Connect with Us

Video/ Interi rikthehet te fitorja, i shënon 2 here Xhenoas

Seria A

Video/ Interi rikthehet te fitorja, i shënon 2 here Xhenoas

Publikuar

-

Interi është rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes në derbi ndaj Milanit javën e kaluar. Zikaltërit e Kontes kanë mposhtur 2-0 Xhenoan në transfertë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse Interi dominoi gjatë gjithë kohës dhe iu afrua disa herë golit. Pjesa e dytë ishte më ndryshe, me zikaltërit që u treguan më të saktë përpara porte, ku realizuan dy herë, me Lukakun në minutën e 64’ dhe D’Ambrozion në minutën e 80’.

Më këtë fitore Interi ngjitet në vendin e 3 me 10 pikë pas 5 javëve, ndërsa Xhenoa zbret në vendin e 15 më vetëm 4 pikë.

FT/ Xhenoa-Inter 0-2

Lukaku 64′, D’Ambrozios 80′

bandicam 2020-10-24 17-17-28-914

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Publikohen formacione zyrtare, ja si rreshtohet Interi i Contes

Publikuar

-

Nga

Inter do të kthehet në fushë në orën 18:00 për t’u ndeshur me Genoa-n në javën e pestë të Serisë A.

Rikthehet në dispocizion të zikaltërve Achraf Hakimi pas rastit të çuditshëm të rezultatit pozitiv me Covid-19 dhe rezultatit negativ të tamponit një ditë më mbrapa.

Marokeni do të jetë në stol dhe vendin e tij në formacion do ta marrë përsëri Darmian, titullar në ndeshjen e Champions League kundër B. Monchengladbach.

Ndryshimi tjetër në mbrojtje është kthimit në formacion nga minuta e parë e Andrea Ranocchia-s.

Conte ka preferuar Brozovic para Barella-s në mesfushë, ndërsa sulmi do të udhëhiqet nga dyshja e zakonshme Lukaku-Lautaro.

Ja formacionet zyrtare të Genoa-Inter:

GENOA (3-5-2): 1 Perin; 13 Bani, 2 Zapata, 5 Goldaniga; 18 Ghiglione, 11 Behrami, 47 Badelj, 65 Rovella, 99 Czyborra; 19 Pandev, 37 Pjaca.

INTER (3-4-1-2): 1 Handanovic; 33 D’Ambrosio, 13 Ranocchia, 95 Bastoni; 36 Darmian, 22 Vidal, 77 Brozovic, 14 Perisic; 24 Erisken; 9 Lukaku, 10 Lautaro.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Humbje befasuese, Atalanta e Gjimshitit zhgënjen sërish në kampionat

Publikuar

-

Nga

Shtatë gola të pësuar në dy ndeshje dhe humbja e dytë radhazi në kampionat për Atalantën. Pas humbjes në fundjavën e kaluar ndaj Napolit me rezultatin 4-1, ditën e sotme, bergamaskët e Gasperinit morën një leksion nga ana e Sampdorias, teksa dorianët i mposhtën në shtëpi me rezultatin 1-3. Sampdoria shfrytëzoi edhe startin e mirë të sfidës teksa gjeti rrugën e rrjetës me anë të veteranit, Fabio Kualjarela.

Ky i fundit pati mundësinë të dyfishonte shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 45, por gaboi. Gjithsesi, në fraksionin e dytë miqtë e shënuan golin e dytë, këtë herë me autor Torsbi. Mirëpo, përpjekjet e Atalantës për të ndryshuar fatet e sfidës nuk ishin venitur dhe 10 minuta para fundit të lojës shkurtuan diferencat falë Zapatës, i cili u tregua i saktë nga 11-metrat.

Por, dëshira e pafundme e të zotëve të shtëpisë për të dalë me një pikë, bëri që ekuilibrat në fushë të harroheshin dhe në këtë formë u ndëshkuan me golin e tretë falë një kundërsulmi të finalizuar nga ana e Jankto. Përfundimisht, sfida u mbyll me rezultatin 1-3 dhe tashmë Atalanta e Gjimshitit pas tre fitoreve të para, merr dy zhgënjime radhazi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Aksidenti i frikshëm, momente paniku për futbollistin e Juventusit

Publikuar

-

Nga

Dejan Kulusevski ka kaluar momente ankthi pasi babai i tij është përfshirë në një aksident rrugor në Itali. Sipas asaj që raporton TG 24, i ati i suedezit ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip  Jeep kur makina është përmbysur.

Lajmi është përhapur me shpejtësi, teksa fatmirësisht nuk ka pasur pasoja nga aksidenti. Gjithçka ka ndodhur për shkak të pakujdesisë dhe humbjes së vëmendjes, teksa lojtari I Juventus ka kaluar momente ankthi për shëndetin e të atit.

LEXO TE PLOTE