Connect with Us

Një tjetër mbyllje?/ Virologu i njohur italian: Mjaft me histeri, Covid-19 nuk është murtajë

Aktualitet

Një tjetër mbyllje?/ Virologu i njohur italian: Mjaft me histeri, Covid-19 nuk është murtajë

Publikuar

-

Virologu italian Giorgio Palù

Virologu italian Giorgio Palù ka mohuar mundësinë e një mbyllje të dytë, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Meku i njohur, në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’, pohoi se tamponi masiv tek qytetarët si dhe bllokimi, nuk janë zgjidhje për kalimin e kësaj situate.

Po ashtu ai e ka quajtur gjithë këtë sjellje si histeri, ndërsa shton se Covid-19, nuk është murtajë.

“Ka shumë alarm. Nuk ka dyshim se po përballemi me një valë të dytë të pandemisë, por qarkullimi i virusit nuk është ndalur kurrë, edhe nëse në korrik rastet dukej se ishin zhdukur, falë verës, ajrit të hapur, rrezeve ultraviolet që vrasin virusin. Pastaj ishte kthimi nga pushimet, rihapja e shumë aktiviteteve dhe mbi të gjitha kthimi në shkollë. Nga këto, 95 përqind nuk kanë simptoma dhe për këtë arsye nuk mund të përkufizohen si të sëmurë, pika e parë. Pika e dytë: është e sigurt që këta njerëz janë ‘infektuar’, domethënë kanë rënë në kontakt me virusin, por nuk është e sigurt se ata janë ‘ngjitës’, domethënë se mund të transmetojnë virusin te të tjerët. Ata mund ta bënin atë nëse kishin një ngarkesë të lartë virale, por për momentin me testet që kemi në dispozicion, nuk është e mundur të përcaktojmë nëse e shpërndajnë virusin. Për shkak se ata mund të kenë një ngarkesë të ulët virale, sepse mund të jenë bartës të një lloji më pak virulent të virusit ose sepse ata kanë vetëm fragmente gjenetike të virusit, të zbulueshme nga testi, por të paaftë të infektojnë njerëzit e tjerë. Ne duhet të ndërmarrim veprime nëse identifikohen “grupe të infektuarish”, që do të thotë kur ka disa raste pozitive në mjedise pune, në shkollë apo në familje, vetëm në këtë rast duhet të ketë tampone për të gjithë personat e kontaktit”, thotë mjeku italian.

LEXO EDHE:  Covid-19 prek rreth 100 milionë persona në botë/ Shërohen më shumë se gjysma e të infektuarve

Sipas mjekut Giorgio Palù e vetmja shifër e rëndësishme është ajo e personave që gjenden nën kujdesin intesiv.

“Ajo që ka vërtet rëndësi është të dimë se sa njerëz mbërrijnë në kujdesin intensiv: është ky numër që jep dimensionin real të gravitetit të situatës. Në çdo rast, ky virus ka një vdekshmëri relativisht të ulët, mund të vrasë, por nuk është murtajë. Unë jam kundër si qytetar sepse do të ishte vetëvrasje për ekonominë tonë; si shkencëtar sepse do të penalizonte edukimin e të rinjve, të cilët janë e ardhmja jonë, dhe si mjek sepse do të nënkuptojë se njerëzit e sëmurë, që vuajnë nga sëmundje të tjera, veçanërisht nga tumoret, nuk do të kishin mundësi trajtimi. E gjithë kjo përballë një sëmundjeje, Covid-19, e cila në fund ka një vdekshmëri të ulët. Kjo nuk është aq vdekjeprurëse. Ne duhet t’i japim fund kësaj histerie”, tha mjeku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

SPAK “bastis” zyrën e prokurorit/ Si ra në “grackë” Sali Hasa

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje vijonë të dalin në dritë në lidhje me arrestimin e Prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Sipas report tv, SPAK ka nisur hetimet në shkurt të vitit 2020 për një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik drogë, e cila çoi në zbulimin e korrupsionit tek zyrtarët e drejtësisë dhe trukimet e ndeshjeve.

Por gjatë përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren është konstatuar se motra e një të arrestuarit kishte kërkuar që të pushonte një çështje për vëllain e saj, kundrejt ryshfetit.

Hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar.

LEXO EDHE:  Dy punonjëse me Covid-19/ Mbyllet pediatria

LEXO EDHE:  Covid-19 “merr me radhë” socialistët/ Infektohet Damian Gjiknuri

Hetimet janë kryer nga prokurori i SPAK Altin Dumani.

Ndërkohë, mësohet se pas arrestimit të prokurorit të Sarandës Sali Hasa, me urdhër të SPAK është kryer edhet kontrolli i zyrës së prokurorit. SPAK ka sekuestruar kompjuterin e prokurorit, ndërkohë që ky i fundit është shoqëruar nga policia drejt Tiranës, ku do të merret në pyetje.

LEXO TE PLOTE

Bota

Foto-“Nuk kemi burra”/ Ky shtet europian ofron shpërblime marramendëse nëse martoheni me vajzat e tyre

Publikuar

-

Nga

Për rritjen e popullsisë së saj, qeveria suedeze ka marrë nismën për të siguruar të ardhura mujore prej 1,800 dollarë për çdo të huaj që hyn në martesë të shenjtë me një shtetase suedeze.

Ndërsa ideja tingëllon pak e sforcuar, qëllimi i saj është për shkak se popullsia është ndalur në rritje, shkruan meganews.al.

Ndaj është edhe shqetësimi i qeverisë në përpjekjen për të kapërcyer “mungesën” e të rinjve në krijimin e një projekti për të rritur normën e lindjeve.

LEXO EDHE:  Përpjekjet globale për të gjetur vaksinën e COVID-19/ SHBA refuzon të përfshihet

LEXO EDHE:  Pandemia në SHBA/ Kufizime të reja për frenimin e Covid-19

Masat e tilla nuk janë të reja, pasi qeveritë si Japonia dhe Kanadaja kanë zbatuar programe të ngjashme për shkak të plakjes së popullsisë.

Suedia ka një nga licencat më shumë “bujare” të atësisë botërore. Nëntë muaj me 80% të pagës (tre për babanë dhe nënën, si dhe tre të jetë e ndarë në mes të dyve).

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Qeveria në luftë me qytetarët”/ Sazan Guri numëron faktet që tregojnë pushtimin e Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Ambientalisti Sazan Guri, akuzon qeverinë shqiptare, se është në luftë të hapur me popullin e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Sazan Guri numëron 5 fakte, që sipas tij nuk tregojnë gjë tjetër, veçse një “pushtim” të vendit tonë.

Sazan Guri i referohet, edhe ngjarjes së fundit në Tepelenë, ku një ditë më parë u bë një përplasje e fortë, pasi banorët e Bënçës kanë kundërshtuar ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti (bitumi) që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë – Kurvelesh.

Protesta është shoqëruar me përplasje mes banorëve të Bënçës dhe punonjëseve të firmës dhe si pasojë u dhunua edhe aktivisti Auron Tare.

Plasi ne Kucove?!

1. Dje banoret e Bences (shyqyr qe nuk kishte te rinj) e pesuan nga e gjefshin mos e pandefshin! Pa filluar degjesa publike per nje gurore mbi kokat e tyre, kompania vuri dore ne vend te fjales mbi pleqte.

2. Pardje, ne Gllave te Beratit kerkohet te ndertojne nje hec, duke mbledhur edhe shurrat e kafsheve, pa le burimet ujore dhe i cojne per energji per Beogradin! ju flini!

3. Pardje, gjyq me banoret e Laknasit se nje kompani me letra fallco iu rremben pyllin e ruajtur nga banoret, me te cilin kane ngritur jeten e familjeve te tyre.

4. Nje jave me pare, policia me kompani e bashki prapa, terheq zvarre banoret, sepse mbrojne piken e fundit te ujit nga kucedra.

5. Nje muaj me pare, ne Permet, sondat e sizmikes hynin me plasje per kerkime nafte pa rene dakord me banoret, sher e lufte, e protesta.

Dy pyetje:

1. Nje Qeveri e tere ne lufte te hapur me popullin e vet. Pse?

2. Cili eshte ndryshimi midis nje pushtuesi vendas dhe nje te huaj?”-shkruan Sazan Guri.

“Na kanë kërcënuar me armë”/ Përplasje në Tepelenë, dhunohet aktivisti

LEXO TE PLOTE