Connect with Us

Dy “dashnorët” e inceneratorëve

Politikë

Dy “dashnorët” e inceneratorëve

Publikuar

-

Dy “dashnorët” e inceneratorëve

Opozita, prej gati 10 ditësh ka përvetësuar një kauzë mediatike, atë të denoncimit të PPP-së, koncesionit të inceneratorëve.

Koncesion për tre inceneratorë, ku përfshihen Elbasani, Fieri dhe Tirana.

Një aferë e quajtur nga mediat, por edhe opozita, e cila ka filluar ta denoncojë para gati pesë vitesh, që prej ndërtimit të të ashtuquajturit incinerator në Elbasan. Tashmë një kauzë publike e opozitës, që duket se ka dy “dashnorë” të mëdhenj.

Opozita në denoncimin e saj ka kundër jo vetëm Edi Ramën dhe qeverinë, e cila po bën avokatinë politike të inceneratorëve, por ka edhe ortakun e pronarëve të inceneratorëve, si “dashnor” kryesor, Ben Blushin.

Ky i fundit në detyrën e drejtorit të Top Channel, e ka vendosur ekranin kombëtar të shqiptarëve në dispozicion të mbrojtjes së koncesionit të plehrave në Shqipëri.

Ben Blushi është ortak me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin në një kompani, ku figuron bashkëshortja e tij Eva Blushi.

Ben Blushi ka kthyer të gjithë baterinë mediatike të Top Medias në funksion të inceneratorëve. Është gati të bëjë gjithçka, të sulmojë kunatin e Lulzim Bashës, të sulmojë Sali Berishën, të sulmojë Partinë Demokratike, të sulmojë çdo njeri që i del përpara, thjeshtë dhe vetëm që të heshtin për inceneratorët.

Me një stil të gazetarisë së viteve 1997, kur drejtonte gazetën “Koha Jonë”, Ben Blushi i është vërsulur opozitës, duke mbrojur pazaret e plehrave dhe skandalin e korrupsionit të qeverisë, për të cilin ka folur hapur edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se ato duhet të hetohen në SPAK.

LEXO EDHE:  AMA ultimatum mediave/ “Mbroni personelin dhe publikun”

Ndërkohë që një qëndrim publik është mbajtur edhe nga Arben Kraja, drejtuesi i SPAK, i cili theksoi se ka filluar hetimi për të tre inceneratorët.

Pra, dy “dashnorët” kryesorë të inceneratorëve, janë kryeministri Edi Rama, i cili është ai që ka përgjegjësinë politike për firmosjen e kontratave pa oferta financiare apo abuzime në pagesa, dhe Ben Blushi me Top Channel, të cilët janë ata që bëjnë avokatinë mediatike të kompanive zinxhir, të cilat në përfundim janë në pronësi të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe bashkëjetueses së këtij të fundit, Stela Gugallja.

Ky është rasti kur dy persona “dashurojnë” të njëjtën gjë. Veçse në këtë rast, janë objekte që djegin plehra./CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Denoncimi i Ylli Rakipit, dhe historia e inceneratorëve me Ben Blushin

Skandali me inceneratorët/ Ylli Rakipi: Më kërkuan të mos e transmetoja në emision

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  Partinë e Ramës e drejton Luli

LEXO EDHE:  I quan gjobaxhinj, Rama akuza Ylli Rakipit/ Nuk harron Çim Pekën dhe Artur Zhejin

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  Zerohen tarifat për lëndën e parë të fasonit

LEXO EDHE:  Skandali me Bibliotekën Kombëtare/ LSI ‘sulmon’ Ramën

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE