Connect with Us

186 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Politikë

186 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Publikuar

-

Covid mbërthen institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se këtë të dielë janë shënuar dy viktima dhe 186 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Patozi: Humbëm një politikan dinjitoz, racë në zhdukje!

Publikuar

-

Nga

Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Patozi: Humbëm një politikan dinjitoz, racë në zhdukje!

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reagur pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike.

Patozi shkruan se Shqipëria humbi sot një burrë të përkushtuar dhe një politikan dinjitoz, nga ata, që përherë e më tepër në këtë vend, fatkeqësisht, po konsiderohen si racë në zhdukje.

“Bashkim Koplikun nuk mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë. Kur ai ishte politikan aktiv, unë bëja shkrime gazetash, ndërsa pas vitit 1997 ndërruam rolet.

Por kjo nuk më ka penguar ta respekoj në distancë për angazhimin e vazhdueshëm atdhetar dhe qytetar, të cilin nuk e ndau deri në ditët e fundit të jetës.

Edhe pse mund të mos kem qenë gjithmonë dakord me qëndrimet e tij, kam bindjen se Shqipëria humbi sot një burrë të përkushtuar dhe një politikan dinjitoz, nga ata, që përherë e më tepër në këtë vend, fatkeqësisht, po konsiderohen si racë në zhdukje.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjoba nuk i bën derman Presidentin/ Erion Braçe nxjerr fotot nga ditëlindja e Bes Kallakut: A ka më turp!

Publikuar

-

Nga

Gjoba nuk i bën derman Presidentin/ Erion Braçe nxjerr fotot nga ditëlindja e Bes Kallakut: A ka më turp!

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, teksa ka uruar aktorit Bes Kallaku për 35-vjetorin e tij, e ka përqendruar vëmendjen tek mos zbatimi i masave kundër Covid-19.

Ai kritikon ashpër presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi të cilët dëfryen duke e e harruar Covidin dhe masat e qeverisë.

Braçe shkruan se politikanët që kanë marrë pjesë në festë maskën e mbajnë vetëm kur dalin në televizor, ndërsa shqetësimin për shqiptarët e infektuar, sipas tij, e kane retorike politike, instrument permes te cilit mendojne se do kapin pushtetin.

Reagimi i plotë

BES, TE BEHESH 135 VJEC;

PER VETE, PER PRINDERIT,

PER ZONJEN E VAJZEN!

Te kesh cdo te mire per vete e per ta!

Te kesh SHENDET o Bes, per vete e per ta!

Tani, gezimi kur ben 35 vjec eshte normal, po ne kete kohe a eshte i ligjshem?;

Po le menjane ligjin edhe pse duhet te jete i pari, por po pyes nga pikpamja morale!!

Une them joooo!

Ti je nje figure publike e kudo ne bote,  te tille-jane apo jo te infektuar, e kane kaluar apo jo Covid, percjellin mesazh per te tjere njerez!

Kjo i ben modele edhe me te mire, te tille qe vlejne edhe sherbejne!

Nejse, te rrosh sa me shume!

LEXO EDHE:  Sot nis viti i ri akademik/ Universitetet do zhvillojnë mësim online për një muaj

LEXO EDHE:  SHBA e shqetësuar me incidentet kundër pjesëtarëve të komunitetit serb

Tani kam dy fjale per keta njerezit e festes, keta te politikes;

A E KUPTONI SE SA FALS JANE?

A E KUPTONI QE MASKEN E KANE PER NE TV E ASKUND KU JETOJNE?

A E KUPTONI QE “SHQETESIMIN” PER NUMRIN E SHQIITAREVE TE INFEKTUAR, TE SHTRUAR NE SPITALE APO QE KANE HUMBUR JETEN, E KANE RETORIKE POLITIKE, INSTRUMENT PERMES TE CILIT MENDOJNE SE DO KAPIN PUSHTETIN?

A e kuptoni qe keta refuzojne cdo ligj, cdo rregull, cdo mase, perbuzin cdo perpjekje te njerezve te zakonshem dhe te mjekeve e infermiereve te jashtezakonshem?

Por mbi te gjitha;

A E KUPTONI SE KETA REFUZOJNE TE JENE SI JU, TE BARABARTE ME JU?!

E di qe do me turreni tani me pyetjen legjitime:

Po keta pse nuk gjobiten?!

Ca tu them?

Po ju pergjigjem edhe une me nje pyetje:

A KA ME TURP SE NJE PRESIDENT QE THYEN LIGJET E RREGULLAT E REPUBLIKES SE TIJ?

E ftillon gjoba nje te tille?

Une them se ajo 3000 lekeshja nuk i ben derman!

Pyetje e kam;

A SHKRUAJME NGA NJE GJOBE SI POPULL PER KETE;

#GJOBEPERPRESIDENTIN

vo: po ky politikani i ri qe quan shkelje ligji pse i tregojne rregullat ne nje fushe dhe shkel ligjin sic e shihni ne kohe pandemie, cfare do ketu?!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fshehja e numrit të viktimave/ Fuga ironizon Bashën: I ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë!”

Publikuar

-

Nga

Hetim për fshehjen e numrit të viktimave/ Fuga ironizon Bashën: I ka ngelur ora dhe flet dhe kur s'ka ç'të thotë!”

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili kërkoi hetim të plotë lidhur me fshehjen sipas tij të numrit të viktimave nga COVID-19.

Në reagimin e tij Fuga shprehet se  Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj.

 “Lulzim Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj. I trukuar si personazh i serialit “Sopranos” i kërkon KM të pranojë hetim për budallallëkun e “fshehjes së të vdekurve”! KM s’ndalon hetime si Saliu dikur po Lulzimit i ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë!”, shkruan Fuga./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE