Connect with Us

Skandali i Metës me nënshtetësinë alarmoi Brukselin/ KE ndërhyri për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie

Politikë

Skandali i Metës me nënshtetësinë alarmoi Brukselin/ KE ndërhyri për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie

Publikuar

-

Skandali i Metës me nënshtetësinë alarmoi Brukselin/ KE ndërhyri për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie

Nga Adriatik Doçi*

Skandali i presidentit Ilir Meta me dhënien e nënshtetësisë shqiptare, në shkelje të flagrante të ligjit dhe duke anashkaluar protokollet e sigurisë, personazheve anonimë dhe të dyshimtë, me qëllim për të lëvizur pa viza në Evropë, ka shqetësuar institucionet e larta të Bashkimit Evropian, të cilat kanë ndërhyrë për të t’i dhënë fund kësaj historie të paprecedentë abuzimi.

Alarmi nga BE ka qenë edhe arsyeja e ndryshimi të ligjit për nënshtetësinë të votuar nga Kuvendi para disa muaj që Meta e ka rrëzuar.

Siç zbulon Shqiptarja.com, duke lexuar aktet e Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe Komisionin e Ligjeve, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, gjatë shqyrtimit të ligjit të ri për nënshtetësinë, ka paraqitur shqetësimin e Brukselit dhe ka kërkuar që dhënia e shtetësive të veçanta, në emër të interesit kombëtar, të mos i lihej më në dorë presidentit, por të ngrihej një strukturë e posaçme, për verifikimin e të gjithë peronave që kërkojnë të marrin shtetësinë shqiptare, pa plotësuar kushtet ligjore, por si personalitete.

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 27 korrik 2020, ku u miratua ligji i ri, gjatë diskutimit të nenit për dhënien e shtetësisë shqiptare për raste të veçanta, si përjashtim nga ligji, përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme theksuan se ngritja e një strukture verifikuese për këtë raste në varësi të qeverisë, reflektonte një shqetësim të Komisioni Evropian.

“…është me vend që reflektohet një lloj shqetësimi nga Komisioni Evropian, që është ngritur edhe në raportimin e fundit që ne kishim në Komitetin për Drejtësi, Liri dhe Siguri, në kuadër të raportimeve që ne bëjmë në përmbushje të detyrimeve lidhur me plotësimin e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të progres-raportit”, ka pohuar Rovena Voda.

Referuar procesverbalit të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, Komisioni Evropian është shqetësuar pikërisht për mungesën e kontrollit të sigurisë dhe pastërtisë së figurës të të huajve që pajisen me nënshtetësi dhe rrjedhimisht me pasaporta shqiptare nga presidenti, në emër të interesit kombëtar.

Në këtë kuadër, Komisioni Evropian ka kërkuar në ligjin e ri për shtetësinë të parashikohej kontrolli i kushteve të sigurisë dhe pastërtisë së figurës së këtyre personave, duke zbatuar standardet më të larta. Për zbatimin e këtij parashikimi është kërkuar ngritja një agjencie shtetërore e posaçme në varësi të ministrit. Organizimi dhe funksionimi i agjencisë duhet miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Propozimi i Komisionit Evropian është pranuar nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas nga Komisioni i Sigurisë, duke u reflektuar në ligjin e ri.

Ligji, i cili i jepte fund abuzimit me dhënien e nënshtetësive, u kundërshtua ashpër nga Ilir Meta dhe u kthyer mbrapsht me dekretin numër 11591, datë 10 gusht 2020, duke u ndalur gjatë në kundërshtimin e nenit 9 të ligjit të ri, i cili reflektonte pikërisht propozimin e Komisionit Evropian, për verifikimin e nënshtetësive të veçanta.

LEXO EDHE:  Presioni i fundit i Metës-Tërheq ministrat/Ja si bie qeveria

Sipas Metës “Neni 9, i ligjit, që trajton dispozitën e rasteve të veçanta të fitimit të shtetësisë shqiptare, shkel nenin 19 dhe 92 të Kushtetutës, si dhe mbivendos organet shtetërore duke dubluar kompetencat dhe fryrë administratën, në shkelje të efiçencës dhe duke shkaktuar kosto direkte në buxhetin e shtetit”.

Kuvendi e rivotoi në shtator pa asnjë ndryshim ligjin, i cili ka hyrë në fuqi në mes të muajit tetor 2020. Në fakt rezulton se shqetësimi i Metës nuk ishte mbivendosja dhe kostoja në buxhet, por vijimi dhënies së nënshtetësisë shqiptare në mënyrë abuzive si të ishin teserat e LSI-së.

