonomike, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën janë zhvlerësuar.

Humbjet në vend, në raport me vitin e mëparshëm, por dhe në krahasim me rritjen që do të kishte pasur vendi nëse nuk do të ishte përballur me koronavirusit janë tepër të larta.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, përpara se të fillonte kriza e Covid-19, prodhimi i brendshëm bruto (PBB-vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të krijuara nga ekonomia gjatë një periudhe kohe të caktuar) pritej që të arrinte në 2.4 trilionë lekë, pse gati 19 miliardë euro në vitin 2022. Financat prisnin mesatarisht një rritje ekonomike prej rreth 4% në vit.

Por, në relacionin e projektbuxhetit 2021, pritshmëritë për PBB-në në vitin 2022 tashmë janë zhvlerësuar në 14.5 miliardë euro.

Në vetëm tre vjet, 2020-2022, Covid-19 pritet të fshijë rreth 1 trilionë lekë, ose 8 miliardë euro të ardhura potenciale, që do të ishin krijuar nëse do të kishim pasur ecuri normale të ekonomisë (diferenca midis PBB-së së projektuar para krizës dhe pas krizës, përkatësisht për secilin vit).

Për vitin 2020, kur vlerësohet të ketë qenë kulmi i efekteve të Covid-19, ekonomia shqiptare pritet të tkurret nga -6.4%, sipas parashikimeve të qeverisë shqiptare, deri në -9% (nga banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Fondi Monetar Ndërkombëtare pret që tkurrja të jetë -7.5% dhe banka Botërore në -8.4%. Cilado që të jetë rënie, kjo do të jetë tkurrja më e madhe e ekonomisë që nga viti 1997, kur vendi ra me më shumë sesa 10%.

Për vitin 2021, gjithnjë nëse nuk do të ketë mbyllje tjetër drastike, ekonomia pritet të rikuperohet me ngadalë, me rritje prej rreth 5-5.5%, sipas pritshmërive të qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare. Sipas të gjitha gjasave, si rrjedhojë e rënies së fortë këtë vit dhe rikuperimit të ngadaltë vtin e ardhshëm, ekonomia pritet që të arrijë nivelin e para krizës (2019-s) vetëm në 2022-in.

LEXO EDHE:  Vaksina kundër koronavirusit/ Cilat janë katër llojet e ndryshme dhe kur mund të jenë gati

Tkurrja e ekonomisë pritet që të ulë dhe të ardhurat për frymë, të cilat sipas parashikimeve të projektbuxhetit pritet të bien me 6% në 2020-n, (nga 586,400 lekë në 550,400 lekë).ose 36 mijë lekë (290 euro) më pak.

FMN është edhe më pesimiste. Sipas saj të ardhurat për frymë të shqiptarëve në 2020 pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm

Në rajon, Shqipëria (-425 USD) dhe Mali i Zi (-892 USD) pritet të kenë rënien më të lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të tkurrjes më të lartë ekonomike të parashikuar për këto vende, që janë të lidhura me turizmin.

Për maqedonasit, humbja do të jetë minimale (90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në -253 dollarë për frymë më pak. Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%. Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid-19 është Serbia. Ky i fundit është ndër të paktët në botë, ku FMN parashikon që të ardhurat për frymë nuk do të bien, përkundrazi do të rriten lehtë, me 90 dollarë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Shteti nuk ka dhënë ndihmë në kohë pandemie”/ Nasto: Janë mbyllur 38 mijë biznese

Publikuar

-

Nga

“Shteti nuk ka dhënë ndihmë në kohë pandemie”/ Nasto: Janë mbyllur 38 mijë biznese

Kryetari Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto deklaroi se janë mbi 38 mijë biznese të cilat janë mbyllur në këtë kohë pandemie.

Ky i fundit theksoi se shkak kryesor i kësaj situate është se shteti nuk ka dhënë asnjë ndihmë për bizneset në këtë kohë pandemie.

“Shifrat nuk janë reale. Rreth 5 mijë biznese të mbyllura ose 6 mijë biznese të mbyllura do të  ishte gjëja me më e mirë që mund t’i ndodhet këtij vendi.

Sipas nesh dhe sipas shifrave që ndjekim në terren janë mbi 38 mijë biznese të mbyllura, që kanë mbyllur qepenin dhe nuk i hapin më. Si efekt dhe shkak kryesor është mos-dhënia e një ndihmë nga e qeverisë në këtë kohë koronavirusi”, tha ai për “Euronews Albania”.

LEXO EDHE:  Beteja ndaj koronavirusit/ AKU thirrje subjekteve që tregtojnë fruta-perime

LEXO EDHE:  “Buxheti 2021, lajmi i keq për shqiptarët”/ Tabaku: Rama po tallet

Kjo deklaratë e Nastos vjen pasi “Monitor” publikoi shifrat se nga 1 maji deri më 31 tetor, mbi 4900 biznese të vogla u mbyllën në vendin tonë ose 34% më shumë se sa një vit më parë. Bizneset më të goditura nga kriza e shkaktuar nga pandemia janë në Vlorë dhe Shkodër./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Alkooli dhe cigaret konsumohen nga shtresa e mesme/ Të varfrit dhe të pasurit shpenzojnë më pak

Publikuar

-

Nga

Alkooli dhe cigaret konsumohen më së shumti nga shtresa e mesme nga pikëpamja se, ato harxhojnë një pjesë më të madhe të buxhetit për të konsumuar këto produkte në raport me të pasurit dhe të varfrit.

Anketa e INSTAT për buxhetin e familjes ka verifikuar se, pjesa e familjeve që nuk janë as shumë të varfra dhe as shumë të pasura çojnë për konsumin e alkoolit dhe duhanit 4.6% të totalit të shpenzimeve të tyre mujore.

Në këtë mënyrë, shtresa e mesme shpenzon për alkool dhe duhan më shumë se të varfrit, të cilët çojnë për këto produkte 2,7% të të ardhurave mujore.

Shtresa e mesme gjithashtu shpenzoi vitin e kaluar edhe më shumë se të pasurit të cilët çojnë për alkool dhe cigare 4.4% të shpenzimeve mujore.

Në raport me vitin 2007, të gjitha shtresat e popullsisë kanë ulur shpenzimet mujore për konsumin e duhanit dhe alkoolit. 12 vite më parë shtresa më e varfër, ajo në kategorinë e 20 përqindëshit me të ardhurat më të ulëta, çonte 3.5% të shpenzimeve për cigare dhe alkool, ndërsa më 2019 çuan vetëm 2.7% të buxhetit mujor për këto produkte.

Ulja e më e madhe e shpenzimeve ndodhi në klasën e dytë të popullsisë, që renditet ndërmjet të varfërve dhe shtresës së mesme, të cilët në vitin 2019 çuan 3.8% të shpenzimeve mujore për alkool dhe cigare në raport me 4.8% në vitin 2007.

LEXO EDHE:  Kriza e monedhës turke/ Analisti tregon rrugën e zgjidhjes

LEXO EDHE:  Vaksina kundër koronavirusit/ Cilat janë katër llojet e ndryshme dhe kur mund të jenë gati

Me rënie të shpenzimeve për produktet jo jetike ishin edhe dy kategoritë e tjera të popullsisë shtresa e mesme dhe ajo e pasur, të cilat i ulen shpenzimet përkatësisht me 0.2 pikë % dhe 0.4 pikë % gjatë 12 viteve.

Tendenca e të varfërve për të shpenzuar më pak për alkoolin dhe cigaret lidhet me faktin se ato janë në pamundësi financiare për të konsumuar produkte jo jetike.

Ndërsa shtresa e pasur, duke qenë përgjithësisht më e arsimuar është më e ndërgjegjshme për shëndetit konsumon më pak alkool dhe cigaret. Këto janë dy produkte që dëmtojnë rëndë shëndetin, ndaj dhe qeveritë në të gjithë botën aplikojnë taksa shtesë për konsumin e tyre të tilla si akciza, pikërisht për të frenuar konsumin e tyre.

