Connect with Us

Bind Skënderbeu, skuadra korçare triumfon në miqësoren me aromë Superlige

Sport

Bind Skënderbeu, skuadra korçare triumfon në miqësoren me aromë Superlige

Publikuar

-

Bylisi dhe Skënderbeu zbritën sot në “Adush Muça”, me ballshiotët që provuan pjesën dërrmuese të lojtarëve të skuadrës së Parë që do të luajë në Superiore. Nga ana tjetër, edhe korçarët kanë zbritur në fushën e lojës me 11-shen e tyre më të mirë.

Me pjesëën e parë që është mbyllur 0-0, në pjesën e dytë, Bylisi ka provuar lojtarë të rinj që janë aktivizuar edhe te skuadra U-21.

Në të 70-tën minutë, është Belajdi Pusi, që ka shënuar për Skënderbeun, ndërsa Bylisi e tentoi disa herë portën mike, por nuk shënoi dhe testi miqësor është  mbyllur me rezultatin 0-1.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Surpriza e madhe/ Klubi i ligës së tretë eliminon Real Madridin nga Copa del Rey

Publikuar

-

Nga

Alcoyano, klub i ligës së tretë spanjolle ka arritur që të eliminojë Real Madridin pas fitores 2-1 në vazhdime.

Juanan Casanova në minutën e 115-të realizoi golin i cili ka dërguar klubin e Alcoyanos në 1/8-tën e Copa del Rey.

Zinedine Zidane pushoi për këtë ndeshje disa lojtarë kyçë, mirëpo edhe inkuadrimi i Karim Benzemas dhe Eden Hazard nuk ndikuan.

Edhe pse për më shumë se 10 minuta skuadra e Alcoyanos luajti pa një lojtar pasi Lopez mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja, në fund arritën që të fitojnë sfidën.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi fiton Superkupën e Italisë

Publikuar

-

Nga

Juventus ka arritur që ta mposhtë klubin e Napolit me rezultat minimal 2-0 pas golave të Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata.

Pjesa e parë u mbyll 0-0 me të dyja skuadrat duke kërkuar golin dhe ishte një pjesë e barabartë

Në pjesën e dytë, Ronaldo 64’ shënoi golin e parë në ndeshje. Në anën tjetër, Lorenzo Insine ka humbur penalltinë në minutën e 80-të.

Epilogun përfundimtar kësaj ndeshje ia dha Alvaro Morata duke shënuar në minutën e 90-të.

Ky është trofeu i parë për Andrea Pirlon si trajner, ndërsa i nënti i Super Kupës së Italisë për Juventusin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Me Tiranën për 1 vit e gjysmë, sulmuesi finlandez mbërrin në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i ri i Tiranës, Tim Vairinen mbërriti sot në Shqipëri. 27-vjeçari finlandez, i cili ka firmosur kontratë 1.5 vjeçare u prit nga drejtori i klubit bardheblu Tefik Osmani. Tirana njofton se ish-futbollisti i Helsinkit është akomoduar nga stafi i Tiranës.

Vairinen do t’u bashkohet në stërvitje kampionëve në fuqi të Shqipërisë pas derbit të nesërm me Partizanin. Vairinen konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për Tiranën.

NJOFTIMI I TIRANËS

Tim Väyrynen mbërriti këtë pasdite në Tiranë. Shtatlarti u prit në aeroportin e Rinasit nga stafi i ekipit nga ku u dërgua më pas të akomodohej. Lojtari është tashmë i gatshëm për t’u vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Dede. Pas ndeshjes së nesërme ai pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje për t’u përgatitur për sfidën e rradhës. #welcome

LEXO TE PLOTE