Connect with Us

Abazaj realizon tjetër gol në Turqi

Sport

Abazaj realizon tjetër gol në Turqi

Publikuar

-

Sulmuesi i Istanbulsporit Kristal Abazaj gjeti sërish rrugën e rrjetës. Ish-futbollisti i Anderlehtit, Kukësit dhe Luftëtarit zhbllokoi takimin e javës së shtatë të kategorisë së dytë të futbollit turk ndaj Eskisersporit. 24-vjeçari shënoi në minutën e 21-të të ndeshjes.

Abazaj dhe Eduart Rroca, ish-shok skuadre te Kukësi janë sërish titullarë te Istanbulspori duke konfirmuar rëndësinë që kanë për ekipin turk.

Për sa i përket statistikave, ky është goli i dytë i Abazajt me ekipin e ri. Ai pati mundësi të shënonte dhe Akhisarsporit në ndeshjen e fundit në kampionat, por goditja e tij spektakolare fluturoi ngjitur me shtyllën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

“Kam marrë vendimin për t’u larguar”, futbollisti njofton Guardiolën mbi të ardhmen

Publikuar

-

Nga

Ferran Torres duket se është mërzitur me jetën në Angli dhe kërkon të rikthehet në Spanjë, aty ku më parë është aktivizuar me Valencian. Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi i Manchester City nuk ndjehet një lider te “Qytetarët” dhe kështu kërkon rol protagonist në La Liga, aty ku Barcelona e Xavi Hernandez e pret krahëhapur.

Në lidhje me vendimin për t’u larguar, Torres është treguar korrekt dhe së fundmi ka lajmëruar trajnerin Pep Guardiola i cili nuk ka pasur shumë për të bërë i gjendur para faktit dhe është shprehur se nëse klubet gjejnë gjuhën e përbashkët atëherë edhe ai është dakord.



Gjithnjë sipas medias katalanase, drejtues të Barcelonës duke parë vullnetin e lojtarit 21-vjeçar kanë nisur lëvizjet e para dhe kanë biseduar me agjentin e Torres, teksa transferimi duket i mundur edhe në merkaton e janarit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Memelli kërkon të “marrë hak” ndaj bardhebluve/ Ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu do presë sot në 16:45 skuadrën e Tiranës. Dueli vlen për javën e 10-të të Superligës dhe do zhvillohet në stadiumin e Korçës. Trajneri i vendasve, Migen Memelli kërkon “hakmarrjen” ndaj bardhebluve, që fituan në fazën e parë 4-2 në “Selman Stërmasi”.

Për këtë duel, Memelli ka projektuar një ngjeshje në mesin e fushës, teksa mbrojtja pritet me katër. Mara pritet në mbështetje të Menash në sulm, teksa nga krahët Zguro dhe Moraes pritet të shtyjnë ekipin në fazën offensive. Për shkak të problemeve me bajamet, Berisha mbetet jashtë.



Formacioni i mundshëm:

Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Vitija, Randy, Sadriu, Victor, Vrapi, Moraes, Zguro, Mara, Mensah

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Lewandowski lëshon provokimin: Nëse nuk do të futet politika, do ta fitojë Topin e Artë

Publikuar

-

Nga

Kur mbetemi ende në pritje të fituesit të Topit të Artë, Lewandowski ka lëshuar provikimin e parë. Sulmuesi i Bajernit është shprehur se do të triumfojë në rast se nuk do të ketë përfshirje politike.



“Do ta fitojë Topin e Artë nëse nuk do të ketë përfshirje nga ana politike dhe do të merret për bazë ajo që është prodhuar në fushën e blertë”, tha Lewandowski.

LEXO TE PLOTE