Connect with Us

Zbulohet skema e mafies së plehrave/ Si u transferuan 11 milion euro në parajsat fiskale

Politikë

Zbulohet skema e mafies së plehrave/ Si u transferuan 11 milion euro në parajsat fiskale

Publikuar

-

Zbulohet skema e mafies së plehrave/ Si u transferuan 11 milion euro në parajsat fiskale

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, janë ndalur sërish sot tek afera e koncesionit të inceneratorëve, ndërsa kanë hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama dhe Arben Ahmetajt.

Në një prononcim për mediat nga landfilli i Sharrës, Këlliçi ka risjellë në vëmendjen edhe rastin e Ardit Gjoklajt, i cili humbi jetën në këtë landfill.

“Jemi sot sërish këtu. Në një skenë krimi, në Landfillin e Sharrës. Aty ku 4 vite më parë humbi jetën i riu 17 vjeçar ardit Gjoklaj.

Një ngjarje kriminale kjo, për të cilën sot 4 vite më pas nuk ka ende asnjë të dyshuar, askush nuk ka mbajtur përgjgjësi dhe nuk ka tashmë qytetar shqiptar që nuk e di se si e mbylli Erion Veliaj procedurën gjyqsore dhe se cila është kompania që përfiton të gjithë tenderat në Bashkinë e Tiranës pas mbylljes të kësaj çështjeje.”-tha Këlliçi.

Gjithashtu ai tha se përmes skemës së mafies së plehrave, Rama-Veliaj, transferojnë përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale.

Por sot në fakt kemi ardhur këtu për t’ju shpjeguar një skemë tërësisht kriminale. Skemën e mafies së plehrave, e cila është e ngritur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, element të “Ndraghetës” dhe bandës së Lushnjës, dhe lidhet drejtëpërdrejtë me grumbullimin, transportin e plehrave, landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës.

Përmes kësaj skeme kriminale, Rama-Veliaj, transferojnë përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale. Çdo ditë në këtë landfill, në mënyrë të pakontrolluar, pa verifikime, me mungesë të plotë transparence, faturohen plotë 650 ton mbetje urbane ditore.

Edhe një herë, çdo ditë këtu faturohen 650 ton mbetje, duke i kthyer kështu kryeqytetasit, qytetarët e Tiranës, në konsumatorët më të mëdhenj se qytetarët francez apo qytetarët gjerman. Nga kjo skeme mafjoze, Rama-Veliaj përmes Mërtirit, marrin 25 milion euro për ton mbetje urbane të faturuara pa TVSH. Dhe sot që ne flasim, Rama-Veliaj përmes kësaj skeme mafjoze, kanë monopolin e plotë të dherave, të mbetjeve inerte, të mbetjeve industriale dhe tëmaterialeve ricikluese.

Skema mafioze e plehrave e menaxhuar dhe e ngritur nga Rama-Veliaj, Arben Ahmetaj, “Ndragheta” dhe banda e Lushnjës, i merr qytetarëve të Tiranës 11 milion euro në vit duke shtuar fiktivisht sasitë e mbetjeve në fatura. Por kjo skemë kriminale merr dhjetëra, miliona euro të tjera për shkak të pozitës që ka. Ky biznes sot, si monopol në tregun e vendit.”-tha Këlliçi.

LEXO EDHE:  Deklarata shokuese/ 70 kriminelë janë nxjerrë nga burgu

Nga ana tjetër, Zhupa theksoi se shteti po bën gjithçka që t’i garantojë këto pozita monopol që i ka dhë të sekserit të vet Mirel Mërtiri fitimet më të mëdhaja të mundshme.

Sipas saj, shteti është vënë në dispozicion dhe ka krijuar mekanizma të tilla që çdo para të vijë dhe të mblidhet pikërisht në këtë landfill mbrapa nesh.

“Konkretisht, nëse ti je një i varfër apo një anëtar i komunitetit rom, që nxjerr bukën e gojës duke mbledhur kanaçe nëpër vendet e grumbullimit të mbetjeve, policia të dënon, policia të diskriminon, policia të merr mjetet e tua të punës sepse këta duan që ricikluesit, kompanitë e riciklimit të jenë të detyruara që të vijnë të blejnë mallin dhe lëndën e parë vetëm në landfillin e Mirel Mërtirit, sekserit të Ramës, Ahmetajt dhe Veliajt.

Asnjë nuk do kalojë pa marrë dënimin e merrituar nga drejtësia. Treshja Rama-Ahmetaj- Veliaj, të cilët janë në krye të kësaj skeme kriminale mafioze, do të dalin para drejtësisë, në mos sot nesër.

Skema që qarkullon 400 milion euro për të pasuruar, nuk dihet se kush janë pronarët e vërtetë, kjo skemë është vënë e gjitha në shërbim të Ramës, Ahmetajt dhe Veliajt të cilët bëjnë çdo ditë genocid me qytetarët, me bizneset e këtij vendi për t’ju hequr kafshatën e gojës, ndërkohë që ata vetë pasurohen me paratë e taksave tona.”-deklaroi Ina Zhupa./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Patozi: Humbëm një politikan dinjitoz, racë në zhdukje!

Publikuar

-

Nga

Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Patozi: Humbëm një politikan dinjitoz, racë në zhdukje!

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reagur pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike.

Patozi shkruan se Shqipëria humbi sot një burrë të përkushtuar dhe një politikan dinjitoz, nga ata, që përherë e më tepër në këtë vend, fatkeqësisht, po konsiderohen si racë në zhdukje.

“Bashkim Koplikun nuk mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë. Kur ai ishte politikan aktiv, unë bëja shkrime gazetash, ndërsa pas vitit 1997 ndërruam rolet.

Por kjo nuk më ka penguar ta respekoj në distancë për angazhimin e vazhdueshëm atdhetar dhe qytetar, të cilin nuk e ndau deri në ditët e fundit të jetës.

Edhe pse mund të mos kem qenë gjithmonë dakord me qëndrimet e tij, kam bindjen se Shqipëria humbi sot një burrë të përkushtuar dhe një politikan dinjitoz, nga ata, që përherë e më tepër në këtë vend, fatkeqësisht, po konsiderohen si racë në zhdukje.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjoba nuk i bën derman Presidentin/ Erion Braçe nxjerr fotot nga ditëlindja e Bes Kallakut: A ka më turp!

Publikuar

-

Nga

Gjoba nuk i bën derman Presidentin/ Erion Braçe nxjerr fotot nga ditëlindja e Bes Kallakut: A ka më turp!

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, teksa ka uruar aktorit Bes Kallaku për 35-vjetorin e tij, e ka përqendruar vëmendjen tek mos zbatimi i masave kundër Covid-19.

Ai kritikon ashpër presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi të cilët dëfryen duke e e harruar Covidin dhe masat e qeverisë.

Braçe shkruan se politikanët që kanë marrë pjesë në festë maskën e mbajnë vetëm kur dalin në televizor, ndërsa shqetësimin për shqiptarët e infektuar, sipas tij, e kane retorike politike, instrument permes te cilit mendojne se do kapin pushtetin.

Reagimi i plotë

BES, TE BEHESH 135 VJEC;

PER VETE, PER PRINDERIT,

PER ZONJEN E VAJZEN!

Te kesh cdo te mire per vete e per ta!

Te kesh SHENDET o Bes, per vete e per ta!

Tani, gezimi kur ben 35 vjec eshte normal, po ne kete kohe a eshte i ligjshem?;

Po le menjane ligjin edhe pse duhet te jete i pari, por po pyes nga pikpamja morale!!

Une them joooo!

Ti je nje figure publike e kudo ne bote,  te tille-jane apo jo te infektuar, e kane kaluar apo jo Covid, percjellin mesazh per te tjere njerez!

Kjo i ben modele edhe me te mire, te tille qe vlejne edhe sherbejne!

Nejse, te rrosh sa me shume!

LEXO EDHE:  “S’ka më fasada”/ Basha “i hedh dorashkën” Ramës për Vettingun në Politikë

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Rama: Nëse nuk ndëshkohen gjyqtarët dhe prokurorët, s’goditen zyrtarët e lartë!

Tani kam dy fjale per keta njerezit e festes, keta te politikes;

A E KUPTONI SE SA FALS JANE?

A E KUPTONI QE MASKEN E KANE PER NE TV E ASKUND KU JETOJNE?

A E KUPTONI QE “SHQETESIMIN” PER NUMRIN E SHQIITAREVE TE INFEKTUAR, TE SHTRUAR NE SPITALE APO QE KANE HUMBUR JETEN, E KANE RETORIKE POLITIKE, INSTRUMENT PERMES TE CILIT MENDOJNE SE DO KAPIN PUSHTETIN?

A e kuptoni qe keta refuzojne cdo ligj, cdo rregull, cdo mase, perbuzin cdo perpjekje te njerezve te zakonshem dhe te mjekeve e infermiereve te jashtezakonshem?

Por mbi te gjitha;

A E KUPTONI SE KETA REFUZOJNE TE JENE SI JU, TE BARABARTE ME JU?!

E di qe do me turreni tani me pyetjen legjitime:

Po keta pse nuk gjobiten?!

Ca tu them?

Po ju pergjigjem edhe une me nje pyetje:

A KA ME TURP SE NJE PRESIDENT QE THYEN LIGJET E RREGULLAT E REPUBLIKES SE TIJ?

E ftillon gjoba nje te tille?

Une them se ajo 3000 lekeshja nuk i ben derman!

Pyetje e kam;

A SHKRUAJME NGA NJE GJOBE SI POPULL PER KETE;

#GJOBEPERPRESIDENTIN

vo: po ky politikani i ri qe quan shkelje ligji pse i tregojne rregullat ne nje fushe dhe shkel ligjin sic e shihni ne kohe pandemie, cfare do ketu?!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fshehja e numrit të viktimave/ Fuga ironizon Bashën: I ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë!”

Publikuar

-

Nga

Hetim për fshehjen e numrit të viktimave/ Fuga ironizon Bashën: I ka ngelur ora dhe flet dhe kur s'ka ç'të thotë!”

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili kërkoi hetim të plotë lidhur me fshehjen sipas tij të numrit të viktimave nga COVID-19.

Në reagimin e tij Fuga shprehet se  Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj.

 “Lulzim Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj. I trukuar si personazh i serialit “Sopranos” i kërkon KM të pranojë hetim për budallallëkun e “fshehjes së të vdekurve”! KM s’ndalon hetime si Saliu dikur po Lulzimit i ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë!”, shkruan Fuga./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE