Connect with Us

Joe Biden testohet sërish për COVID-19/ Del rezultati

Bota

Joe Biden testohet sërish për COVID-19/ Del rezultati

Publikuar

-

Joe Biden testohet sërish për COVID-19/ Del rezultati

Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka rezultuar përsëri negativ në testin për koronavirus.

Siç raporton Reuters, Biden është testuar gjatë së shtunës për të marrë pjesë e fushatën e tij zgjedhore.

Kundërkandidati i tij, Donald Trump, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus muajin e kaluar, ndërsa më pas kishte deklaruar se është shëruar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen përjetë/ Çfarë mendojnë amerikanët?

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen përjetë/ Çfarë mendojnë amerikanët?

Anëtarët e Gjykatës së Lartë shërbejnë në detyrë për gjithë jetën, pasi emërohen nga presidenti dhe konfirmohen nga Senati. Por shumica e amerikanëve mendojnë se kjo duhet të ndryshojë, sipas një raporti mbi reforma në gjyqësor të përgatitur nga Universiteti Washington në Seint Luis dhe Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë.

Beteja e fundit për konfirmimin e Gjykatëses Amy Coney Barrett, e zgjedhur nga Presidenti Trump për të mbushur vendin e mbetur bosh pas vdekjes së Gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, ndërkohë që mbeten vetëm pak ditë deri në zgjedhjet presidenciale, ka rindezur debatin për reformimin e Gjykatës së Lartë.

Disa zëra liberalë në radhët e demokratëve kanë ngritur idenë e rritjes së numrit të anëtarëve të gjykatës. Anketa e zhvilluar para vdekjes së zonjës Ginsburg arrin në përfundimin se më pak se 1/3 e amerikanëve mbështesin idenë e shtimit të numrit të anëtarëve por shumica mbështet idenë e vendosjes së afateve kohore për mandatet.

“A mendoj se ia vlen të diskutohet? Besoj se po, pjesërisht sepse Kushtetuta u hartua në 1789, kur njerëzit jetonin mesatarisht deri në 40, 45 vjeç,” thotë Nicole Huberfeld, pedagoge e jurisprudencës në Universitetin e Bostonit. “Pra, kur emërohen për gjithë jetën nuk është më njësoj, pasi tani njerëzit jetojnë mesatarisht deri në 78 apo 80 vjeç. Në rastet e fundit, gjykatësit që u përfshinë në këtë institucion ishin në të 40-tat. Nuk besoj se e kishte menduar njeri se një gjykatës do të qëndronte për 30-40 vjet në Gjykatën e Lartë,” shton ajo.

Në një letër dërguar Kongresit në vitin 2017, 21 dijetarë të jurisprudencës nga universitete si Harvardi, Duke, Columbia dhe Universiteti i Miçiganit, bënin thirrje për kufizimin kohor të mandateve në 18 vjet.

Kur të mbarojë mandati, gjykatësi mund të vazhdojë punën në një gjykatë më të ulët nëse dëshiron, ose të mbushë një vend të mbetur bosh përkohësisht në Gjykatën e Lartë kur vdes dikush.

Grupi Fix the Court, — Të ndreqim Gjykatën, e vetëquajtur organizatë jo-partiake, punon për reforma në gjyqësor. Ky grup mbështet idenë që presidenti të ketë të drejtë të emërojë një anëtar për Gjykatën e Lartë në vitin e parë dhe të tretë të mandatit.

“Nëse kemi një proces emërimi me afat të caktuar do të ulte temperaturën e procesit dhe do t’i bënte partiakët të thonin ‘Ky kandidat nuk më pëlqen, por pas dy vjetësh ndoshta do të emërohet një kandidat që e pëlqej’,” thotë Gabe Roth i organizatës Fix the Court. “Pra në vend që të përdorin çdo gur që kanë në dorë për një kandidat, mund të presin sepse pas dy vjetësh do të kenë shansin për një emërim tjetër”.

Disa ekspertë ligjorë besojnë se nevojiten reforma, pjesërisht pasi tani Gjykata e Lartë ka autoritet të tepërt.

LEXO EDHE:  Shqipëria pjesë e COVAX/ Manastirliu: Të angazhuar për të patur vaksinën e sigurit anti-covid

LEXO EDHE:  Italia në alarm për valën e dytë/ Virusi po përhapet shpejt, sot 840 raste të reja

“Ndoshta një krizë do t’i bëjë amerikanët të mendojnë: Përse u kemi dhënë gjykatave autoritet kaq të madh?” tha për portalin Politico Daniel Epps, profesor i jurisprudencës në Universitetin e Uashingtonit, i cili ka punuar si ndihmës për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Anthony Kennedy.

