Connect with Us

KPA e ktheu në detyrë/ Fuat Vjerdha tregon mënyrën se si e “bindi” drejtësinë

Aktualitet

KPA e ktheu në detyrë/ Fuat Vjerdha tregon mënyrën se si e “bindi” drejtësinë

Publikuar

-

KPA e ktheu në detyrë/ Fuat Vjerdha tregon mënyrën se si e “bindi” drejtësinë

Gjyqtari i njohur, Fuat Vjerdha, rikthehet në detyrë në krye të Gjykatës së Apelit në Shkodër duke u bërë kështu rasti i parë, që Komisioni i Pavarur i Apelimit (KPA) kthen pas vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e tij.

Gjatë një interviste të dhënë për gazetarin e Euronews Albania, Teodor Gjerga, gjyqtari Vjerdha shprehet se ky ishte një vendim i shumëpritur për të pasi nuk kishte asnjë arsye që faktonte shkarkimin e tij .

“Ishte një shije e paprovuar kënaqësie. E gjithë familja kaloi në delir, sepse ishte një periudhë e gjatë pritjeje prej 16 muajsh. Nuk mund të them se ishte “meachulpa”, sepse këto dy gjykata nuk kanë lidhje për sa i përket argumentimit të vendimit, sepse KPA është një gjykatë më profesioniste, më me provojë të gjatë dhe më e përgatitur se KPK. Kështu që ata kanë shqyrtuar çështjen dhe mbi bazën e çështjes kanë konkluduar në këtë vendim të favorshëm për mua”, tha ai.

Ai shprehet se në KPA përveç dosjes me 40 faqe, ka dorëzuar dhe peticionin me më shumë se 6000 firma nga qytetarët kryesisht nga Shkodra.

Sipas tij, opinioni i publikut ishte i domosdoshëm për të dëshmuar të kundërtën e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili argumentonte në vendimin e shkarkimit se gjyqtari Vjerdha kishte cenuar besimin e publikut te drejtësia.

“Kam bërë një ankim prej rreth 40 faqesh, dhe kam gjetur ato paragrafë të vendimit (KPK) të pabazuara në prova dhe të pabazuara në ligj. Ai vendim ka ardhur në kundërshtim në konkluzionin e arritur nga KLD-ja sa i përket profesionalizmit. Ai vendim ka ardhur në kundërshtim edhe me konkluzionet e DSIK-së, i cili thotë se unë nuk kam pasur asnjë lidhje me persona të inkriminuar apo të ketë të dhëna për korrupison. Dosja ka pasur vetëm ankimin prej 40 faqesh,  dhe pastaj dy javë para se të shqyrtohej kjo çështje, unë i kam dërguar KPA-së dhe ONM-së një peticion të nënshkruar. Një peticion të nënshkruar nga 6244 shtetas, që pjesa më e madhe janë nga Shkodra, Lezha, Tropoja, edhe Tirana. Kështu që me këtë peticion i është dhënë një ndihmë KPA-së për të arritur në këtë vendim pasi këto shtetas shpreheshin se nuk ishin dakord me konkluzionet e arritur nga KPK-ja se “unë kisha cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë””, shtoi ai.

Vetingu ka krijuar jo pak probleme shprehet Vjerdha pasi ka krijuar mungesa në sistemin e drejtësisë në Shkodër . Lëvizja e parë do jetë kërkesa për një gjyqtar shtesë për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

“Gjykata e Apelit Shkodër si pasojë e vetingut është me tre gjyqtarë dhe me kthimin tim në detyrë bëhemi katër gjyqtarë, plus dhe një gjyqtar i komanduar nga KLGJ. Unë punën e parë që do bëj është se do t’i drejtohem me shkresë drejtuar KLGJ delegimin e një gjyqtari, në mënyrë të bëhemi gjashtë gjyqtarë në Apel dhe të formojmë dy trupa gjykues. Me qëllimin e vetëm që t’i shërbejmë këtij komuniteti sa më mirë të jetë e munduar që mos t’i shkojë koha e pritjes deri në tri vjet.”, thekoi ai.

LEXO EDHE:  Këshilli i Ministrave merr vendimin/ Pezullohet nga detyra Arben Malaj

Sa i takon reformës në drejtësi, Vjerdha gjykon se është tejet e nevojshme pavarësisht problemeve që po kalon nga përplasjet politike apo vendimeve të dyshimta siç e cilëson ai shkarkimin e përkohshëm të tij .

“Nuk mund të them se është dëmtuar sistemi, sistemi është përmirësuar nga reforma, por këto janë efektet anësore të reformës, ndoshta të parashikuara në këto nivele edhe nga ligjvënësit dhe kjo është sfida ime në krye të Gjykatës së Apelit në Shkodër. Të punojmë për të minimizuar këto pasoja duke rritur numrin e çështjeve të gjykuara, ndoshta unë do të preferoja të bënim vendime më të shkurta, të shkurtonim kohën dhe të jepnin konkluzionet kryesore dhe të ecnim me një numër më të madh të çështjeve, sepse ka një mori njerëzish që presin dyerve të gjykatave për të gjetur të drejtën e tyre. Unë jam shprehur që në fillim të reformës si një nga përkrahësit e reformës në drejtësi. Unë kam thënë se reforma në drejtësi ka qenë një domosdoshmëri. Jam një ndër ato që e pësova përkohësisht nga kjo reformë, por qëndrimi im në lidhje me reformën në drejtësi nuk ndryshon. Kjo reformë bëhet për të ardhmen e këtij vendi, në mënyrë që të shkojmë drejt një sistemi gjyqësor të pavarur nga politika”, u shpreh z. Vjerdha.

Gjatë fjalës së tij z. Vjerdha përcolli një falënderim të veçantë për Euronews Albania dhe për gazetarin Eni Ferhati, ndërsa u shpreh si vijon:

“Meqenëse ju jeni televizioni Euronews Albania, unë kam një falënderim për ju dhe në mënyrë të veçantë për gazetarin Eni Ferhati, i cili në një kohë kur të gjithë më kishin harruar, u kujtua për personin tim dhe më erdhi me emisionin e tij “Unpublished” më intervistoi, dhe ajo ishte një intervistë që më dha shkas, dhe në atë kohë kur më ka intervistuar Eni, unë kisha rreth 2500 firma në peticion, dhe pas kësaj unë arrita diku në 6250 firma. Kështu që një falënderim për televizionin tuaj”, shtoi ai./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Turqia zgjat kërkimet sizmike në Mesdheun lindor

Publikuar

-

Nga

Turqia zgjat kërkimet sizmike në Mesdheun lindor

Turqia tha se do t’i zgjasë deri më 29 nëntor punimet e kërkimit sizmik që po kryhen nga anija e saj “Oruc Reis” në një pjesë të diskutueshme të Mesdheut lindor, një hap që mund të shtojë tensionet në rajon.

Anëtaret e NATO-s, Turqia dhe Greqia janë në një mosmarrëveshje lidhur me shtrirjen e tabaneve të tyre kontinentale, me pretendime të kundërta ndaj burimeve të hidrokarbureve në Mesdheun lindor.

Mosmarrëveshja shpërtheu në gusht kur Turqia dërgoi anijen “Oruc Reis” në ujërat e pretenduara gjithashtu nga Greqia dhe Qiproja.

Anija pritej ta mbaronte misionin deri më 23 nëntor, por në një njoftim të autoriteteve detare turke të shtunën thuhej se anija do ta vazhdonte punën në një zonë në perëndim të Qipros për gjashtë ditë më tepër.

Ankaraja e hoqi anijen në shtator për të lejuar një zgjidhje diplomatike me Greqinë, por më pas e riktheu atë në zonë, duke shkaktuar një reagim me zemërim nga ana e Greqisë, Francës dhe Gjermanisë.

LEXO EDHE:  Këshilli i Ministrave merr vendimin/ Pezullohet nga detyra Arben Malaj

LEXO EDHE:  Ngritja e KLP/ Gjonaj: Ky është një kapitull i ri për drejtësinë

Presidenti Reccep Tajip Erdogan tha se Turqia ka vepruar me durim për çështjen e Mesdheut lindor, pavarësisht nga ato që ai i quajti provokime të Greqisë dhe të qipriotëve grekë.

“Akuzat e BE-së në lidhje me veprimtarinë tonë të vendosur kërkimore dhe shpuese në Mesdheun lindor për të mbrojtur të drejtat e Turqisë dhe interesat turko-qipriote nuk pasqyrojnë historinë, ligjin dhe realitetin”, tha zoti Erdogan në një fjalim./voa

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pandemia shtyn shqiptarët të kursejnë për festat e fundvitit

Publikuar

-

Nga

Pandemia shtyn shqiptarët të kursejnë për festat e fundvitit

Shqiptarët do të shpenzojnë më pak se në 2019-ën për festat e këtij fund-viti dhe planifikojnë që shpenzimet më të mëdha t’i bëjnë për ushqime. Janë këto rezultatet që kanë dalë nga sondazhi i realizuar në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram.

Të pyetur nëse për festat e fund-vitit 2020 do t’i reduktojnë apo do t’i shtojnë shpenzimet, vetëm 11% janë shprehur se do të shpenzojnë më tepër se një vit më parë, ndërkohë që shumica e përgjigjeve (89%) kanë qenë për “do të shpenzojmë më pak”.

Sa i përket kategorive të produkteve, pjesëmarrësit në sondazh janë shprehur se do të shpenzojnë më shumë për ushqime në tryezat e tyre (579 persona), për dhurata (265), për rroba të reja (253) dhe më pak për dekore festash (105).

Duke komentuar këto të dhëna, ekonomisti, njëherësh dekan i Tirana Business University, Gerti Dajçi, tha se “pandemia ka ndikuar drejtpërdrejtë në sigurinë ekonomike të shqiptarëve” duke i shtyrë drejt kursimeve, shkruan Euronews.

“Është situatë relativisht shumë e vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, ku shumica e shqiptarëve kanë një lloj pasigurie që i bën të shpenzojnë më pak. Historikisht, Shqipëria është një nga ato shtete ku në vend që njerëzit të shpenzojnë më shumë në festat e fundvitit, pasi dhe çmimet duhet të jenë më të ulëta, ndodh e kundërta. Njerëzit shpenzojnë më pak sepse çmimet janë relativisht më të larta në krahasim me vendet e tjera,” – shprehet Dajçi për #KUBI-n në Euronews Albania.

Një  studim i publikuar së fundmi nga American Express tregon që britanikët do të shpenzojnë më shumë se një vit më parë për dhurata, rroba të reja dhe dekore festash. Ndryshe nga shqiptarët, britanikët do të shpenzojnë më pak për ushqime.

Ekonomisti Gerti Dajçi shprehet se është normale të shpenzojnë më shumë, pasi qeveria iu ka dhënë benefite dhe asistencë financiare njerëzve dhe punonjësve, përkundrejt asistencës financiare që jepet në vendin tonë.

“Për mua është qesharake. U dha një herë ndihmë me paketën e parë dhe pastaj nuk u dha më asgjë në Shqipëri. Gjithashtu, shqiptarët shpenzojmë më shumë se britanikët për ushqime, sepse ne e shohim më të nevojshme për të pasur gjithmonë ushqime të bollshme. Është pjesë e traditës sonë”, shprehet Dajçi.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kishte ngecur në Mikonos/ Zyra e Mitsotakis shpëton 19-vjeçaren shqiptare, dërgohet në spital me avion qeveritar

Publikuar

-

Nga

Kshte ngecur në Mikonos/ Zyra e Mitsotakis shpëton 19-vjeçaren shqiptare, dërgohet në spital me avion qeveritar

Angazhimi në kohë rekord i zyrës kryeministrore dhe emergjencave sociale në Greqi ka bërë që t’i shpëtohet jeta një emigranteje nga Puka.

Adelina Gjeloshi, një 19-vjeçare kishte mbetur në ishullin e Mikonosit, , në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ajo ishte shtatzënë dhe duhej transportuar menjëherë në spitalin e Athinës, por fluturimet ishin nërprerë.

Mediat greke bëjnë me dije sapo Zyra e Kryeministrit të Greqisë është njohur me rastin në fjalë nga kryebashkiaku i Mykonos ai ka urdhëruar që të vihej në dispozicion për të transportuar emigranten shqiptare me avionin qeveritar.

Avioni ka shkuar dhe ka mundur të transportojë drejt spitalit emigranten shqiptare nga Puka.

LEXO EDHE:  Dhunuan të arestuarit/ Pezullohen nga detyra dy efektivë policie, si ndodhi ngjarja

LEXO EDHE:  Pak orë pas lindjes, Xhaçka nuk “heq dorë” nga detyra

Mësohet se vajza 19 vjeçe është jashtë rrezikut për jetën.

Të afërmit e saj dhe komuniteti shqiptar që jeton e punon në Mykono i kanë shprehur mirënjohje për këtë gjest kryebashkiakut të ishullit grek si dhe kryeministrit Mitsotakis./CNA.al

LEXO TE PLOTE