Connect with Us

A i kanë sulmuar rusët me mikrovalë diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë?

Blog

A i kanë sulmuar rusët me mikrovalë diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë?

Publikuar

-

A i kanë sulmuar rusët me mikrovalë diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë?

Nga Amy Mackinnon & Robbie Gramer “Foreing Policy”

Duke filluar që nga viti 2016, diplomatët amerikanë dhe zyrtarët e CIA-s jashtë vendit, sidomos në Kubë dhe Kinë, nisën të sëmureshin në mënyrë misterioze, Ata kishin dhimbje koke, marramendje, humbje të kujtesës, dobësi fizike dhe simptoma të tjera shqetësuese. Qeveria amerikane u zotua t`a zbardhte këtë çështje, duke ngarkuar hetuesit dhe shkencëtarët më të mirë, për të zbuluar se çfarë po ndodhte. Tani, gati 4 vjet më vonë, ata nuk kanë ende një përgjigje. Por rastet e reja misterioze, e kanë nxjerrë edhe një herë në dritë këtë çështje – përfshirë raporte të reja në “The New York Times” dhe revistën “GQ”.

Zyrtarët amerikanë dyshojnë se ajo që po ndodh, mund të jetë pjesë e një sulmi të koordinuar nga një kundërshtar i SHBA-së. Nuk është ende e qartë se çfarë mund t’i ketë shkaktuar këto simptoma. Teoritë variojnë nga armët energjetike me mikrovalë, tek helmimi dhe histeria kolektive.

Por një gjë është e sigurt:Zyrtarët amerikanë nëpër botë, kanë pësuar simptoma të çuditshme, dhe disa prej tyre mendojnë se nuk po marrin ndihmën e nevojshme nga qeveria amerikane. Tani zyrtarët dhe shkencëtarët po e ngushtojnë hetimin e tyre në disa teori, përfshirë përdorimin e armëve më mikrovalë.

Në vitin 2018, një ekip mjekësh publikoi një raport në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Mjekëve, që zbuloi se diplomatët e prekur në Kubë nga simptoma të tilla, kishin pësuar lëndime të trurit të ngjashme me ato të shkaktuara nga tronditja. Por ata nuk kishin histori të kohëve të fundit të traumave në kokë.

Autori kryesor i studimit, Dagllas Smith, drejtori i Qendrës Pen për Lëndime dhe Riparimet e Trurit në Shkollën e Mjekësisë Perelman, tha për “New York Times” atë vit, se ndërsa ishte që në fillim skeptik, kishte një dyshim në rritje se truri i diplomatëve ishte prekur nga mikrovalët.

Ushtria amerikane, ka zhvilluar prototipet e veta të armëve të tilla, të cilat mund të shkaktojnë pasoja jo vdekjeprurëse. Por sistemi i ushtrisë amerikane është i madh sa një kamion, dhe duhen orë të tëra për ta furnizuar atë. Ndaj ai do të ishte i dukshëm jashtë apartamentit të një diplomati amerikan në Havana.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik e bombardoi ambasadën amerikane në Moskë me mikrovalë për dekada të tëra, me atë që u bë e njohur si sinjali i Moskës. Ato nuk ishin pajisje për të kontrolluar mendjen, por një mënyrë për të aktivizuar aparaturat e përgjimit të vendosura në muret e ambasadës.

“Në vitet 1970, sovjetikët po përdornin shumë pajisje me energji të lartë, për operacionet  e përgjimeve. Por doli që, nëse këto pajisje vendosen shumë lart, kjo shkakton ndikime negative në shëndetin e njerëzve. Unë supozoj se kjo është ajo që ka ndodhur vitet fundit në Kinë, Rusi dhe Kubë”- thotë Stiven Holl, ish-shef i stacionit të CIA-s në Moskë, i dalë në pension në vitin 2015.

LEXO EDHE:  I riu refuzon 122 miliardë $ pasuri të babait

Ka teori të tjera:helme, apo edhe histeri masive. Edhe diplomatët kanadezë në Kubë, pësuan dëmtime misterioze të trurit në të njëjtën kohë me homologët e tyre amerikanë. Një studim i porositur nga qeveria kanadeze, vuri në dukje efektet anësore të kimikateve të përdorura kundër mushkonjave.

