LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Pëlqej tasqebapin dhe fasulet", rrëfimi special i Egbosë: Shqiptarët janë si afrikanë që...

24 Tetor 2020, 19:41, Sport CNA
"Pëlqej tasqebapin dhe fasulet", rrëfimi special i

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka dhënë një intervistë ndryshe për ?Fit Station? në News24, ku ka folur për jetën e tij, jashtë fushës së futbollit. Nga ushqimi i preferuar, deri të dasma dhe njohja me bashkëshorten, tekniku nigerian i thotë të gjitha.

?Kam gjithë jetën që merrem me futbolli dhe do ishte mirë të ndryshonim njëherë temën. Unë kam qenë në Egjipt, kam ikur nga Nigeria në 1998 dhe qëndrova në Egjipt deri në 2001. Kam 20 vite këtu. Nëse nuk do isha pritur mirë, nuk do isha në Shqipëri tani. Shqiptarët janë zemërgjerë, si në Afrikë. Ka njerëz të varfër dhe të pasur. Është një jetesë miks, kështu që ka më shumë njerëz të mirë sesa të këqij. Si sportist, nuk na lejohet të hamë byrek. Tasqebapi me pilafin më pëlqen shumë, fasulet po ashtu, janë gjëra që i kam konsumuar edhe në Nigeri.

Kam dy motra në Nigeri, një vëlla në Gjermani, prindërit nuk jetojnë më. Unë shkoj kur kam kohë, njëherë në vit ose dy herë. Kultura shqiptare është si ajo nigeriane. Në Shqipëri kam bërë edhe dasmën time. Në dasmë kishim 3 kultura të ndryshme. Ishte një dasmë shumë e mirë. Me bashkëshorten jam takuar në kishë në fillim, pasi jam besimtar dhe shkoj shpesh. Filipinezët dhe nigerianët janë katolikë, ajo e frekuenton kishën dhe aty jemi njohur. Për fëmijën po presim ende, është Zoti që e jep fëmijën.

Nuk kam shumë kohë në dispozicion, për të bërë shumë gjëra. Jam i angazhuar shumë me stërvitjen. Çdo ditë bëj programin për skuadrën, kur kam kohë të lirë, dal për kafe me miqtë e mi. Një trajner duhet të ketë preferenca për të gjithë lojtarët që ka në ekip, nuk është një lojtar që ta fiton ndeshjen, por grupi.?, u shpreh Egbo.

Lajmet e fundit nga