Pak ditë më parë, Çiljeta Xhilaga bëri të ditur lajmin e hidhur për humbjen e babait të saj. Ai humbi jetën pas betejës së vështirë me Covid-19.
Së fundi, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin Jashtë loje, ku ka rrëfyer momentet e fundit me babain e saj të ndjerë. Çiljeta u shpreh se para se ta përcillnin për në banesën e fundit i kishte lënë një porosi babit të saj.
“Ndonjëherë nuk e besoj, sepse më duket sikur është akoma në shtëpi dhe do e marr në celular. Kam pasur një baba shumë fisnik. Kur ishte për t’u diskutuar më kollaj merresha vesh me babin se me mamin, ai thoshte gjithmonë 2 fjalë dhe të sakta. Nuk më ka lënë asgjë mangët, më çonte kudo. Gjithmonë thosha me regjimin që mbante do shkonte 100 vjeç.
Besimi në Zot më ka bërë shumë të fortë tek pjesa e vdekjeve, sepse më parë e kisha fobi të shkoja në varreza apo të shohë njerëz të vdekur. Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak. I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, tregoi këngëtarja.
LEXO EDHE: Lum nëna që e ka! Dafina Zeqiri i bën të ëmës surprizën luksoze për ditëlindje
Çiljeta ka zbuluar se në të ardhmen ka bërë në jetë të hapë një pus për një qëllim shumë të madh.
“Kam bërë në jetë që në të ardhmen të hapë një pus ujë dhe njerëzit të marrin ujë, sepse më kanë thënë që është gjëja më e mirë që mund të bëjë, domethënë kur prindi lë një fëmijë besimtarë mbrapa ja bën çdo gjë më të lehtë në botën tjetër”, u shpreh ajo./ CNA.al