LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Lacio fiton pa Strakoshën, Muriqi luan 30 minuta

24 Tetor 2020, 21:15, Sport CNA
Video/ Lacio fiton pa Strakoshën, Muriqi luan 30 minuta

Lacio është rikthyer te suksesi në mbrëmjen e sotme teksa ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-1, Bolonjën. Bardhekaltërit ishin pa Strakoshën sot mes dy shtyllave me vendin e shqiptarit që e kishte marrë Pepe Reina. Sa i përket sfidës, ajo u zhbllokua në pjesën e dytë, aty ku u realizuan të tre golat.

Ishte Luis Alberto që shënoi në minutën e 54, ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi i përhershmi Cciro Imobile.

Bolonja shënoi vetëm ne minutën e 91 me anë të De Silvestri, ndërkohë që në këtë sfidë pati vend edhe për Vedat Muriqin i cili luajti nga minuta e 64. Pas këtij suksesi, Lacio renditet në vendin e 10 me shtatë pikë të grumbulluara.

Lajmet e fundit nga