“Gjatë 20 vjetëve të fundit, në vend që të vendosin zyrtarët e zgjedhur me votë se kush i fitoi zgjedhjet presidenciale, nëse duhet të nxjerrim jashtë ligji dënimin me vdekje, si të hartojmë rregulloret për mjedisin, apo për kujdesin shëndetësor, si mund të praktikojnë amerikanët besimin fetar në hapësira publike, këto vendime i ka marrë Gjykata e Lartë,” thotë zoti Roth. “Nëse vendosim afate kohore mbi mandatin e gjykatësve, do të kufizohej autoriteti individual i çdo gjykatësi dhe autoriteti i gjykatës në tërësi,” thotë ai.

Pedagogia Huberfeld e Universitetit Boston është dakord me idenë që të rishikohet afati kohor i mandateve, por ajo nuk mendon se Gjykata e Lartë ka shumë autoritet në dorë.

“Është detyra e gjykatës të interpretojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Për këtë është krijuar. Mendoj se njerëzit po e përdorin gjykatën si mjet për të luftuar ligjet që nuk i pëlqejnë dhe po dalin me teori të reja, të cilat i paraqesin në gjykata të shkallës së ulët. Mendoj se ajo që shohim ka të bëjë me strategjinë e argumentimit në gjyq dhe fondet e shumta që po shpenzohen për të mbështetur kauza të caktuara, por jo aq me autoritetin që gëzon Gjykata e Lartë,” thotë ajo.

Raporti mbi reforma në gjyqësor tregon se 47% e të anketuarve besojnë se çdo vendim i Gjykatës së Lartë që deklaron jo-kushtetues një ligj të miratuar nga Kongresi duhet miratuar nga të paktën 7 nga 9 anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe jo nga një shumicë e thjeshtë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti i SHBA hedh votën në Florida/ “Votova për njërin që quhet Trump”

Publikuar

-

Nga

Presidenti i SHBA hedh votën në Florida/ “Votova për njërin që quhet Trump”

Presidenti Donald Trump votoi të shtunën në shtetin e Floridas, ndërsa rivali i tij demokat ishte në Pensilvania në një aktivitet fushate.

Presidenti Trump ndryshoi vitin e kaluar regjistrimin nga Nju Jorku në Florida, duke e bërë banesën e tij verore në Florida adresën e tij kryesore gjë që bën të mundur që ai tani të votojë në Florida.

“Ishte votim krejt i sigurtë. Çdo gjë ishte perfekt,” tha presidenti në komente për gazetarët kur po largohej nga biblioteka e qytetit Palm Beach, e cila po përdoret si qendër votimi. “Ishte nder që votova”.

Kur u pyet për kë kishte votuar, presidenti u përgjigj “Për njërin që quhet Trump”.

Presidenti e vazhdoi ditën me një aktivitet fushate në Lamberton të Karolinës së Veriut. Ai ka gjithashtu plane për fushatë në Sërkëllvill të Ohajos dhe Uokesha të Uiskonsinit.

LEXO EDHE:  Rama e thotë troç/ Rrezikojmë sërish mbylljen për shkak të Covid

LEXO EDHE:  Propagandë me pandeminë për të dalë 'shpëtimtar' para shqiptarëve”/ Kreu i PDIU kritika të forta Ramës

Ish-nënpresidenti Joe Biden, ndërkaq, zhvilloi aktivitet fushate ku pjesëmarrësit qëndruan në makinat e tyre, të parkuara në një qytezë në periferi të Filadelfias, një komunë ku zonja Clinton fitoi me një diferencë të ngushtë në 2016.

Fushata e kandidatit demokrat po përpiqet të zgjerojë mbështetjen edhe në Florida ku ish-presidenti Obama po zhvillon aktivitete në Majami në mbështetje të zotit Biden.

Mbi 52 milionë amerikanë kanë votuar deri tani. 100 milionë të tjerë pritet të hedhin votën para se të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale 2020./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Një lajm i hidhur vjen për botën e politikës në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare deputeti Amdi Bajram.

Baramaj ka drejtuar për disa vite të tëra partinë e Lidhjes së Romëve.

Ai ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

LEXO EDHE:  Grida Duma ngre dyshime/ “Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë manipuluar”

LEXO EDHE:  Propagandë me pandeminë për të dalë 'shpëtimtar' para shqiptarëve”/ Kreu i PDIU kritika të forta Ramës

Mjekët deklarojnë se i ndjeri kishte probleme me zemrën përveçse se ishte me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE