Connect with Us

Të (pa)prekshmit/ Mendësia e asaj që po na servir politika

Politikë

Të (pa)prekshmit/ Mendësia e asaj që po na servir politika

Publikuar

-

“Asksuh nuk është mbi Parlamentin”/ Rama i përgjigjet Metës: Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe presje

Nga Denis Dyrnjaja 

Ditët e fundit një gazetar investigoi dhe zbuloi se Presidenti i Republikës ka shkelur të paktën në më shumë se një herë ligjin, kur ka dhënë shtetësinë shqiptare për qindra persona. Dhe mjafton një rast për të dalë në përfundimin se Ilir Meta që ka marrë përsipër të veshë mantelin e “gardianit të kushtetutës”, që në fakt është atribut i Gjykatës Kushtetuese, t’i kompromentohet integriteti institucional, moral dhe për më tepër ligjor. Unë dua të marr krahun e atyre personave që mendojnë se çështja e skandalit të shtetësisë shqiptare është e stisur, për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

Pra le të pranojmë se qeveria është e korruptuar, e zhytur në afera të dyshimta, me lidhje për interesa kriminale dhe korruptive. Kjo as duhet toleruar dhe as duhet anashkaluar, por duhet mbajtur si debat më vete dhe duhet hetuar. Pyetja retorike që pason është: a e bëjnë zullumet e qeverisë presidentin më pak fajtor kur kapet në shkelje të ligjit?! Sigurisht që jo. Dhe automatikisht bie edhe pretendimi se çështja e shkeljes së ligjit nga Kryetari i Shtetit, nuk është e barazvlefshme me dëmet e aferave korruptive të qeverisë.

Natyrisht që nuk mund të vihet shenja e barazimit për pasojat, sepse çdo abuzim ka shkallën e vet të dëmit. Por përpjekja për ta shfajësuar, ose trajtuar me tone minore shkeljen e Kushtetutës nga Presidenti me arsyen se qeveria bën zullume më të mëdha, në rastin më të mirë është naivitet dhe në rastin më të keq, është përpjekje qëllimore për të mbuluar një abuzim, me një tjetër. Për të ardhur sërish në termat realë. Ajo që e bashkon presidentin dhe qeverinë në akuzat publike që iu adresohen është shkelja, tejkalimi ose përçmimi i ligjit.

Ndaj ato duhen hetuar të ndara, por mund të analizohen si fenomene të ngjashme. Shkelja e ligjit është shkelje si për atë që djeg pyllin, me ose pa qëllim, si për ministrin që lejon një aferë abuzive apo dhe presidentin që jep një shtetësi të paverifikuar. Ajo që i dallon rastet është qëllimi dhe pasoja sipas të cilave derivon edhe përgjegjësia e më pas ndëshkimi. Thënë këtë, në ftohtësinë përballë ligjit të gjithë kanë bërë atë që kanë mundur.

LEXO EDHE:  “Përpjekje për të ndihmuar një gangster”/ Metës nuk i del inati me Ramën

Ai që i vuri flakën pyllit aq dëshiroi aq mundi dhe aq bëri. Po kështu edhe qeveritari dhe kreu i shtetit në mënyrat dhe rastet e tyre nuk i vënë zjarrin pyllit, por “i vënë zjarrin ligjit” e duke djegur ligjin po djegin shtetin. Nuk ka shkelje të mirë apo shkelje të keqe të ligjit, shkelje të butë apo të fortë. Ka thjeshtë shkelje të ligjit. Ndaj secili duhet të mbajë përgjegjësi për atë që kryen.

Ndryshe kjo është një shoqëri që duhet të rithemelojë veten në raport me përgjegjësinë dhe ndëshkimin. Të bëjë një kod të ri moral dhe ligjor që të ketë në thelb parimin një krim më i madh zhbën krimin më të vogël, se këtë parim po na servir politika dhe mendësia e atyre që pretendojnë se bëjnë e merren me politikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U vetshpall kandidat për kreun e PD/ Kadilli: I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli është vetshpallur kandidat për të qenë në krye të Partisë Demokratike ka treguar arsyen se përse vendosi të marrë këtë vendim. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Kadilli u shpreh se pikënisja për një opozitë të re ka qenë momenti i konstatimit të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se ky është momenti më i dobët që PD ka pasur ndonjëherë.

I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha, ia kam thënë më 8 Mars që nëse humb do më keshë përballë. Në momentin që u realizua fakti i humbjes konstatoj me zemërim që PD ka hyrë në një cikël zbritje, duhet të fillojmë që sot për një opoztitë të re. Ky është momenti më i dobët ndonjëherë i PD. Opozita ka humbur dhe Basha është përgjegjës për fitoren e Ramës. Ai është zgjedhur kryetar partie dhe jo inventarizues humbjesh”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhet e 25 Prillit/ Gjekmarkaj: Vjedhja e votave tragjedi e demokracisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Deputeti i zgjedhur i PD në Lezhë Agron Gjekmarkaj ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve është tragjedi e demokracisë shqiptare.

I ftuar në studion e “Real Story” ai deklaroi se kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, por ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandwich.

Unë mendoj që temat e emisionit këto dy javë duhet të kishin pasur në fokus si u vodhën zgjedhjet. Mendoj që shumica e shqiptarëve e besojnë. Narrativa ndryshon kur je në studiot e Tiranës dhe tjetër është kur je me statusin e dëshmitarit në një histori. Ndoshta unë do kisha pasur tjetër qasje nga një studio televizive, ndryshe kur merr informacion në gjithë Shqipërinë se çfarë ka ndodhur.

Nuk është term i fortë sepse më duket term i vërtetë, tragjedia e demokracisë shqiptare, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve, por kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, sigurisht ka pasur ndonjë tentativë për prishje fletësh votimi, ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandëich dhe kanë ndikuar në të gjitha format e mundshme që të trukohet dhe të ndryshojë vullneti i elektorëve në kutinë e votimit dhe pjesërisht ia kanë dalë duke ia hequr një sasi mandatesh opozitës shqiptare, duke penguar ardhjen e saj në pushtet me artifice.

Kush janë këto artifice? Janë disa, i ka renditur PD në ankimin që i ka çuar KAS. Përdorimi i parave të tërmetit, menaxhimi i vaksinës dhe pandemisë, punësimet e paligjshme që u bënë, fryrja e administratës, forma më tipike siç janë aleancat në qytete të caktuara me grupe të njohura për kriminalitet”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lindi si parti pa ideologji”/ Mentor Kikia: LSI është fshirë nga skema politike

Publikuar

-

Nga

“Lindi si parti pa ideologji”/ Mentor Kikia: LSI është fshirë nga skema politike

Gazetari Mentor Kikia u shpreh mbrëmjne e sotme se LSI ka qenë nën objektivin e kryeministrit Edi Rama për tu fshirë nga skena politike.

Në një intervistë për emisionin PolitikOn, Kikia theksoi se PS dhe PD janë parti që lindin duke përfaqësuar një bazë ideologjike, ndërsa shtoi se LSI lindi si një parti pa ideologji, por si një parti me njerëz të pakënaqur

Të kritikosh humbësin është gjëja më e thjeshtë. Ata që kanë humbur janë në një proces legal kontestimi dhe nuk e kanë pranuar rezultatin. Për të thënë të vërtetën është më demokratike në 30 vite se po bëhet në mënyrë institucionale. Për të arritur në përfundimin nëse LSI është fshirë nga skena politika, ashtu sikurse qenë një objektiv i Ramës, që ka dashur të krijojë një pol me dy parti kryesore, duke eliminuar gjithë aktivitetin politik të LSI-së.

PS dhe PD janë parti që lindin duke përfaqësuar një bazë ideologjike. LSI lindi si një parti pa ideologji, por si një parti me njerëz të pakënaqur. LSI në këto kushte, u krijuar perceptimi i njerëzve që kanë nevoja që e shihnin partinë për të kapur një vend në administratë. LSI konsiderohej si një parti që të siguronte punë, si një parti interesi”, tha Kikia./CNA.al

LEXO TE PLOTE