Connect with Us

Video/ Dortmund fundos Schalken, 3 gola në derbi

BundesLiga

Video/ Dortmund fundos Schalken, 3 gola në derbi

Publikuar

-

Borussia Dortmund ka arritur që të fitojë pa shumë probleme 3-0 derbin e Ruhrit kundër Schalkes. Këtë sezon Schalke ka pësuar 4 humbje dhe kanë vetëm një barazim në 5 ndeshjet e para.

“Blutë Mbretërorë” rezistuan deri në minutën e 55-të, kur Akanji zhbllokoi sfidën, ndërsa në të 61-tën Haaland realizoi të dytin i shërbyer nga Sancho. Ndërkohë në minutat e fundit, Hummels realizoi edhe golin e tretë duke i dhënë goditjen e fundit Schalkes, që nuk njeh fitore prej 21 ndeshjesh.

Golat dhe rastet e DORTMUND-SCHALKE 04

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Skandal në Federatën gjermane të futbollit, dorëhiqet presidenti para Europianit

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Federatës gjermane të futbollit, Rfitz Keller ka dhënë dorëheqjen nga posti I tij para Europianit. Keller ka pasur një presion nga futbolldashësit, pasi komentet e tij kundër nënkryetarit të një Gjykate janë cilësuar si të papranueshme.

Keller muajin e shkuar e quajti Rainer Koch si “Freisler”, një referencë ndaj gjykatësit famëkeq Roland Freiser, një pjesëmarrës në konferencën e 1942, në të cilën nazistët paraqitën përfundimisht shfarosjen e hebrenjve. Në fillim preisdenti I Federatës kërkoi falje por refuzoi dorëheqjen, teksa do largohet tanimë pas gjyqit.

“Presidenti Fritz Keller në një vendim që ai e bëri vetë deklaroi gatishmërinë e tij kryesore për të dhënë dorëheqjen si president pas përfundimit të procedurave në Gjykatën Sportive të DFB të hënën, 17 maj”, tha DFB në deklaratë.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Mungon vetëm zyrtarizimi, Hansi Flick trajneri i ri i Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Hansi Flick do të jetë trajneri i Gjermanisë dhe në fakt ky nuk është nja lajm i ri, duke pasur parasysh që në çdo media është raportuar se kjo ishte edhe një nga arsyet se pse ai u largua nga Bayern Munich.

Për disa kohë u përfol edhe për klube që po e tentonin Flickm, por Abendzeitung,  në Gjermani raporton se Flick tashmë ka nënshkruar me Federatën Gjermane të Futbollit dhe do ta drejtojë kombëtaren e vendit të tij në kualifikueset për “Katar 2022” dhe në EURO 2024.

Europiani do të zhvillohet në Gjermani dhe normalisht 3 herë kampionët e Europës do kërkojnë ta ngrenë trofeun. Flick do të pasojë Joachim Low, i cili largohet direkt pas EURO 2020, që përfundon më 11 korrik.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Bayern Munchen klubi im”, Hansi Flick: Një ditë mund të rikthehem sërish

Publikuar

-

Nga

Bayern Munchen u shpall sot kampion i Gjermanisë për herë të 31-të në histori dhe për të nëntën herë radhazi. Arritja e madhe u festua me triumfin 6-0 ndaj M’Gladbach.

Titulli i dytë radhazi në stolin bavarez për Hansi Flick, i cili vlerëson klubin dhe lojtarët, ndërsa ka një mesazh edhe për tifozët: një ditë mund të rikthehet sërish në Mynih.

Sot zhvilluam një ndeshje të denjë për një skuadër që sapo ka fituar titullin. Diferenca me ndjekësit është e madhe, por e kemi merituar plotësisht.

Na kanë munguar lojtarë të rëndësishëm në ndeshjet evropiane, por sidoqoftë jemi të kënaqur me faktin që fituam kampionatin. Urime klubit që rezultatin e arritur.

Skuadra ka zhvilluar një punë shumë të mirë gjatë gjithë sezonit, jam ndjerë për mrekulli. A do të kthehem një ditë në të ardhmen?

Nuk e përjashtoj si mundësi, Bayerni është klubi im“, deklaroi Flick, i cili do të marrë drejtimin e kombëtares gjermane pas përfundimit të Euro 2020.

LEXO TE PLOTE