LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdekja misterioze e Edgar Alan Po, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Amerikës dhe mbarë botës

24 Tetor 2020, 06:50, Blog CNA

Ai ishte një nga shkrimtarët e parë të mëdhenj të lindur në Amerikë, një mjeshtër i thrillerit dhe misterit. Vdekja e tij është mbetet ende sot një mister, teksa secila nga legjendat dhe thashethemet, janë njëra më e kobshme se tjetra.

Po lindi në vitin 1806 në Boston, dhe u përball që në vitet e para me tragjedi. Të dy prindërit ishin aktorë, por ai nuk i njohu dot. Dejvid Po Xhunior, ishte një alkoolist që e braktisi familjen shumë shpejt pasi lindi Edgar, ndërsa e ëma, Eliza Po, vdiq kur ai ishte vetëm 3-vjeç.

Vogëlushi u dërgua të jetonte në Riçmond, Virxhinia, në familjen e tregtarit të duhanit Xhon Alan dhe gruas e tij, të cilët i dhanë edhe emrin zyrtar Edgar Alan Po. Ai konfliktohej shpesh të atin adoptiv, duke u detyruar ta braktiste gjimnazin, për shkak të refuzimit të Xhonit për të paguar borxhet në bixhoz të të riut Edgar.

Pas mbarimit të ushtrisë në akademinë West Point, Po u zhvendos me banim në Baltimora, në atë kohë një qytet i dorës së tretë. Grabitësit e varreve dhe skllavëria, do të ishin frymëzimin i përsosur për njeriun që përfundimisht do të bëhej shpikës i horrorit amerikan.

Karriera e Po si kritik letrar dhe shkrimtar, ishte relativisht e shkurtër, por shumë e arrirë. Ai qëndroi herë pas here në Nju Jork, Riçmond dhe Filadelfia, dhe shkroi për disa nga revistat më të mëdha të kohës. Në vitin 1845, botoi kryeveprën e tij më të madhe, poezinë ?Korbi?, dhe krijoi zhanrin e misterit në vitin 1841 me tregimet e tij rreth August Dypin, një detektiv imagjinar francez.

Jeta e tij personale ishte disi më e trazuar. U martua me kushërirën e tij 13-vjeçare, Virxhinia Klam, edhe pse ai pohoi se nuk e kishte konsumuar kurrë martesën para vdekjes së saj 12 vjet më vonë. Dhe ishte një konsumator i madh i pijeve alkoolike, të paktën sipas disave.

Gjërat po shkonin mirë për Po në tetorin e vitit 1849. Ai ishte një shkrimtar i famshëm, dhe ishte gati të martohej me dashurinë e tij të parë, Elmira Shelton, pas një udhëtimi të shkurtër nga Riçmond në Filadelfia, dhe më pas në Nju Jork. Po u rikthye në Baltimora, përpara se zhdukej për gati një javë.

Ai u gjet më 3 tetor në një gjendje delirante jashtë tavernës ?Gunner?s Hall? nga një burrë me emrin Zhozef Uoker, që e njohu shkrimtarin e famshëm. Ai e pyeti nëse njihte dikë që mund ta kontaktonte, dhe Po përmendi një redaktor me emrin Zhozef Snodgras.

Uoker i shkroi Snodgras një letër ku i kërkonte ndihmë. Nga aty, Po u dërgua në Spitalin ?Washington College?, dhe në atë moment gjërat u bënë të mjegullta si për pacientin ashtu edhe për librat e historisë.

Po u shtrua në një dhomë pa dritare me vetëm një mjek shoqërues, dr.Xhon Moran, për ta vëzhguar gjatë ditëve të fundit të jetës. Java që ai kaloi në atë gjendje, gjendja histerike dhe e rëndë në të cilën u gjet, dhe pabesueshmëria e dëshmitarëve të momenteve të tij të fundit, që të gjitha këto kontribuuan për një shekull e gjysmë spekulime.

Po vdiq më 7 tetor, ndërsa thuhet se fjalët e tij të fundit ishin:?O Zot, ndihmoje shpirtin tim të ngratë!?. Teoritë në lidhje me vdekjen e shkrimtarit, filluan të shfaqen gati menjëherë pasi u bë publik lajmi. Nuk ka asnjë të dhënë të mbetur që nga ajo kohë për shtrimin në spital.

Por u tha se Po vdiq nga ?bllokimit të trurit?, një term elegant që përdorej shpesh në atë kohë për mbidozat e alkoolit ose ilaçeve. Por ekziston dyshimi rreth shkakut të vdekjes së tij, si për shkak të trajtimit mjekësor, ashtu edhe për motivet e njerëzve të përfshirë në atë ngjarje.

Sipas shumë dëshmive, Po nuk ishte i fiksuar pas pijeve alkoolike. Të gjithë ata që e njihnin, nuk e mbanin mend si një pijetar të madh. Ai pinte rrallë, por kur e bënte këtë katandisej si mos më keq. Vdekja e gruas së tij nga tuberkulozi e zhyti në një dëshpërim të madh, dhe gjente ngushëllim vetëm tek alkooli.

Por në fund ia doli të shërohej nga varësia. Snodgras shkruan se kur e gjeti Po në një lokal në Baltimora, shkrimtari ishte tërësisht i dehur, dhe mund të nxirrte nga goja vetëm murmuritje. Ndërkohë Grisuold, që kishte pasur një marrëdhënie të vështirë me Po, e përdori pozicionin e tij si përmbarues i pasurisë së tij për të shkruar një biografi mizore dhe shpifëse, që sugjeronte se shkrimtari legjendar ishte njeri një i varur nga opiumi dhe pijanec.

Xhon Moran e kundërshtoi atë, dhe bëri të pamundurën për të sqaruar rrethanat që kishin të bënin me vdekjen e Po. Ai tha se Po nuk ishte i dehur kur u paraqit në spital. Ka shumë teori të tjera në lidhje me vdekjen e shkrimtarit. Pra, nëse Po nuk kishte pirë shumë, atëherë çfarë e vrau?

Ne mund të mos marrim vesh kurrë, pasi nuk pati asnjë autopsi, dhe asnjë dëshmi të plotë të asaj kohe. Por ka pasur disa teori mbi fatin e tij tragjik, disa më të besueshme se të tjerat. Disa kanë spekuluar se Po vdiq nga sëmundja e tërbimit, simptomat e së cilës përputhen me sjelljen e tij delirante.

Në vitin 1996, një studiues dhe profesor në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Merilendit, dr. Majkëll Benitez, fitoi vëmendjen me këtë teori, e cila u shqyrtua në një konferencë mjekësore. I bazuar pjesërisht në rrëfimet e Moran mbi kohën e qëndrimit të Po në spital, Benitez tregoi se përçartja e Po kishte shumë luhatje, me periudha kthjelltësie midis 2 gjendjeve të pandërgjegjshme.

Moran vuri gjithashtu në dukje se Po ngurronte të pinte ujë, për të cilin Benitez tha se përputhej gjithashtu me simptomat e tërbimit. Megjithatë, Moran ishte një dëshmitar jo i besueshëm, pasi krahasimet e tregimeve të tij të ndryshme zbulojnë mjaft mospërputhje, pjesërisht pasi ai i shkroi ato shumë vite më vonë.

Një teori tjetër është se ai vdiq nga një grip që kaloi në pneumoni. Teori të tjera përfshijnë helmimin me monoksid karboni apo metalet e rënda. Dhe së fundmi është edhe teoria se ai u rrah për vdekje, edhe pse kjo e fundit tingëllon më shumë si një nga historitë e vetë Edgar Alan Po./ biography.comPërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga