Connect with Us

Conte firmos dekretin e ri, ja çdo ndodhë me futbollin italian

Seria A

Conte firmos dekretin e ri, ja çdo ndodhë me futbollin italian

Publikuar

-

Ndeshjet e futbollit profesionist do të luhen sërish pa tifozë në Itali. Ky është njëri prej dekreteve që ka firmosur kryeministri i Italisë Xhuzepe Konte. Duke parë rritjen galopante të personave të infektuar me COVID-19, shefi italian i ekzekutivit firmosi një sërë dekretesh duke shfuqizuar vendimin për lejimin e 1000 tifozëve në stadiume.

Baret dhe restorantet do të mbyllen para orës 18:00 në shtetin fqinj, ndërsa palestrat, pishinat do të mbyllen pa afat. Dekretet e firmosura nga kryeministri Konte do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme. Ndërkohë, është pezulluar zhvillimi i aktiviteteve sportive amatore dhe gjysmëprofesioniste nga qeveria e vendit.

Në Itali po ushtrohej presion që të lejohej rritja e numrit të tifozëve në stadiume, por të gjendur përballë riaktivizimit agresiv të koronavirusit, qeveria ka vendosur të marrë masa strikte.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E bujshme nga Italia/ Elseid Hysaj ka akord me një ekip tjetër të Serisë A

Publikuar

-

Nga

Kontrata e Elseid Hysajt përfundon në verë dhe që nga qershori do të veshë tjetër fanellë.

“Calcionapoli24.it” bën me dije se Hysaj ka rënë në marrëveshje parimisht me një tjetër klub të Serie A, ndërsa brenda 10 ditëve të para të janarit pritet të vijë edhe firma në kontratën e re.

Emri i klubit të ri nuk bëhet ende i ditur, megjithëse kampionati nuk pritet të ndryshojë për të.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E bujshme nga Italia/ Conte drejt largimit, ja ideja e fundit e zikaltërve

Publikuar

-

Nga

Tifozët zikaltër duket se janë lodhur nga Antonio Conte dhe do të donin që stoli i ekipit t’i besohej një trajneri të ri, i cili i do ngjyrat zikaltër. Mes mbështetësve të Inter-it duket se ekziston një vetëdije se ka pak mundësi që shkarkimi i Conte-s të çojë te marrja e një trajneri të madh.

Klubi, në fakt, duhet të paguajë 18 milionë euro në sezon për rrogat e ish-trajnerit të Chelsea-t dhe Spalletti-t (kontrata e tij skadon më 30 qershor 2021). Kjo e bën të pamundur që kontratave të mësipërme t’i shtohet edhe një tjetër e rëndësishme siç do të ishte ajo e Allegri-t.

Sipas shtypi italian, kjo situatë ka bërë që klubi milanez të drejtojë sytë nga një emër më pak i njohur në trajning. Po flasim për Walter Zenga-n, i cili nuk do të kishte probleme rroge për të realizuar ëndrrën e një jete. Alternativat janë Materazzi, Stankovic ose Cambiasso.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Çmimet e FIFA-s/ Zbulohet favoriti, në listë edhe Kristiano Ronaldo

Publikuar

-

Nga

Edhe Kristiano Ronaldo është në mesin e njëmbëdhjetë të nominuarve për çmimin “The Fifa 2020” si lojtari më i mirë i vitit. Portugezi i Juves është pjesë e grupit që përfshin Tiago Alkantarën (Bajern / Liverpul),  Kevin de Bryjnen (Mançester Siti), Robert Levandovskin (Bajern), Sadio Manenë (Liverpul), Kilië Mbapenë (Psg), Lionel Mesin (Barcelona), Nejmarin (PSG), Serxhio Ramosin (Real Madrid), Mohamed Salah (Liverpul), Virxhil van Dajkun (Liverpul).

Tre finalistët në këtë kategori dhe gjashtë kategori të tjera do të zbulohen më 11 dhjetor, ndërsa fituesit do të shpallen më 17 dhjetor në një ceremoni në internet. Për futbollin italian vetëm një nominim: ngjyrat blu përfaqësohen nga Rita Guarino, trajnere e grave të Juventusit dhe ish-lojtare.

ÇMIMI I FIFA-S, MË E MIRA PËR KATEGORINË E FEMRAVE

Lusi Bronz (Angli / Olimpik Lion / Mançester Siti)

Delfin Kaskarino (Francë / Olimpik Lion)

Karolinë Hansen (Norvegji / Barcelona)

Pernil Harder (Danimarkë / Volfsburg / Çelsi)

Xhenifer Hermoso (Spanjë / Barcelona)

Xho So-jun (Korea / Çelsi)

Sem Ker (Australi / Çelsi)

Saki Kumagai (Japoni / Olimpik Lion)

Dzsenifer Marozsan (Gjermani / Olimpik Lion)

Vivjan Miedema (Holandë / Arsenal)

Uendi Renard (Francë / Olimpik Lion)

ÇMIMI I FIFA-S, MË I MIRI PËR KATEGORINË E MESHKUJVE

Tiago (Spanjë / Bajern / Liverpul)

Kristiano Ronaldo (Portugali / Juventus)

Kevin de Bryjne (Belgjikë / Mançester Siti)

Robert Levandovski (Poloni / Bajern)

Sadio Mane (Senegal / Liverpul)

Kilië Mbape (Francë / PSG)

Lionel Mesi (Argjentinë / Barcelona)

Nejmar (Brazil / PSG)

Serxho Ramos (Spanjë / Real Madrid)

Mohamed Salah (Egjipt / Liverpul)

Virxhil van Dajk (Holand / Liverpul)

ÇMIMI I FIFA-S, PORTIERJA MË E MIRË, KATEGORIA FEMRA

An-Katrin Berger (Gjermani / Çelsi)

Sarah Bouhadi (Francë / Olimpik Lion)

Kristian Endler (Kili / PSG)

Hedvig Lindahl (Suedi / Volfsburg / Atletiko Madrid)

Alisia Naeher ( USA / Çikago Red Stars)

Eli Roebak (Angli / Mançester Siti)

ÇMIMI I FIFA-S, PORTIERI MË I MIRË, KATEGORIA MESHKUJ

Alissn Beker (Brazil / Liverpul)

Tibou Kortua (Belgjik / Real Madrid)

Kejlor Navas (Kosta Rika / PSG)

Manuel Nojer (Gjermani / Bajern)

Jan Oblak (Slloveni / Atletiko Madrid )

Mark-Andre ter Shtegen (Gjermani / Barcelona)

Çmimi i FIFA-s, trajnerja me e mirë për femra

Lusi Kortes (Spanjë / Barcelona)

Rita Guarino (Itali / Juventus)

Ema Hajes (Angli / Çelsi)

Stefan Lerh (Gjermani / Volfsburg)

Hege Rise (Norvegji / Kviner)

Xhean Luc Vasur (Francë / Olimpik Lion)

Sarina Viegman (Holandë)

ÇMIMI I FIFA-S, TRAJNERI MË I MIRË PËR MESHKUJ

Marselo Bielsa (Argjentinë / Lids)

Hansi Flik (Gjermani / Bajerni)

Jyrgen Klop (Gjermani / Liverpul)

Hulen Lopetegui (Spanjë / Sevija)

Zinedin Zidan (Francë / Real Madrid)

LEXO TE PLOTE