Gjatë dy dekadave të fundit, çmimet e cigareve janë rritur në mënyrë të vazhdueshme si një politikë antiduhan. Shtresat e varfra, gjatë kësaj kohe, janë orientuar ndaj produkteve më të lira./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shqiptarët shpenzuan rreth 210 milionë euro më pak gjatë karantinës

Publikuar

-

Nga

Në gati tre muaj që pjesa më e madhe e popullatës u ngujua në shtëpi, për shkak të karantinës së fortë për të frenuar përhapjen e Covid-19, shpenzimet u reduktuan ndjeshëm.

Një pjesë e njerëzve punuan online dhe si rrjedhojë nuk kishin çfarë të shpenzonin jashtë (ku pjesa më e madhe e dyqaneve ishin mbyllur), ndërsa rreth 50 mijë të tjerë dolën të papunë në tremujorin e dytë, sipas INSTAt dhe nuk kishin të ardhura për të shpenzuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë 2020, konsumi final i popullatës u reduktua me 7.57%, se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose në vlerë absolute janë rreth 210 milionë euro të shpenzuara pak për kafe e restorante, veshje, udhëtime argëtime, apo dhe produkte e shërbime të tjera, që ose nuk ishin të domosdoshme, ose për shkak të mbylljes ishin të pamundura që të kryheshin.

Në total, në tremujorin e dytë 2020, konsumi final i popullatës ishte rreth 2.6 miliardë euro, nga 2.81 miliardë euro, në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është tkurrja më e lartë në të paktën pesë vjet. Që nga viti 2015, konsumi kishte ardhur në rritje të vazhdueshme, sipas statistikave të INSTAT.

Të dhënat e tjera të INSTAT për tregtinë me pakicë treguan se sektorët që panë rënin më të lartë të konsumit ishin veshjet dhe këpucë, indeksi i vlerës të së cilës psh gjatë muajit prill ra me 88%; Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojërat dhe të tjera produkte industriale në njësi tregtare të specializuara, që u tkurrën në prill me gati 70%. Ndërsa nuk lëviznin, u ulën dhe shpenzimet për karburante (-48% në prill), artikujt e tjerë jo ushqimorë (-31%). Të vetmet që ishin me rritje, ose me rënie minimale ishin shpenzimet për ushqimet bazë, si dhe ato për pajisjet kompjuterike për shkak të kalimit të punës në online për shumë sipërmarrje.

LEXO EDHE:  “Ti kur je në shtëpi vetëm përdor prezervativ?”/ Moderatorja revoltohet pas marrjes së gjobës

LEXO EDHE:  Plani me katër faza/ Spanja përgatitet për daljen nga izolimi

Në tremujorin e dytë të vitit, ekonomia shqiptare u tkurr me 10.2%, si rrjedhojë e karantinës, duke shënuar tkurrjen më të lartë që nga 1997-a. Sektori më i goditur ishte “Tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor”, që ra me -28% me bazë vjetore. Në total, humbjet e ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit, kur për gati dy muaj pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, llogariten në rreth 59 miliardë lekë, ose gati 500 milionë euro.

Sektori që është goditur më shumë është “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që ka humbur rreth 150 milionë euro, për shkak të mungesës së udhëtimeve, anulimit të prenotimeve të turistëve, mosfrekuentimeve të bareve e restoranteve dhe përqendrimit të konsumatorëve vetëm te blerja e produkteve të domosdoshme. Një pjesë e madhe e kësaj humbjeje është e parikuperueshme, pasi p.sh., turistët që nuk erdhën në 2020 nuk do të vijnë 2 herë në 2021, apo njësoj dhe ata që nuk frekuentuan baret e restorantet.

Sektori i dytë më i goditur është industria, me humbje gati 100 milionë euro, nga të cilat industria përpunuese rreth 40 milionë euro./Monitor

LEXO TE PLOTE