U shkarkua nga Vettingu/ Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtar...
Në vitin 2016, Ministri i Brendshëm në atë kohë Saimir Tahiri i dërgoi Presidentit Bujar Nishani, një listë me 29 prokurorë dhe 16 gjyqtarë, të cilët sipas tij kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me vendimet.
Pjesë e ?listës së zezë? të Tahirit, ishte edhe Prokurori i Tiranës Etien Kapo.
Sipas Tahirit, prokurori Etien Kapo, ka kërkuar masën ?Detyrim paraqitjeje?, për një shtetas i cili ishte arrestuar në vitin 2014, ku iu gjetën dhe iu bllokuan një armë e zjarrit pistoletë, me një krehër me një fishek, me 17 fishekë, pa leje. Ndërsa në banesë iu gjetën një armë automatik kallashnikov, një krehër me 23 copë fishekë model 56 mm, një krehër me 20 copë fishekë model 56 mm, një mbajtëse fishekësh me 14 fishekë 9 mm manover dhe 8 fishekë manover pa kokë më të vegjel se 9 mm, një kuti syzesh me mbishkrimin ?Police?, brenda të cilës u gjet një krehër pistolete me 7 fishekë model 7.62 mm, 29 fishekë model 7.62 mm, 6 fishek manover model 56 mm, një fishek 9 mm me ngjyrë të zezë, 2 fishekë 6.35 mm, si dhe dy fishekë me ngjyrë gri metalizato, një dorezë metalike (përforcues grushti).
Ka qenë ky rast arsyeja që Tahiri, ka kërkuar marrjen e masave ndaj prokurorit Kapo.
Sa i përket pasurisë, prokurori Etien Kapo, fillimisht, pra në vitin 2003, deklaron një tokë, arë me sipërfaqe 970 m2, një Volsvagen, 4 900 000 lekë dhe një depozitë bankare 4 000 dollarë.
Pasuria e tij është shtuar në vitin 2007 me një apartament me sipërfaqe ndërtimi 147.52 m2 dhe me vlerë 85 764 euro.
Po në të njëjtin vit, bashkëshortja që punonte si oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krime të rënda dhe pedagoge në dy universitete private ka blerë një automjet Opel, 4 500 euro.
Dy vite më pas, prokurori Etien Kapo Subje ka blerë një automjet që kushtonte 15 000 euro.
Ndërsa dy fëmijëve të tij, prokurori thotë se u ka hapur llogari babi I bashkëshortes si dhuratë në shumat 1 000 euro dhe 500 euro.
Për me tepër detaje po sjellim deklaratat e pasurisë të prokurorit Etion Kapo.
Viti 2003
Tokë, arë me sip 970 m2.
Automjet Volsvagen me vlerë 4 900 000 lekë.
Depozitë bankare 4 000 dollarë.
Viti 2004
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 917 130 lekë.
Viti 2005
Shtesë në shumën 200 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 011 132 lekë.
Viti 2006
Gjendje cash, 500 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 005 468 lekë.
Viti 2007
Ap me sip ndërtimi 147.52 m2, me vlerë 85 764 euro.
Bashkëshortja blerë Opel, 4 500 euro.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 902 241 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 574 547 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në privat, 38 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në jë universitet privat, 458 euro.
Viti 2008
Hapur numër llogarie me vlerë, në emër të bashkëshortes Mirela Kostaqi, 2 932 euro.
Hapur numër llogarie në emër të djalit, me dhuratë nga babai i bashkëshortes, shumën 1 000 euro.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 977 034 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 589 747 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në privat, 106 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në jë universitet privat, 57 240 lekë.
Viti 2009
Bashkëshortja ka shitur automjetin, 400 000 lekë.
Subjekti deklarues ka shitur makinën 5 000 euro.
Subjekti deklarues ka blerë automjet 15 000 euro.
Kursime të bashkëshortes, 400 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 980 407 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 930 060 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në një universitet privat, 98 810 lekë.
Viti 2010
Hapur llogari bankare në emër të bashkëshortes 300 dollarë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 108 996 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 930 060 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në jë universitet privat, 52 081 lekë.
Viti 2011
Hapur numër llogarie në emër të vajzës, me dhuratë nga babai i bashkëshortes, në shumën 500 euro.
Pakësuar llogaria e djalit me 500 euro.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 108 996 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 601 567 lekë.
Viti 2012
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 065 997 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 831 019 lekë.
Viti 2013
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 049 700 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 843 720 lekë.
Viti 2014
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 201 865 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 1 209 581 lekë.
Bashkëshortja ka hapur llogari bankare në shumat 1 000 lekë dhe 100 000 lekë.
Viti 2015
Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues, 549 66 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 279 226 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 835 097 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si prokurore në Krujë, 74 249 lekë.
Viti 2016
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 260 773 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si prokurore në Krujë, 1 027 344 lekë.
Kredi në shumën 3 250 000 në emër të babait të subjektit deklarues. Shlyer shuma 108 333 36 lekë. Pa shlyer 2 879 861 02 lekë.
Viti 2017
Shtuar depozita bankare me 6.18 dollarë.
Kursime, 100 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 296 456 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si prokurore në Krujë, 998 712 lekë.
Kredi në shumën 3 250 000 në emër të babait të subjektit deklarues. Shlyer shuma 108 333 36 lekë. Pa shlyer 2 771 527 66 lekë.
Viti 2018
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 314 340 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si prokurore në Krujë, 1 035 300 lekë.
Kredi në shumën 3 250 000 në emër të babait të subjektit deklarues. Shlyer shuma 108 326 lekë. Pa shlyer 2 663 200 lekë./CNA.al
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtar...
Komisioni i Jashtëm i Vettingut ka shkarkuar ditën e sotme n...
Me 15 Maj 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar ...
Komisioni i Jashtëm i Vetingut shkarkon Besim Shabanin, zv.d...
Shkarkimi i prokurorit Dritan Peka, duket se ka ardhur si sh...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kreun e...
Prokurori i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor në Tiranë, Gjon Kod...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Dhurata ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë p...
Në vitin 2019, prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Eriselda...
Ndërsa të gjithë qytetarët e kanë shpresën tek institucionet...
Gjyqtarë të pasur si në Shqipëri, zor se gjen në ndonjë vend...
Në Dhjetor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...
Gjyqtari Besnik Hoxha, i Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiran...
Nga gjashtë gjyqtar që ka patur Gjykata e Apelit te Korçës m...
Gjyqtarja Ardjana Beraj, njihet si gjyqtarja e “21 Janarit”,...
Çuditë e drejtësisë shqiptare nuk kanë fund. Shkarkohen, rie...
Prokurorja Elsa Miha e ka nisur karrierën në Berat për tu zh...
Sistemi i drejtësisë është i mbushur me njerëz që nuk dinë t...
Vettingu do të kalojë nëpër duar edhe dosje që kanë pasur nd...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...