LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

La pa ndjenja kundërshtarin, Khabib njofton tërheqjen nga UFC

24 Tetor 2020, 21:30, Sport CNA
La pa ndjenja kundërshtarin, Khabib njofton tërheqjen nga UFC

Khabib Nurmagomedov është treguar i pamëshirshëm edhe një herë tjetër.

Në duelin e sontëm kundër Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov ka shënuar fitoren e 29-të në karrierën e tij, për rekordin 29-0.

Këtë gjë luftëtari rus e arriti duke bërë një mbërthim spektakolar, të cilit nuk i rezistoi dot Gaethje, duke humbur ndjenjat për disa momente.

Pas ndeshjes, përkundër se në formën më të mirë të mundshme, Khabib ka njoftuar se do të pensionohet nga UFC.

Këtë gjë a i bënë pas kërkesës së nënës së tij. Kështu, Khabib mbyll karrierën e MMA me rekord 29:0.

Khabib emotional after winning #UFC254

(via @ufc)pic.twitter.com/Z2l3nbPw9N

— Bleacher Report (@BleacherReport) October 24, 2020

Lajmet e fundit nga