Connect with Us

Formacionet zyrtare, Kuman dhe Zidan surprizojnë me titullarët

La Liga

Formacionet zyrtare, Kuman dhe Zidan surprizojnë me titullarët

Publikuar

-

“El Clasico” është ndeshja më e madhe e globit. Për vite me radhë yjet e futbollit kanë dhuruar spektakël dhe vëmendja e madhe ka qenë te sfida mes Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Por prej dy sezonesh ky duel nuk është më, teksa stafetën e kanë marrë futbollistët e rinj. Megjithatë, “klasikja” vazhdon të mbetet një nga duelet më madhështore të futbollit, edhe pse këtë sezon është quajtur “klasikja” e krizës.

Të dy trajnerët Ronald Kuman dhe Zinedin Zidan kanë ideuar formacionet më të mira për ndeshjen e sotme kundër njëri-tjetrit, teksa do të kërkojnë triumfin. Vlen të theksohet fakti se trajneri holandez ka preferuar talentin Pedri, duke ulur në stol Grizmanin. Për sa i përket Realit, Modriç nuk është preferuar nga minuta e parë, vendin e tij e ka marrë Asensio.

FORMACIONET ZYRTARE:

BARCELONA: Neto; Dest, Pike, Lenglet, Xhordi Alba; Buskets, De Jong; Pedri, Kutinjo, Ansu Fati, Mesi.

Barca

REALI: Kurtua, Naço, Serxhio Ramos, Varane, Mendi; Kasemiro, Valverde, Kros; Asensio, Vinicius, Benzema.

Real

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

PSG “parakalon” presidentin Perez, Sergio Ramos drejt Francës

Publikuar

-

Nga

Sergio Ramos ka qenë i pafat këtë periudhë. Shumë dëmtime dhe pak aktivizim, teksa plot mjegull është e mbushur e ardhmja e tij. Në fund të sezonit del lojtar i lirë, dëshira për të vijuar me Real Madrid ekziston, por nuk ka dakordësi mes palëve.

Presidenti Perez i ofron rinovimin me një vit, me opsionin për një tjetër, por 35-vjeçari kërkon dy vite të tjera për të firmosur. Negociatat janë ndërprerë prej kohësh, situatë prej së cilës po tenton të përfitojë PSG.

Kampionët e Francës e kërkojnë prej kohësh. Tani kanë vendosur të shpejtojnë për t’i dhuruar trajnerit Pochettino një emër të madh dhe një lider në repartin e mbrojtjes. Drejtori sportiv, Leonardo po tenton të shfrytëzojë raportet e mira me vëllanë e Ramos.

Oferta? Footmercato zbulon se PSG ka gati një ofertë “2+1” për kapitenin e Realit. Sigurisht edhe një bonus prej tetë shifrash në momentin që firmoset kontrata. Propozim shumë më i bukur dhe më tundues se i Realit. Në fund vendos lojtari andaluzian.

LEXO TE PLOTE

La Liga

U përplas në stërvitje me trajnerin, Zinedin Zidan merr vendimin drastik

Publikuar

-

Nga

Real Madrid do të luajë sot kundër Granadas në La Liga dhe një mungesë e rëndësishme është ajo e Marcelos. Mbrojtësi brazilian nuk është grumbulluar nga trajneri Zinedin Zidan.

Një përplasje në stërvitje mes tyre është bërë shkak që francezi të marrë vendimin drastik për të. Sipas “Goal.com”, ai ka debatuar ashpër me trajnerin e madrilenëve gjatë seancës stërvitore. Kësisoj 33-vjeçari nuk do të jetë sot në fushë kundër Granadas.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Gati debutimi me Barcelonën A për Rey Manajn

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj ka zhvilluar sezonin e tij më produktiv duke shënuar 12 gola me ekipin e Barcelonës B. Rekordi i sulmuesit shqiptar mbahej në sezonin 2018-2019 kur kishte realizuar vetëm 6 gola te skuadra e Albacetes. Tashmë situata e këtij lojtari është disi e veçantë pasi “i dëshiron të keqen” ekipit A, për t’u larguar nga Barcelona me debutimin në “Camp Nou”.

Katalanasit humbën rrugën e titullit kampion pas barazimit ndaj Levantes. Nëse Atletiko Madridi fiton në ndeshjen e radhës, atëherë do të largohet me katër pikë  kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi. E gjithë shpresa e Manajt është për të debutuar në takimin e fundit të Barcelonës, në rast se çështja e titullit ka marrë fund. Mungesa e hapësirës në ekipin e parë deri tani ka ardhur edhe për shkakun e moshës së Manajt.

Nëse ky lojtar do të debutonte me Barcelonën A, atëherë nuk do të kishte më mundësinë për të luajtur me Barcelonën B. Për këtë arsye te katalanasit është parë si gabim pasi ekipi i dytë vuan për sulmues. Pas këtij sezoni ku prodhoi shumë gola, Manaj kërkon që ta mbyll duke realizuar ëndrrën në Camp Nou përpara se të largohet. Sipas të gjitha gjasave sulmuesi do të shoh një aventurë të re në merkaton e verës dhe interesimet nuk janë të pakta. Tashmë mosha tregon 24 vitet e arritura dhe Manaj nuk mund të qëndrojë më në ekipe të rinjsh, qoftë kjo edhe akademia e Barcelonës.

LEXO TE PLOTE