Ai vinte në dukje se dëmtimi i trurit të diplomatëve, ndodhi në një zonë që është e ndjeshme ndaj neurotoksinave. Të tjerë dyshojnë për një sëmundje psikogjene masive, ku njerëzit e bindin veten se kanë zhvilluar simptoma të ngjashme, dhe kjo cilësohet nga “Vanity Fair” si një lloj “efekti placebo i anasjelltë”.

Por autorët e raportit të vitit 2018, vunë në dukje se disa nga simptomat e përjetuara nga diplomatët nuk mund të ishin trilluar, dhe se rastet e sëmundjes së historisë kolektive priren të kalojnë shpejt. Shpresa më e mirë për një përgjigje mbi këtë mister, është tek një studim i kryer nga Akademia Kombëtare e Shkencave.

I porositur nga Departamenti i Shtetit pranverën e kaluar, akademia mblodhi neurologë, ekspertë në inxhinierinë elektrike, toksikologë dhe epidemiologë. Komiteti paraqiti raportin e tij në Departamentin e Shtetit në fillim të gushtit të këtij viti, por ai nuk është bërë ende publik për ligjvënësit ose publikut.

Dejvid Relman, profesori i mjekësisë në Universitetin e Stenford, që drejtoi komitetin, tha se u shqyrtuan 4 shpjegime të mundshme për efektet shëndetësore. Sipas komitetit njëri prej tyre ishte më i besueshmi. “Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se një mekanizëm shpjegon gjithçka. Sepse ky rast ishte vërtet i komplikuar në aspektin klinik”- thotë ai.

Pesëmbëdhjetë diplomatë kubanë u dëbuan nga Uashingtoni për atë ngjarje. Qeveria kubane ka mohuar vazhdimisht të ketë gisht në sulmet e supozuara. Në Kinë, reagimi ishte shumë më i heshtur, pasi Trump po përpiqej të siguronte në atë kohë një marrëveshje tregtare me Pekinin.

Dyshimi më i madh është mbi Kremlin, duke pasur parasysh historinë e Rusisë me përdorimin e armëve me mikrovalë kundër zyrtarëve amerikanë, dhe interesin e saj për të sabotuar përmirësimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Kinën dhe Kubën. Por Ministria e jashtme e Rusisë, mohon çdo lidhje me incidentin në Kubë./Përshtati në shqip CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Emigrantja nga Skocia që përqafoi ëndrrën amerikane/ Historia e Meri Trump, nënës së Donald Trumpit

Publikuar

-

Nga

Emigrantja nga Skocia që përqafoi ëndrrën amerikane/ Historia e Meri Trump, nënës së Donald Trumpit

Si një emigrante e varfër nga Skocia, Meri En Meklod Trump, nuk mund ta kishte imagjinuar ndoshta kurrë, se djali i saj do të bëhej një ditë president i Shteteve të Bashkuara. Por nëna e Donald Trump ishte me fat që e preku më dorë Ëndrrën Amerikane, dhe i dha djalit të saj shumë mundësi, që ajo vetë nuk i pasur rritur kurrë.

E rritur në një familje të varfër në një ishull të largët të Skocisë, Meri Trump pati një jetë me të cilën djali i saj nuk do të kishte kurrë lidhje. Kur mbërriti në Amerikë në moshën 18-vjeçare në vitin 1930, ajo kishte pak shkollim dhe pak para.

Por ia doli të fillonte një kapitull të ri në jetën e saj, falë ndihmës të motrës së saj, e cila tashmë jetonte në SHBA. Edhe pse do të bëhej një nga zonjat e shtresës së lartë të Nju Jorkut, Meri nuk dhe aq e fiksuar pas famës.

Përkundrazi, ajo ishte një filantropiste zemërmirë, që i pëlqente të punonte si vullnetare nëpër spitale. Meri u rrit në një komunitet peshkatarësh me emrin Tong në famullinë Stornouej. Gjuha amtare e saj ishte ajo galike, por e mësoi anglishten si gjuhë e dytë në shkollë.

E rritur në një shtëpi modeste, Meklod nisi të ëndërronte për një jetë më të mirë. Ishte viti 1930, kur perspektiva në Skoci, ishte për të shumë e zymtë. Kështu 18-vjeçarja hipi në një vapor që shkonte në Nju Jork. Ajo u tha autoriteteve amerikane se do të jetonte me një nga motrat e saj në Astoria, Kuins, dhe se do të punonte si shërbyese.

Duke pasur në fillim vetëm 50 dollarë, Meri e ndihmuar nga e motra e saj nisi një karrierë të ndershme. Shumë kohë para se të ishte nëna e Donald Trumpit, ajo gjeti punë si dado për një familje të pasur njujorkeze. Por e humbi këtë punë në mesin e Depresionit të Madh.

Edhe pse u rikthye për pak kohë në Skoci në vitin 1934, nuk qëndroi për shumë kohë atje.

Në fillim të viteve 1930, ajo u takua me Frederik “Fred” Trump, asokohe një biznesmen premtues, dhe jeta e saj ndryshoi tërësisht.

Çifti u martua në janarin e vitit 1936 në Kishën Presbiteriane të Madison Avenue në Manhatan. Merien lindi në prillin 1937, dhe vëllain e saj Fred Jr vitin që pasoi. Në vitin 1940, Meri ishte bërë një amvisë e shkëlqyer, dhe kishte një shërbëtore.

LEXO EDHE:  Si morrën rusët tre vendburimet e naftës/ Publikohet E-maili

LEXO EDHE:  Foto/ Kina hap dyert për festivalin e akullit

Ndërkohë, i shoqi fitonte 5.000 dollarë në vit, ose 86.000 dollarë sipas standardeve të vitit 2016. Në mars 1942 – vitin kur lindi fëmija i saj i tretë Elizabet – Meri mori nënshtetësinë amerikane. Donaldi lindi 4 vjet më vonë, ndërsa fëmija i fundit, Robert, që lindi në vitin 1948 gati sa i mori jetën Merit.

Ajo pati komplikacione kaq të rënda, saqë iu nënshtrua disa operacioneve. Edhe pse Donald Trump ishte shumë i vogël, ish-presidenti i Shoqatës Amerikane të Psikoanalitikës, Mark Smaller, beson se përvoja e tmerrshme e nënës së tij, ka të ngjarë të ketë pasur një efekt tek ai.

Fatmirësisht Meri Trump mbijetoi, dhe familjes nisën t’i ecnin punët si jo më mirë. Burri i saj bëri shumë para me bumin e pasurive të patundshme pas luftës. Si gruaja e një sipërmarrësi gjithnjë e më të pasur, ajo u bë një nga zonjat më të famshme në Nju Jork.

Edhe pse vishej shumë shtrenjtë, ajo nuk rreshti së punuari për kauzat humanitare. Ajo i kushtoi shumë nga koha e saj të sëmurëve me paraliza cerebrale, dhe ndihmoi  të rriturit me aftësi të kufizuara intelektuale. Ndërkohë, i biri do të kishte qëllime të tjera në mendje.

Edhe pse Donald Trump flet rrallë për nënën e tij, kur e bën këtë gjë ndalet shumë gjatë. Ai i ka vendosur emrin e të ëmës një suite në resorin e tij në Mar-a-Lago. Dhe sipas presidentit, zënkat e tij me gratë vijnë kryesisht nga “krahasimi që unë u bëj atyre me nënën time”.

Vitet e fundit të jetës Meri Trump, vuajti shumë nga osteoporoza. Ajo vdiq në Nju Jork në vitin 2000 në moshën 88-vjeçare, një vit pas bashkëshortit të saj. U u varros në Nju Hajd Park pranë burrit, nënës dhe vjehrrit dhe djalit të saj, Fred Xhunior, që kishte vdekur që në vitin 1981 për shkak të problemeve me alkoolin.

Edhe pasi u bë e famshme, nëna e Donald Trumpit nuk e harroi kurrë vendin nga vinte. Ajo jo vetëm e vizitonte shpesh vendlindjen, por e fliste galishten e saj amtare. Për Donald Trumpin, nëna kishte një domethënie të madhe. Ai përdori një Bibël që ajo ia kishte dhuruar, gjatë marrjes së detyrës si president në vitin 2017, dhe fotoja e saj ndodhet në Zyrën Ovale./Përshtati në shqip CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Ja çfarë e bën koronavirusin e ri kaq shumë infektues

Publikuar

-

Nga

Studimi/ Ja çfarë e bën koronavirusin e ri kaq shumë infektues

Kanë kaluar 17 vjet që kur koronavirusi SARS-CoV, kërcënoi të shpërthente në një pandemi globale. Falë masave të shpejta për të frenuar infeksionin, popullsia e botës u kursye nga skenari më i keq. Këtë herë nuk ishim dhe aq me fat.

Por ajo që e bën SARS-CoV-2 shumë më infektiv se sa paraardhësi i tij, është një pyetje për të cilën ne jemi pak më afër zgjidhjes. Studiuesit po zbulojnë edhe një mënyrë tjetër sesi virusi hyn në qelizat tona. Studiuesit nga Universiteti Teknik i Mynihut në Gjermani, dhe Universiteti i Helsinkit në Finlandë, kryen një studim që zbuloi një receptor të quajtur Neuropilin-1, që i jep mundësi koronavirusit të ri të lëvizë me shpejtësi duke infektuar indet tona.

Kjo proteinë e veçantë është relativisht e bollshme në qelizat që veshin zgavrën e hundës, duke i dhënë mundësi virusit që të krijojë një “shtëpi” brenda trupave tanë, të ndërtojë një familje virusesh, dhe më pas të përhapet në një njeri tjetër.

Në fillim të këtij viti u zbulua se një receptor i quajtur Enzima Konvertuese Angiotensinë 2 (ACE2), e ndihmon koronavirusin të ngjitet në sipërfaqen e qelizave, ndërsa një enzimë e quajtur proteaza serine transmembranore e Tipit II (TMPRSS2), është thelbësore për të hyrënë trupin tonë.

“Pyetja fillestare në studimit tonë ishte pse SARS-CoV, një koronavirus që çoi në një shpërthim epidemik shumë më të vogël në vitin 2003, dhe SARS-CoV-2, u përhapën në një mënyrë kaq të ndryshme, edhe pse përdorin të njëjtin receptor kryesor ACE2”- thotë virologia e Universitetit të Helsinkit Ravi Ojha.

Një pjesë thelbësore e enigmës u shfaq në krahasimin e dy gjenomeve virale; SARS-CoV-2 kishte marrë sekuenca përgjegjëse për prodhimin e një grupi me “gjemba”, jo ndryshe nga ato të përdorura nga patogjenë të tjerë të këqij për t’u kapur pas indeve të bujtësit.

“Krahasuar me të afërmin e tij më të vjetër, koronavirusi i ri kishte fituar një “pjesë shtesë” në proteinat e tij sipërfaqësore, e cila gjendet gjithashtu në kulmet e shumë viruseve shkatërruese të njeriut, përfshirë Ebola, HIV dhe llojet e shumë patogjenëve të gripit të shpendëve”- thotë Olli Vapalahti, një virolog po nga Universiteti i Helsinkit.

Duke u këshilluar me kolegët në të gjithë botën, studiuesit zbuluan Neuropilin-1, si një faktor përgjegjës. Tipikisht, ky receptor luan një rol në përgjigjen ndaj faktorëve të rritjes, dhe është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e indeve, veçanërisht midis nervave.

LEXO EDHE:  Në Kinë të jesh beqare, e martuar apo me fëmijë e tregon modeli i flokëve

LEXO EDHE:  DW: Dy rusë trazojnë politikën edhe në Ballkan

Studiuesit përdorën antitrupa monoklonalë, të zgjedhur enkas për të bllokuar hyrjen në varietetin e Neuropilin-1, por jo për varietetet mutante të rregulluara për të pasur një strukturë pak më të ndryshme. ACE2 shprehet në nivele shumë të ulta në shumicën e qelizave.

Prandaj nuk është e lehtë për virusin të gjejë “dyer” për të hyrë më trupin e njeriut.

Dhe janë faktorë të tjerë si Neuropilin-1, që mund ta ndihmojnë koronavirusin e ri që të gjejë derën. Me Neuropilin-1 të shprehur në sasi të mëdha në indet nervore brenda zgavrës së hundës, ne mund ta imagjinojmë që SARS-CoV-2 ka një “tapet të kuq’ të përshtatshëm të mbështjellë për të në momentin që ne nuhasim një spërkël të infektuar me Covid-19.

Një vështrim nga afër i mostrave të indeve që shprehin Neuropilin-1, të marra nga pacientët e vdekur nga Covid-19 shtuan dyshimet. Ndërsa një eksperiment që përfshinte minjtë, ndihmoi në konfirmimin e rolit të këtij receptorit në ndihmën e hyrjes së kronavirusit në sistemin tonë nervor.

Nëse kjo mund të ndihmojë në shpjegimin se përse infeksionet e SARS-CoV-2 mund të kenë një ndikim kaq traumatik në funksionin e trurit të njeriut, kjo është një pyetje që duhet trajtuar nga hulumtimet e ardhshme.

“Ne mund të themi që Neuropilin-1, të paktën në kushtet e eksperimenteve tona, promovon transportin e viruseve në tru. Por nuk mund të arrijmë në ndonjë përfundim nëse kjo është gjithashtu e vërtetë për SARS-CoV-2. Ka shumë të ngjarë që kjo rrugë shtypet nga sistemi imunitar në shumicën e pacientëve”- thotë neurologu Mika Simons nga Universiteti Teknik i Mynihut, Gjermani.

Është joshëse të përshkruash forma të reja të ilaçeve antivirale në horizont. Megjithëse duke qenë se SARS-CoV-2 i zbulon aq shpejt aftësitë e tij për të na bërë keq, edhe vetëm bllokimi i receptorëve qelizorë, ka të ngjarë të jetë një lajm i keq për shëndetin tonë.

Kjo nuk do të thotë që ky zbulim nuk është pa ndonjë vlerë. “Aktualisht laboratori ynë po teston efektin e molekulave të reja që ne kemi krijuar posaçërisht, për të ndërprerë lidhjen midis virusit dhe Neuropilinës. “Rezultatet paraprake janë shumë premtuese, dhe shpresojmë të marrim vërtetime ne terren në një të ardhme të afërt”- tha ai./ Përshtati në shqip CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Trump vs Biden/ Kush e fitoi debatin, dhe çdo të thotë kjo për zgjedhjet e 3 Nëntorit

Publikuar

-

Nga

Trump vs Biden/ Kush e fitoi debatin, dhe çdo të thotë kjo për zgjedhjet e 3 Nëntorit

Nga Doug Schoen “Fox News”

Në debatin e dytë dhe të fundit presidencial të së enjtes mbrëma, amerikanët panë një diskutim shumë më pak të vrazhdë, më koherent dhe më përmbajtësor. Pra më normal sesa debati i parë që u zhvillua 3 javë më parë.

Thënë këtë, një gjë është e sigurt se polemika 96-minutëshe midis presidentit Trump dhe ish-zëvendëspresidentit Xho Bajden, nuk do ta ndryshojë në thelb garën presidenciale. Mbi 48 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, dhe pak njerëz mbeten të pavendosur.
Gjithsesi, sipas mendimit tim, performanca e presidentit Trump ishte e kujdesshme, plot me mesazhe dhe e kontrolluar. Kështu, çdo votues i pavendosur, apo votues i orientuar drejt republikanëve, që mund të jetë ndjerë i dekurajuar nga debati i parë kaotik i presidentit, performanca e Trumpit të enjten mbrëma, do të jetë ndjerë i sigurt, madje disa mund të kenë vendosur të hedhin votën në favor të presidentit.

Për më tepër, performanca e Trump, përforcon një argument që unë e kam parashtruar në një shkrim të mëhershëm po në Fox News:që Bajden është përpara në sondazhe, por fitorja e tij nuk është një përfundim i sigurtë tashmë.

Dhe janë të gjitha mundësitë që Trump të kthejë fatin e garës, që të kujton fitoren e tij të famshme në vitin 2016. Gjatë debatit, Bajden ruajti vetëm pjesën e tij të mbështetësve,

dhe performanca e tij nuk ka të ngjarë të shkurajojë asnjë votues tjetër, ose të ndikojë në vendimin e tij se për kë do të votojë.

Nga ana tjetër, me kalimin e minutave, performanca e Bajdenit u zbeh dalëngadalë. Ai  e pati shumë të vështitrë të jepte përgjigje koherente ndaj pyetjeve të shpeshta të Trump në lidhje me tema të diskutueshme – si për shembull marrja e fondeve nga burimet ruse – përveçse duke mohuar vazhdimisht çdo gjë, dhe u rikthyer tek akuzat kundër Trump.

Më tej, Bajden bëri një numër gafash gjatë gjithë debatit, përfshirë një referencë të gabuar të Hitlerit që habiti dhe ekspertët. “Të kesh një marrëdhënie të mirë me udhëheqësit e vendeve të tjera, është një gjë e mirë”- tha Trump për marrëdhënien e tij me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Biden u kundërpërgjigj:”Kjo është si të thuash që ne kemi pasur një marrëdhënie të mirë me Hitlerin, para se ai të pushtonte Evropën”. Për më tepër, kjo ishte një shenjë e qartë se ish zëvendëspresidenti po ndihej gjithnjë e më në siklet, Bajden e kontrollonte vazhdimisht orën në 15 minutat e fundit të debatit, në një mënyrë që shumicës së amerikanëve të moshuar u kujtonte presidentin Xhorxh W.Bush gjatë debatit të tij të vitit 1992 me sfidantin Bill Klinton, që në ato zgjedhje e mposhti Bushin.

LEXO EDHE:  I riu refuzon 122 miliardë $ pasuri të babait

LEXO EDHE:  DW: Dy rusë trazojnë politikën edhe në Ballkan

Trump e akuzoi Bajdenin si një politikan në karrierë, që ka qenë në Uashington për 5 dekada, pa arritur të bëjë reforma domethënëse në çështje të tilla si emigrimi. “Vetëm llafe, por asnjë veprim me këta politikanë. Pse nuk e realizove? Kishit tetë vjet në dispozicion”- i tha Trump Bajdenit.

Për sa i përket pikave të forta të kandidatit demokrat, ashtu si në debatet e mëparshme, momenti më i mirë i tij ishte gjatë diskutimit mbi pandeminë e koronavirusit. Duke u përballur me një Trump më të qetë dhe më pak impulsiv, Bajden ishte në gjendje ta bënte pandeminë si kauzën kryesore të garës së tij:sipas tij këto zgjedhje le të ishin një referendum mbi udhëheqjen e dështuar të Trump përballë pandemisë.

“Nëse nuk dëgjoni asgjë tjetër, unë ju them sonte dëgjoni këtë:kushdo që është përgjegjës, duke mos marrë përgjegjësi, dhe duke thënë “Unë nuk marr asnjë përgjegjësi”, kushdo që është përgjegjës për kaq shumë vdekje, nuk duhet të mbetet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”- tha Bajden.

Pandemia ka marrë jetën e më shumë se 222.000 amerikanëve, dhe më shumë se 8.3 milionë amerikanë janë infektuar zyrtarisht nga koronavirusi. Një plus tjetër për Bajdenin, ishte fakti, që ish zëvendëspresidenti shmangu me sukses një diskutim të gjatë në lidhje me kontaktet e dyshimta të djalit të tij Hanter në Ukrainë dhe Kinë, në funksion të bizneseve që ka.

Mohimi i drejtpërdrejtë i Bajdenit ndaj çdo sjellje të gabuar apo të papërshtatshme, e pengoi Trumpin që të lidhte Xho Bajdenin me aktivitetet e të birit, në një mënyrë që mund ta ndihmonte politikisht presidentin.

Gjithsesi, sipas mendimit tim, performanca e Trump ishte sipas të gjitha parametrave më e fortë se ajo e Bajdenit, dhe u tregoi votuesve se presidenti është ende në garë./Përshtati në shqip CNA.al

 

LEXO TE PLOTE