Connect with Us

Hipoteka vështirëson kredimarrjen për gratë

Kosova & Rajoni

Hipoteka vështirëson kredimarrjen për gratë

Publikuar

-

Hipoteka e vështirëson kredimarrjen për gratë

Gëzime Rexhepi-Çollaku, pronare e institucionit parashkollor “Bardha” në Prishtinë, thotë se për të marrë kredi në njërën nga bankat komerciale të Kosovës, i është dashur që bashkëhumarrës të jetë bashkëshorti i saj.

Këtë kërkesë nga banka ajo po e konsideron të padrejtë dhe të panevojshme. Sipas saj, këto procedura nga bankat po kërkohen për shkak se gratë nuk kanë të regjistruara në emër të tyre, prona të paluajtshme për të lënë si hipotekë në bankë.

Prona e paluajtshme hyn në kuadër të hipotekës, që bankat kërkojnë për të siguruar përmbushjen e detyrimit.

“Unë kam aplikuar dhe kam kredi, më është dashur për ndërtimin e një objekti të ri. Mirëpo, është dashur të dëshmojë më shumë fakte, gjithsesi deri sa edhe burri është bërë bashkëhumarrës, është dashur të paraqiten edhe të hyrat financiare të burrit, pastaj më është aprovuar kredia”, shprehet Rexhepi- Çollaku.

Rexhepi-Çollaku: Aprovimin për kredi, fillimisht burri, pastaj banka

Gëzime Rexhepi – Çollaku, që nga viti 2005, kur ka filluar biznesin, ka arritur që vit pas viti të rris veprimtarinë e saj. Në kuadër të institucionit parashkollor “Bardha”në Prishtinë, funksionojnë shtatë kopshte për fëmijë në lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe ka arritur të punësojë 80 punëtore. Ajo tregon se biznesi i saj është i qëndrueshëm. Por, megjithatë, ka pasur nevojë për kredi.

Edhe në organizatën joqeveritare “Gratë në Biznes” në Prishtinë thonë se gratë afariste përballen më vështirësi për marrjen e kredive në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë. Hamide Latifi, udhëheqëse e kësaj organizate, thekson se pengesë kryesore në këtë proces, është numri i vogël i bizneseve të regjistruara në emër të grave dhe një përqindje e vogël e grave kanë të regjistruara pronat e paluajtshme në emër të tyre.

“Janë shumë faktorë dhe vetë situata sociale e gruas, ku është e zhveshur nga pronësia është një parakusht që e determinon pozitën e saj në tregun e Kosovës. Sa i përket qasjes se kredive, ato mund të marrin kredi, madje për kredi të vogla nuk kërkohet hipotekë, por pamundësia e kthimit i detyron të mos hyjnë në kësi lloji aventurash”, thekson Latifi.

Shoqata e Bankave të Kosovës: Bankat nuk bëjnë diskriminim gjinor

Por, zyrtarë të Shoqatës se Bankave të Kosovës, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thonë se “bankat komerciale aplikojnë procedurat e njëjta për kërkesa të kredive apo çfarëdolloj kërkese bankare nga klienti për bankën, si për personat e gjinisë mashkullore ashtu edhe femërore dhe nuk bëjnë diskriminime ne baza gjinore”.

Përkundrazi, thuhet në përgjigje, “ne si Shoqatë, mund të themi që bankat e Kosovës janë gjithmonë pro fuqizimit të femrave ndërmarrëse”.

Edhe pse gjysma e popullatës së përgjithshme në Kosovë përfaqësohet nga gjinia femërore, sipas statistikave zyrtare, nga 205 mijë biznese që janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, vetëm 17,721 prej tyre janë më pronare gra.

Kurse, mbi 16 për qind e pronave të paluajtshme janë të regjistruara në emër të femrave.

Latifi: Gratë janë më të përgjegjshme se burrat në kthimin e kësteve të kredisë

Ndryshe, vlera e kredinë në 10 bankat komerciale në Kosovë ka arritur në mbi 3.1 miliard euro. Por, Banka Qendrore e Republikës se Kosovës, nuk ka ndonjë statistikë se sa nga vlera e përgjithshme e kredive është e huazuar nga gratë dhe sa nga burrat.

LEXO EDHE:  Kriza politike në Kosovë/ Debate për rrugëzgjidhje në kohë pandemie

Por, Hamide Latifi thekson se gratë afariste në Kosovë nuk mund të kenë vlera të mëdha të kredive në bankat komerciale, për shkak se ato në shumicën e rasteve udhëheqin biznese të vogla, kryesisht në agrobiznes.

Madje edhe kur kanë nevojë për kredi, Latifi tregon edhe për hezitimin e grave për të aplikuar për kredi pa qenë të sigurta në kthimin e kësteve, ose në raste të caktuara aplikojnë për shuma të vogla të parave.

“Pamundësia e kthimit të këstit i detyron të mos hyjnë në kësi lloji aventurash. Gratë janë shumë më të përgjegjshme. Ato sigurohen se mund të kthejnë këstet e kredive dhe nëse ato i dinë rrethanat që pengojnë kthimin e kredisë ato nuk ndërmarrin kësi lloji hapash. Do të thotë analiza e mirë që i bëjnë paraprakisht gjithë situatës se tyre, ato i pengon që të marrin një hap të tillë”, tha Latifi.

Një hap për të hyrë në borxh në institucionet financiare nuk ka pasur guxim ta marr as Ilire Lepaja, që merret me prodhimin e produkteve të ndryshme.

Lepaja e cila është artiste e dizajnit grafik, ka një dyqan në Prishtinë dhe dizajnon suvenire, kartolina e deri tek produktet e tekstilit (maica, çanta, shalle etj).

Ajo biznesin e filloi para pesë vitesh, por asnjëherë nuk ka marrë ndonjë kredi edhe pse për të zgjeruar veprimtarinë, thotë se disa herë ka pas nevojë.

“Ka qenë e nevojshme marrja e kredive për të zgjeruar biznesin, por unë preferoj zhvillimin e biznesit më sigurt dhe hapa më të ngadalshëm. Unë e shoh si barrë marrjen e kredive dhe për këtë preferoj të shkojë sigurt, me hapa të ngadalshëm e jo të ngarkohem apo të ngarkohem me këste të kredive”, tha Lepaja.

Hamide Latifi, thekson se për të fuqizuar pozitën e grave në biznes nevojitet ndihma e institucioneve shtetërore përmes subvencioneve të ndryshme.

Qeveria e Kosovës, më 28 shtator ka ndarë rreth 87 milionë euro për bizneset private, për t’i rikuperuar humbjet që kanë pësuar nga pandemia COVID-19, për qytetarët në nevojë.

Nga kjo vlerë, një milionë euro janë ndarë për promovimin e punësimit të grave.

Gratë, pronare të bizneseve, të interesuara për subvencione

Me qëllim të fuqizimit se ndërmarresisë me pronësi apo me bashkëpronësi (së paku 50%) të grave ndërmarrëse, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, më 14 shtator ka publikuar një shpallje për ndarje të subvencioneve.

Vlera e subvencionimit është rreth 500 mijë euro, kurse deri më 2 tetor, kur ka qenë afati i fundit, kanë aplikuar 387 gra ndërmarrëse nga sektorë të ndryshëm, tregojnë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Pas analizimit dhe verifikimit të aplikimeve do të bëhet publike edhe ndarja e këtyre subvencioneve.

Gratë edhe të papuna

Në Kosovë, përqindje e vogël e grave paraqitet edhe në tregun e punës. Sipas Anketës se Fuqisë Punëtore, për tremujorin e parë të këtij viti, thuhet se nga përqindja e përgjithshme e papunësisë që është 25 për qind, papunësia tek gratë është 30.6 për qind krahasuar më 23 për qind të burrave.

Sipas kësaj ankete vetëm 14 për qind e grave punojnë, ndërsa 44 për qind burra.

Mbi 55 për qind të grave janë të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, të tregtisë dhe të shëndetësisë./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kishte ngecur në Mikonos/ Zyra e Mitsotakis shpëton 19-vjeçaren shqiptare, dërgohet në spital me avion qeveritar

Publikuar

-

Nga

Kshte ngecur në Mikonos/ Zyra e Mitsotakis shpëton 19-vjeçaren shqiptare, dërgohet në spital me avion qeveritar

Angazhimi në kohë rekord i zyrës kryeministrore dhe emergjencave sociale në Greqi ka bërë që t’i shpëtohet jeta një emigranteje nga Puka.

Adelina Gjeloshi, një 19-vjeçare kishte mbetur në ishullin e Mikonosit, , në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ajo ishte shtatzënë dhe duhej transportuar menjëherë në spitalin e Athinës, por fluturimet ishin nërprerë.

Mediat greke bëjnë me dije sapo Zyra e Kryeministrit të Greqisë është njohur me rastin në fjalë nga kryebashkiaku i Mykonos ai ka urdhëruar që të vihej në dispozicion për të transportuar emigranten shqiptare me avionin qeveritar.

Avioni ka shkuar dhe ka mundur të transportojë drejt spitalit emigranten shqiptare nga Puka.

LEXO EDHE:  Kosovë/ 17 vjet nga masakra e Qyshkut

LEXO EDHE:  Epidemi fruthi në Kosovë: Katër persona në gjendje kritike për jetën

Mësohet se vajza 19 vjeçe është jashtë rrezikut për jetën.

Të afërmit e saj dhe komuniteti shqiptar që jeton e punon në Mykono i kanë shprehur mirënjohje për këtë gjest kryebashkiakut të ishullit grek si dhe kryeministrit Mitsotakis./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Mbi 1.100 raste të reja në 24 orë, regjistrohen edhe 25 viktima

Publikuar

-

Nga

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Mbi 1.100 raste të reja në 24 orë, regjistrohen edhe 25 viktima

Në Maqedoninë e Veriut edhe të shtunë janë regjistruar shifra të larta të viktimave dhe të infektuarve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 25 viktima, 1.128 të infektuar dhe 707 të shëruar në 24 orët e fundit, nga testimi i 3.109 mostrave.

Viktimat janë: 6 në Shkup, 4 në Kumanovë, nga 3 në Tetovë dhe Prilep, nga 2 në Gostivar dhe Veles kurse nga 1 në Strumicë, Krushevë, Shtip, Kavadar dhe Manastir.

Sipas raportit të publikuar, nga 53,631 persona të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 1.487 e kanë humbur jetën, 31.659 pacient; janë shëruar ndërsa numri rasteve aktive arrin në 20.485 persona.

Numri i personave që po trajtohen në spitalet e vendit ka arritur në 1.292 persona, shumë prej të cilëve janë në oksigjeno-terapi.

LEXO EDHE:  Shokon deputeti/Ministri i ka blerë dhuratë 8 mijë euro dashnores

LEXO EDHE:  Epidemi fruthi në Kosovë: Katër persona në gjendje kritike për jetën

Shtabi i krizës në mbledhjen e parë pas shpalljes së gjendjes së krizës ka diskutuar mundësinë e angazhimit të Armatës në ruajtjen e institucioneve shëndetësore.

Kryetari i shtabit, Stojanço Angellov, ka thënë se “angazhimi i Armatës nuk do të thotë se vendi është në luftë”, por se kjo do të bëhet me qëllim që t’i ndihmohet organeve të rendit në zbatimin sa më efikas të masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjendja e krizës në kohëzgjatje prej 30 ditëve u miratua të premten ngaQeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Këshilli i Sigurisë gjendjen epidemiologjike e vlerësoi si shumë e rëndë, por gjendja e krizës nuk parasheh kufizim të lëvizjes./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord i zi në Greqi/ Regjistrohen 108 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Rekord i zi në Greqi/ Regjistrohen 108 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Greqia ka regjistruar ditën rekord sa i përket numrit të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Sipas mediave fqinje, mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 108 pacientë.

Asnjëherë më parë gjatë pandemisë nuk ishin shënuar mbi 100 viktima në ditë në Greqi.

Lajmi i mirë është se ka një rënie të shifrave të rasteve të reja, pasi sot janë rreth 2 mijë e 500 më pak se dje.

LEXO EDHE:  Zgjatet mandati i ushtarëve gjermanë në Kosovë

LEXO EDHE:  Kosovë/ 17 vjet nga masakra e Qyshkut

Gjithsesi problematike mbetet situata në Selanik që sot ka pasur thuajse dyfishin e rasteve në krahasim me Attikën, rajonin kryesor ku gjendet shumica e popullsisë dhe kryeqyteti Athina./CNA.al

LEXO TE PLOTE