Connect with Us

Skandali me dhënien e nënshtetësisë/ Bamir Topi dhe Bujar Nishani nxjerrin “zbuluar” Metën

Politikë

Skandali me dhënien e nënshtetësisë/ Bamir Topi dhe Bujar Nishani nxjerrin “zbuluar” Metën

Publikuar

-

Gazetari Adriatik Doçi, ka hedhur sërish akuza të forta në drejtim të presidentit Ilir Meta, për të cilin thotë se u ka dhënë nënshtetësi këngëtarëve të dasmave dhe tallavasë, njerëzve të mejhaneve, krimit, korrupsionit etj., sikur të ishin heronj dhe asete kombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari risjell në vëmendje dy ish-presidentët paraardhës, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Sipas tij, në 10 vjet Bamir Topi dhe Bujar Nishani kanë dhënë 76 nënshtetësi shqiptare VIP në ‘kokën e tyre’. Ndërsa Ilir Meta, në 3 vite, ka dhënë 419 nënshtetësi në kokën e tij.“Kërkon të hyjë në garë me Ramën”/ Presidenca i përgjigjet Mustafa Nanos: Meta atë e shpartallon…

Për ta kuptuar sa më thjeshtë: Në 10 vjet Bamir Topi dhe Bujar Nishani kanë dhënë 76 nënshtetësi shqiptare VIP në ‘kokën e tyre’.

Në 3 vite, Ilir Meta ka dhënë 419 nënshtetësi në kokën e tij.

Bëhet fjalë vetëm për nënshtetësitë e veçanta, si përjashtim nga ligji, për interes kombëtar, pa propozim dhe pa plotësuar kriteret, parashikuar në pikën 7 të nenit 9 të ligjit të ’98.

Topi-Nishani u kanë dhënë nështetësi të tilla personaliteteve si; Adem Demaçit, Majlinda Kelmendit, Eliza Dushkut, James Belushi etj.

Ilir Meta u ka dhënë nënshtetêsi këngëtarëve të dasmave dhe tallavasë, njerëzve të mejhaneve, krimit, korrupsionit etj., sikur të ishin heronj dhe asete kombëtare.

Investigimi tregon se Meta ka përdhosur Kushtetutën, Presidencën dhe ligjin, duke cenuar sigurinë kombëtare dhe madje provokuar bllokimin e procesit të integrimit (do dalin letrat).

Po pse? Çfarë e ka shtyrë?

Sa euro është paguar për të marrë një nështetësi?

Kush i ka bërë letrat?

Kush është sekseri?

Sa ka marrë Meta për të firmosur?

Letrat janë aty. SPAK, zgjohu!”-shkruan gazetari./ CNA.al

Emrat-Skandali me nënshtetësinë/ Meta paraqiti si ‘heronj’ 382 zyrtarë e biznesmenë të dënuar e akuzuar për vrasje, mashtrime, vjedhje dhe falsifikime

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Emrat/ CNA.al zbulon kandidatët e listës së LSI

Publikuar

-

Nga

Emrat/ CNA.al zbulon kandidatët e listës së LSI

Një ditë përpara dorëzimit të emrave zyrtarisht në KQZ, CNA.al ka zbuluar emrat e kandidatëve të LSI-së që do kryesojnë listat e qarqeve.

LSI e drejtuar nga Monika Kryemadhi do jetë në koalicion më vete, jo me PD-në e Bashës, një skemë kjo për të rritur numrin e mandateve, apo për të marrë sa më shumë vota majtas LSI, që mund të dëmtonin socialistët.

CNA.al sjell më poshtë kandidatët kryesorë, pra ata që LSI i quan të sigurt. Sipas votave të marra në tre palë zgjedhje me sistemin proporcional rajonal LSI ka pasur një rritje të vazhdueshme.

Në vitin 2009, LSI dhe koalicioni i saj  morrën 84 mijë vota dhe 4 mandate deputetësh, të cilat i përdorën për tu bashkuar në qeveri me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në vitin 2013 në koalicion me socialistët, LSI morri 180 mijë vota dhe 16 mandate deputetësh.

Në vitin 2017 e vetme përballë aleancës Rama-Basha, LSI e drejtuar nga Ilir Meta për herë të tretë njohu rritje, duke shkuar 225 mijë vota dhe 19 mandate.

Zgjedhjet e 25 prillit janë të parat nën drejtimin e Monika Kryemadhit, e cila ka larguar nga partia shumë nga themeluesit, drejtuesit dhe ish-deputetët e saj. LSI vjen më emra të rinj në disa qarqe por shumica e emrave janë besnikët e mbetur të Kryemadhit dhe Metës.

LEXO EDHE:  Meta: Për LSI-në dhe për mua të rinjtë janë të parët

LEXO EDHE:  “Tubimi nuk mund të mbarojë me një dekret”/ Manjani tregon hapat që duhen ndërmarrë

Lista e LSI:

Tiranë

-Petrit Vasili

-Klajda Gjosha

-Floida Kërpaci

-Vojo Bregu

-Erisa Xhixho

Elbasan

-Monika Kryemadhi

-Edmond Haxhinasto

Durrës

-Elona Guri

-Bahri Shaqiri

Berat

-Ardit Çela

-Aurela Agalliu

Vlorë

-Luan Rama

Fier

-Monika Kryemadhi

-Kejdi Mehmetaj

Gjirokastër

-Vangjel Tavo

Korçë

-Endrit Braimllari

Shkodër

-Agron Çela

Lezhë

-Viktor Tushaj

Kukës, Dibër mbështeten listat e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në Kuvend mos ketë më biznesmenë”/ Meta: Personat me integritet të jenë pjesë e listës

Publikuar

-

Nga

“Në Kuvend mos ketë më biznesmenë”/ Meta: Personat me integritet të jenë pjesë e listës

Presidenti Ilir Meta foli nga Korça për zgjedhjet e 25 prillit, teksa iu bëri thirrje krerëve të partive politike që të fusin në lista figura të pastra dhe me integritet.

I pyetur nga gazetarët lidhur me largimin e disa figurave të PS dhe zëvendësimin e tyre me inxhinieren Luljeta Bozo apo shefen e Infektivit, Najada Çomo, Meta u përgjigj se nuk ka asnjë koment, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të përfaqësohen nga ësues e pedagog dhe jo nga biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë parti vetëm kam një lutje, ju lutem sa më shumë pedagoge e pedagogë, sa më shumë të rinj të arsimuar, sa më shumë figura të pastra dhe ju lutem shumë sa më pak biznesmenë në Kuvendin e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  30 minuta me vonesë/ Meta i bashkohet qytetarëve në Bulevard

LEXO EDHE:  Meta takim me kryekomunarin e Ulqinit: Abetare për fëmijët që ndjekin gjuhën shqipe

Jo se kam diçka me biznesmenët, por është e rëndësishme të kemi në Kuvend njerëz me integritet. Nuk dua të hyj në emra, s’më intereson asnjë parti. Sa më shumë figura të ndritura dhe me integritet, në mënyrë që gjithë shoqëria të përfaqësohet siç e meriton në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Janë zgjedhje shumë të rëndësishme për 100 vitet e ardhshme, sepse janë kryekushti për integrimin. Do ta kalojmë me hir a me pahir në kuptimin më të mirë të kësaj fjale”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Listën e LSI Berat e bën Irfani

Publikuar

-

Nga

Largimet e njëpasnjëshme të Nasip Naços, Lefter Kokës dhe disa drejtuesve lokalë nga Korça, në Fier, Vlorë, Elbasan, Durrës e Shkodër, kanë shkundur themelet në LSI.

Irfan Hysenbelliu duket se po mban në këmbë partinë e Ilir Metës dhe të Monika Kryemadhit, i cili përmes televizionit të tij po u jep jo vetëm hapësira, por edhe kandidatë për deputetë.

Arsit Çela, ish-drejtor i Postës Shqiptare në qeverinë PS-LSI, më pas drejtor në mediat e Irfan Hysenbelliut, dhe sot është drejtues i qarkut të Beratit për LSI.

Por pas Ardit Çelës, një tjetër emri po i jepet po komandohet nga Irfani.

Ditën e djeshme, ka qenë Çela ai i cili ka prezantuar psikologen Aurela Agalliu si kandidate për qarkun e Beratit. Kjo e fundit, aktualisht është në një nga emisionet e televizionit të Hysenbelliut dhe tashmë është vendosur nga pronari i saj si kandidate për deputete.

LEXO EDHE:  Vota kundër amerikës në OKB/ Vasili i kundërpërgjigjet Manjanit

LEXO EDHE:  Meta: Për LSI-në dhe për mua të rinjtë janë të parët

Të dy emrat në këtë qark janë një prurje e Irfan Hysenbelliut, pasi ky i fundit ka dërguar punëtorët e tij si kandidatë të LSI në Berat.

“Përfshirja e Aurelës dhe e korpusit të vlerave që ajo përfaqëson në ekipin e LSI, është tregues i vizionit të LSI për të rikthyer shpresën dhe besimin, e për të punuar të gjithë bashkë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë”. Në 25 prill, të rinjtë dhe të rejat do ta ndëshkojnë dhe shpartallojnë rilindjen kudo, në Kuçovë, Berat dhe gjithë Shqipërinë”, shkruan ndër të tjera në rrjetin social Ardit Çela./CNA.al

LEXO TE PLOTE