Presidenti Ilir Meta ka përdorur në mënyrë abuzive pikën 7 të nenit 9 të ligjit të vitit 1998, duke u dhënë nënshtetësinë shqiptare, në shmangie të ligjit, në emër të interesit kombëtar, si heronj dhe personalitete mbi 800 personave nga Afrika, Arabia, Turqia, Ukraina, Rusia si dhe shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia, pa plotësuar kushtet ligjore.

Një pjesë e papërfillshme e këtyre personave janë vërtetë personalitete në fushat e tyre, por shumica e emrave rezultojnë personazhe anonimë, këngëtar dasmash dhe tallavaje, një personazh i dënuar me vendim të prerë për vrasje, manipulues votash, njerëz të akuzuar për vjedhje, grabitje pronash dhe të përfshirë në skandale nga më të ndryshmet.

Një nga rastet ishte ai i futbollistit ganez Winnful Essua Joseph Cobbina, i cili ka përfituar nënshtetësinë brenda 8 ore nga kërkesa, si qokë e Ilir Metës për presidentin e Klubit Tirana, në një kohë kur futbollisti ishte marrë i pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit që mund të ishte pikërisht një nga kushtet përjashtuese për të fituar nënshtetësinë.

Këta personazhe e kanë marrë shtetësinë me firmën e Ilir Metës në emër të interesit madhor kombëtar dhe si ‘asete kombëtare’, alibi kjo për të shmangur ndjekjen e procedurave ligjore dhe Ministrinë e Brendshme, pasi përfituesit nuk plotësonin kushtet ligjore, sidomos atë të qëndrimit jo më pak se 5 vite në Shqipëri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video e udhëtimit me helikopter që Olta Xhaçka nuk e shpjegon dot

Publikuar

-

Nga

Video e udhëtimit me helikopter që Olta Xhaçka nuk e shpjegon dot

Prej një jave tashmë, Partia Demokratike akuzon Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se për takimet e fushatës elektorale në Dibër ka përdorur helikopterin e ushtrisë. Një video u publikua fillimisht nga ish shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ish deputet i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi në datën 22 Nëntor, ku duket helikopteri i Forcave të Armatosura gati për fluturim në një zonë, ku duken dy godina të rrënuara.

Kamera filmon helikopterin që është gati të ngrihet në fluturim. Më pas afrohet një makinë nga ku zbret Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e shoqëruar nga stafi i saj. Ministrja hipën në helikopter për të nisur udhëtimin, që sipas Gjunkshit ka si qëllim transportin nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas të Olta Xhaçkës për aktivitetet elektorale.

Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes që nga viti 2017 e ka mohuar këtë version të opozitës. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes shkruhet se “as Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët”.

Ministria sqaron se “helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem”. (Njoftimi i plotë KëTU)

Njoftimi shoqërohet nga një varg epitetesh ndaj Xhemal Gjunkshit të cilit i përmendet “karakteri” dhe “bëmat” si “një ish-ushtarak i diskretituar”. Gjuha e përdorur i jep ministrisë nuancat vjollcë të selisë së PS-së, kur vazhdon: Në kohën e të cilit (Xhemal Gjunkshit) vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë. Për të mos folur pastaj, për skandalin e Wikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan.

Opozita nuk e la me kaq, por vazhdoi të kërkojë shpjegime për përdorimin e helikopterëve të ushtrisë. Sipas deputetëve të PD-së, Ministrja e Mbrojtjes ka qenë edhe në këtë takim për punimet e kanalizimeve nga Bashkia në Burrel, ditën kur është filmuar duke udhëtuar me helikopterin e ushtrisë. Fotot më poshtë janë publikuar në profilin e Ministres Xhaçka në 16 Nëntor.

Një përgjigje e dytë erdhi përmes Petro Koçit, që mban detyrën e zv.Ministrit të Mbrojtjes. Edhe ky siguron se: Helikopterët e FA nuk janë përdorur kurrë që nga viti 2013 e deri më sot, as nga ministri, as nga zëvendësministri, e as nga askush tjetër për fushatë!Petro Koçi kujtoi se nuk është hera e parë që opozita lëshon akuza të paqena dhe duke kujtuar rastin e dy pilotëve që ranë dëshmorë në Shkodër.

LEXO EDHE:  PD jep alarmin/ Rama kërkon të vërë në kontroll universitetet

LEXO EDHE:  Ujdia për borxhet, shembull i gabuar i BE

“Kjo është partia që s’ka kërkuar akoma falje për akuzat ndaj dy pilotëve dëshmorë që gjoja transportonin mermer kur u vranë në krye të detyrës në liqenin e Shkodrës, guxon sërish të njollosë Forcat e Armatosura. Parti e paparë për intrigë e babale. Këtyre të PD-së i duket çudi po mos të përdorësh helikopterët për fushatë apo për dëfrim, se ashtu ja kanë valuar vetë” u shpreh ai.

Por megjithëse gjen kohë të gërmojë në të shkuarën në dokumentat e ëikileaks, pastaj të rikthejë dëshminë e Babales dhe të kalojë nga video-klipet e këngëtarëve tek kërkimet e thesarit, Olta Xhaçka nuk jep shpjegime dot një detaj thelbësor: Nëse nuk ishte në Dibër për fushatë, siç thotë Xhemal Gjunkshi, përse ka udhëtuar me helikopter në momentin që tregohet në video? Nëse është e vërtetë që çdo fluturim i helikopterëve është i dokumentuar në mënyrë të pakopromentueshme, atëherë përse nuk sqarohet po kaq me detaje udhëtimi në fjalë, i filmuar në videon që publikoi opozita? Nëse, qëllimet e fluturimeve janë të përcaktuara në ligj, cili ka qenë qëllimi i përdorimit të helikopterit, në momentin që shihet në video?

Përdorimi i burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore nga partia në pushtet është një fenomen i rëndomtë. Kryeministri, ministrat dhe zyrtarët e institucioneve kryesore përdorin stafin, makinat, karburantin, mjetet e zyrave të marrëdhënieve me publikun etj, duke e shndërruar administratën në një makinë elektorale në shërbim të partisë.

Të zakonshme gjatë fushatave janë aktivitetet ku shpërndahen lejet e legalizimit, ku qytetarët në nevojë shndërrohen në figurantë falenderues para kryeministrit dhe ministrave. Gjithsesi, përdorimi i helikopterit si taksi, vendos një standard tjetër të keqpërdorimit të administratës, kur jemi vetëm 5 muaj para zgjedhjeve. Dhe fushata ende nuk ka nisur me të gjithë vrullin e saj./ Lapsi.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncimi i PD për familjen Gjoka/ Reagon Bushati: Qytetari nuk aplikoi në kohë

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i PD për familjen Gjoka/ Reagon Bushati: Qytetari nuk aplikoi në kohë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, shkoi sot në familjen e Arben Gjokës dhe ngriti akuzat se ndonëse apartamenti i tij u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit, shteti nuk e ka përfshirë në programin e rindërtimit dhe as në bonusin e qirasë.

Pas këtij denoncimi ka ardhur edhe reagimi i Ervin Bushatit, i cili pretendon se akuzat nuk jan të vërteta.

Sipas tij, familja Gjoka nuk aplikoi dot në kohë për tu përfshirë në Programin e Rindërtimit, ndërsa thotë se do t’i ofrojnë mbështetje edhe pse është jashtë çdo afati ligjor.

Përgënjeshtrim Publik PD lokale: Asnjë aplikues jashtë Programit të Rindërtimit.

Jemi me kokën lart pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, bashkë si shoqëri reaguam si një trup dhe me dinjtitet. Në Njësinë 8 janë regjistruar në Programin Kombëtar të Rindërtimit:

699 aplikime nga familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, 54 shtëpi të shpallura të pariparueshme po rindërtohen nga e para, 645 banesa me dëme të lehta kanë përfituar nga grantet e rindërtimit.

PD vazhdon të përdorë qytetarët dhe me dije; edhe kur e ka të qartë hapësirën ligjore, edhe në rastin sot! Ne i garantojmë mbështetje edhe qytetarit Z. Arben Gjoka; i cili NUK aplikoi dot në kohë për tu përfshirë në Programin e Rindërtimit, jashtë çdo afati ligjor.

Në rastin më të parë, nëse ligji do krijojë një tjetër mundësi, do ta trajtojmë njësoj si 699 qytetarët e tjerë dhe pa ngjyrime politike”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e Metës për të rinjtë/ Manjani: Lutem që kjo të mos ndodhë

Publikuar

-

Nga

Thirrja e Metës për të rinjtë/ Manjani: Lutem që kjo të mos ndodhë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta që të rinjtë të sillen si ato të para 70 viteve.

Manjani deklaron se lutet që kjo gjë të mos ndodhë, pasi thekson se të rinjtë e para 70 viteve sollën në pushtet Enver Hoxhën.

Presidenti i Republikës fton të rinjtë e sotëm të sillen si të rinjtë e para 70 viteve. Sinqerisht lutem që kjo të mos ndodhë.

Ata atëherë luftuan dhe sollën në pushtet Enverin. Të keqen e pushtetit madje! Kurrë mos ardhtë ajo ditë!

Respekt për cilindo që dha jetën për Shqipërinë, por për nder jo për ata që mbi Shqipërinë vunë partinë! Rinia e sotme do bëjë mirë të arsimohet si fillim. Kjo është lufta e vetme që ata duhet ta fitojnë”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE