Connect with Us

Jorida Tabaku i hakërrehet Veliajt/ Tirana po zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit

Politikë

Jorida Tabaku i hakërrehet Veliajt/ Tirana po zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit

Publikuar

-

Jorida Tabaku i hakërrehet Veliajt/ Tirana po zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sulmuar ashpër kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për shkak të ndërtesave të larta.

Tabaku ka publikuar një video të Veliajt, ku Tirana duket e mbuluar nga smogu, ndërsa ngre akuzat se kjo ndodh për shkak të betonizimit dhe kullave.

“Na ishte një herë një qytet që quhej Tirana. Dikur nga rrugët e saj shihje malin e Dajtit, shtëpitë e vjetra dhe vilat e viteve 1930. Englendiseshe në rrugicat e qeta dhe të bukura të Tironës derisa një ditë filluan ta kafshojne qytetin. Duke e lënë pa histori, pa hapësira dhe duke ia fshirë Dajtin nga sytë. Prej 5 vitesh në qytet sheh vetëm beton, pluhur, maune dhe gropa që ngrenë lart e më lartë godina.

Kryebetonieri që shitet si ambientalist shton kullat në Tiranë. Pastaj ato i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital. Ndërsa Tirana zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit. Kështu një ditë prej ditësh çibani real do të marrë përgjigjen e merituar për paudhësitë e tij gjithë këto vite. Që realiteti i qytetit të mos jetë më i një vendi ku çimento dhe pluhuri zënë vendin e oksigjenit”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

Jorida Tabaku i hakërrehet Veliajt/ Tirana po zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish kreu i ISHP kandidat për deputet/ Tregon sa mandate synon LSI në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i ISHP kandidat për deputet/ Tregon sa mandate synon LSI në 25 prill

Ish-kreu i ISHP-së dhe Agjensisë së Kontrollit të Barnave, Besnik Jakaj do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në radhët e LSI-së për qarkun e Tiranës.

Jakaj tha se më shumë sesa mandati i tij i deputetut dhe përfitimi personal, është shumë e rëndësishme që opozita e bashkuar të mund të fitojë zgjedhjet për të ndryshuar gjendjen ku sot ndodhen qytetarët e vendit.

Jakaj tha se LSI synon që të fitojë 40 mandate deputetësh në rang kombëtar, ndërsa foli dhe për politikanët që do të ketë përballë nga PS në dy prej njësive të Tiranës Pandeli Majo dhe Ulsi Manja. Jakaj foli me supelativa për të dy deputetët socialistë, por tha se përpara që ti shërbejnë Rilindjes, ata duhet të dëgjojnë zërin e familjeve të tyre.

“Kam marrë angazhim politik në njësinë numër 11 dhe në njësinë numër 5, unë kam qenë në mënyrë të vazhdueshme kritik ndaj qeverive, kërkues ndaj vetes dhe ndaj qeverisë, por kërkues duhet të jesh duke dhënë kontributin tënd.

Në fakt ju po më pyesni për dy emra nominale (Pandeli Majo dhe Ulsi Manja), por unë nuk jam në këtë garë për të qenë përballë tyre. Për të dy emrat kam respekt, me zotin Majko njihem që prej vitit 1998, ndërsa më zotin Manja kam marrëdhënie miqësore, janë dy familjarë të shkëlqyer të dy, por nuk janë në rrugën e duhur me Rilindjen. Kjo qeveri ka kaluar çdolloj limiti, ata duhet të bëjnë punën e tyre si politikanë, sa kohë që janë pjesë e PS-së.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen rreth 294 mijë euro në portin e Durrësit/ Arrestohet një person, procedohet një tjetër

LEXO EDHE:  Raporti i DASH/ Tabaku: Pastrimi i parave pengon zhvillimin e biznesit të ndershëm

Unë është hera e parë që angazhohem në një nivel të tillë politik, qoftë me strukturat, qoftë edhe me kandidimin tim. Unë nuk e di sesa njerëz do ti bashkohen Besnikut, doktorit, dhe LSI-së ajo mbetet për t’u parë. LSI do të kalojë 40 mandate në nivel kombëtar. Unë përballë kam Rilindjen, nuk kam as Pandeliun dhe as Ulsin, unë nuk jam përballë Nora Malajt apo zotit Haxhinasto.

