Connect with Us

Greva e urisë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtares, dërgohet me urgjencë në spital

Politikë

Greva e urisë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtares, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Greva e urisë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtares, dërgohet me urgjencë në spital

Prej disa javësh naftëtarët e Ballshit kanë filluar grevën e urisë si shenjë rebelimi dhe proteste për të kërkuar pagat e prapambetura.

Fillimisht ishin burrat ata që hynë në grevë, por për shkak se gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua, u zëvendësuan nga gratë naftëtare.

Por mbrëmjen e sotme është raportuar se njëra prej naftëtareve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Silva Fejzaj është dërguar me urgjencë në Spitalin e Ballshit, ku ndodhet nën trajtimin e mjekëve, por nuk dihet ende nëse gjendja e saj është stabilizuar.

LEXO EDHE:  Vota e shqiptarëve jashtë vendit/ Pandeli Majko kritikon KQZ: Po vonohet kot

Ndërkohë, edhe gjendja shëndetësore e grevisteve të tjera po vjen duke u përkeqësuar, por ata nuk pranojnë të dalin nga greva pa marrë pagat e prapambetura.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se nuk do të ulet të negociojë me ta pa dalë nga greva, pasi pretendon se qeveria nuk ka pse merr përsipër kusuret e privatit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bëhu gati për burg”/ Qytetarët “masakrojnë” Metën: SHBA kërkon asgjësimin tënd

Publikuar

-

Nga

“Bëhu gati për burg”/ Qytetarët “masakrojnë” Metën: SHBA kërkon asgjësimin tënd

Presidenti Ilir Meta një ditë më parë, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku kërkon të promovojë produktet vendase, ku shkruan “bli shqip”.

“Në situatën e Covid-19, është më e rëndësishme se kurrë, të mbështesim ushqimet, që prodhohen në vend dhe njëkohësisht të ruajmë edhe traditat tona.

Të kthejmë vëmendjen dhe të rritim mbështetjen për bujqësinë dhe turizmin, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare.”-shkruan Meta.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, kundër Presidentit, duke mos kursyer edhe akuzat e forta.

LEXO EDHE:  Foto-“Lufta e ftohtë” Rama-Meta/ Ja, ku është shënuar përplasja e radhës

LEXO EDHE:  Basha dhe lidhja me oligarkët/ Shpjegohet Shehi: Pse kreu i PD-së nuk përmend emra

Një qytetar ironizon, ndërsa shkruan “Dhe vidh si unë thotë Likja?

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Ke harru me cek temën: Vidh shqip ose ne versionin Like”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Ilir Meta batakci, agjent, produkt grek dhe rus. Amerika të do brenda, de fakto.

Joe Biden kërkon asgjësimin tënd të plotë, si politikan batakci.

Bëhu gati për burg, fshatari i Cepanit”.

Më tej, një tjetër qytetar shkruan “Haha.. Dhe ti plaçkit shqip”.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Mes gjelbërimit dhe qetësisë/ Rama e nis ditën me alpet shqiptare

Publikuar

-

Nga

Video-Mes gjelbërimit dhe qetësisë/ Rama e nis ditën me alpet shqiptare

Alpet shqiptare, janë një nga pikat më të vizituara nga turistë vendas dhe të huaj me hapjen e sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama, këtë fundjavë ka zgjedhur të publikojë një video pikërisht  nga alpet shqiptare, duke uruar ditë të qetë.

“Mirë mëngjes me ajrin e alpeve shqiptare”, shkruan Rama krahas videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

LEXO EDHE:  Vota e shqiptarëve jashtë vendit/ Pandeli Majko kritikon KQZ: Po vonohet kot

LEXO EDHE:  Vota e shqiptarëve jashtë vendit/ Pandeli Majko kritikon KQZ: Po vonohet kot

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi i Sorecës me kreun e KLP-së/ Zbardhen diskutimet

Publikuar

-

Nga

Takimi i Sorecës me kreun e KLP-së/ Zbardhen diskutimet

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi priti sot në një takim Ambasadorin e BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Soreca dhe Ibrahimi mësohet se kanë diskutuar lidhur me ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi, konsolidimin e Këshillit si institucion i qeverisjes të sistemit të prokurorisë, rezultatet e para lidhur me forcimin e pavarësisë dhe të integritetit të prokurorëve si dhe rezultatet e para inkurajuese të sistemit të prokurorisë në luftën kundër krimit.

Ndërkohë, në një postim në  rrjetet sociale, Soreca thekson se ka ende sfida përpara për të vijuar progresin në reformën në drejtësi.

LEXO EDHE:  Nga Mari Kyri tek Aleksandër Bogdanov/ Shkencëtarët që u vranë nga shpikjet dhe studimet e tyre

LEXO EDHE:  Vota e shqiptarëve jashtë vendit/ Pandeli Majko kritikon KQZ: Po vonohet kot

“Përgëzova Kryetarin Ibrahimi për punën e KLP 🇦🇱. Ka ende sfida përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës në drejtësi. Thelbësore për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të ndjekjes penale. #BE 🇪🇺 vazhdon të mbështesë punën e KLP,”, shkruan ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

LEXO TE PLOTE