Unë nuk kam asnjë lloj ambicie personale të shfrenuar, e rëndësishme është që LSI është jnjë familje e madhe, dhe me emrat që ka do të ketë një fitore spektakolare. Në krye të fushatës së Tiranës do të jetë zoti Vasili, që ka një eksperiencë të shkëlqyer, është zonja Klajda Gjosha, Përparim Spahiu që është një ekonomist i spikatur, për të vazhduar me zyshë Norën e cila është një mikja e familjes sime, për të vazhduar te Brisida Shehaj, nuk është çështja se kush do të jetë deputet nga ne, do të bëjmë më të mirën për qytetarët”, tha Jakaj për “Fax News”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Erion Veliaj ortak 20% me mafien italiane”/ Këlliçi: SPAK nuk duhet të heshtë

Publikuar

-

Nga

“Erion Veliaj ortak 20% me mafien italiane”/ Këlliçi: SPAK nuk duhet të heshtë

Duke iu referuar përgjimeve të anti-mafies italiane, kreu i FRPD, Belind Këllici shprehet se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk duhet të heshtë. Sipas tij, Shqipëria do të shkëputet nga kthetrat e mafies më 25 prill.

Në një dalje për media, Këlliçi u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është një ortak me 20% me mafien italiane, duke shtuar se përgjimet nxorrën një politikan të rrezikshëm për vendin dhe të korruptuar.

Këto 48 orë keni patur mundësinë të shikoni kryebashkiakun e Tiranës siç është në të vërtetë, një politikan që i shërben mafies italiane kundrejt rryshfetit 20 %.

Përgjimet e anti-mafies italiane, që po publikohen çdo ditë nga Ora News, e zhveshin Erion Veliajn nga propaganda e blerë shtrenjtë me paratë tona, duke e nxjerrë një politikan të rrezikshëm për vendin dhe thellësisht të korruptuar.

Antonio Gallo,, sekser kyç i hetimit të antimafias italiane për zbulimin e bashkëpunimit mes Politikës-Mafias-Biznesit, shprehej gjatë bisedave të përgjuara se në Shqipëri rregullat e lojës ishin të qarta, kryeministri merr 20% e tenderave dhe koncensioneve, ndërsa zari i tij, Erion Veliaj, do 20% e fitimit që të firmosë lejet e ndërtimit”, tha ai.

Këlliçi deklaroi më tej se përfitimet personale është arsyeja pse kryeminsitri Edi Rama nuk ndalet duke dhënë koncesione dhe Erion Veliaj për të ngritur kulla, duke mos kursyer as Sahatin e Tiranës.

Prandaj nuk ndalet Rama së dhëni konçensione!

Prandaj nuk ndalet Erion Veliaj duke ngritur kulla. Aq sa nuk kurseu dhe Sahatin e Tiranës.

Kjo është jo vetëm qeveria më e keqe e Shqipërisë, por dhe më e korruptuara!

Erion Veliaj faktohet nga përgjimet e antimafias si një kolektor i parasë së pistë në Tiranë. Je kapur MAT, Erion! Nuk ke ku shkon. Fërkoje duart kur dolën përgjimet për Sajmir Tahirin, por një fat edhe më i zi se i tij të pret.

Jeni demaskuar nga Anti Mafia e Italisë, e një shteti themelues të Bashkimit Europian, derën e të cilit shqiptarët e kanë të mbyllur, për aq kohë sa vendi ka në krye ortakët e Ndrage’tas”, tha Këlliçi.

LEXO EDHE:  Protesta kundër maskës/ Goxhaj: Vendimi i qeverisë është vrasje, këtu merr fund…

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Bashkia e Tiranës vjedh biznesmenin

Kreu i FRPD i bëri thirje drejtësisë së re të mos hesht, por t’i shkoj deri në fund hetimit të këtij korupsioni politik.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk duhet të heshtë! Më e pakta që mund të bëjë SPAK është të ruajë standardin e ndjekur me Saimir Tahirin! Heshtja e SPAK është kundër interesit të Shqipërisë dhe qytetarëve që presin me padurim veprimin e drejtësisë njësoj për të gjithë.

Shqiptarët meritojnë shumë më shumë se një prokurori që hesht përballë mafies qeveritare, shumë më shumë se një kryebashkiak dhe kryeministër ortak me mafien italiane.

Në 25 prill, Shqipëria do të shkëputet nga kthetrat e mafies. Së bashku me shqiptarët e ndershëm, ne do të bëjmë ndryshimin! Nën drejtimin e Partisë Demokratike do të kemi konkurrencë të lirë, vlerësim në bazë të meritës, afrim të investimeve që hapin vende pune. 25 prilli është një ditë mundësie dhe ndryshimi! Është ditë për drejtësi!”, tha Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj ftesë demokratëve/ Kush nuk identifikohet me Saliun të vijë tek PS

Publikuar

-

Nga

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Lekaj i Rrogozhinës, i bën thirrje qytetarëve të bashkohen me forcën më të madhe politike. Sipas tij, asnjë demokrat i ndershëm nuk identikohet më me Partinë Demokratike, ndaj e kanë të hapur derën në familjen e madhe socialiste.

“Nëse ka demokratë të ndershëm që thonë: “Unë nuk identikohem dot më me Saliun, që vret njerëz, dhe thotë: ‘si nuk vrava më shumë, si nuk i futa një snajper Edi Ramës!’ Mua nuk më lidh gjë me kriminelët, nuk më lidh gjë me ata që i kanë bërë të zeza vendit”, – atëherë bujrum, të gjithë demokratët e ndershëm janë të mirëpritur në PS”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, familja socialiste ka rekordin më të mirë të punëve në krye të vendit. Ai shtoi se PS është absolutisht forcë e parë dhe këtë e tregojnë të gjitha sondazhet, por në 25 Prill lipset një rezultat më i mirë se ai i 2017-ës.

“Vërtet jemi forcë e parë, por duhet të dalim mbi 50%, që edhe sikur të gjithë çakejtë dhe hienat e politikës të bëhen bashkë kundër nesh, prapë të jemi të parët. Kjo kërkon bashkimin e të gjithë socialistëve!

LEXO EDHE:  Çfarë mund t’i mësojë jeta aliene njerëzimit tonë?

LEXO EDHE:  Sekuestrohen rreth 294 mijë euro në portin e Durrësit/ Arrestohet një person, procedohet një tjetër

Por, për këtë na duhen edhe të tjerët, disa shokë tanë që shkuan në drejtime të tjera, të cilët tani duhet t’i rikthejmë në shtëpi”, tha më tej Veliaj.

Ai nënvizoi se PD-ja nuk di ku ndodhet sepse sot është e ndarë në 5 copa, ngaqë e kanë kuptuar se nuk ka të ardhme me Sali Berishën. “Qaheshin nga Enver Hoxha! Saliu, 77 vjeç, kërkon të rikthehet për herë të tretë. Fakti që demokratët janë ndarë në 5 copa, madje ka edhe nga ata që duan të votojnë Partinë Socialiste, është një lajm i mirë, sepse ne nuk kemi betejë më tanët. Çfarë janë demokratët e tjerë? Nuk janë Saliu dhe Luli. Demokratët e thjeshtë nuk u bënë me 5 vila në kohën e pandemisë, nuk shtuan pasuri në kohën e tërmetit. Demokratët e thjeshtë i ka kapur tërmeti si ne, i ka kapur halli si ne, i ka zënë covid-i si ne, por ama vetëm një parti e zgjidh këtë punë: Edhe rindërtimin e bën PS-ja, edhe vaksinën e sjell PS-ja, edhe ekonominë e ngre në këmbë PS-ja, sa herë që e gjen të rrënuar,” tha Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE