Connect with Us

Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste

Bota

Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste

Publikuar

-

Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste

Misioni diplomatik amerikan në Turqi paralajmëron shtetasit e saj për sulme të mundshme terroriste

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në Turqi kanë paralajmëruar shtetasit amerikanë në atë vend për mundësinë e sulmeve terroriste në Stamboll dhe zona të tjera brenda vendit.

Përmes një paralajmërimi të publikuar të premten, misioni tha se kishte marrë “njoftime të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëbime ndaj shtetasve amerikanë dhe shtetasve të huaj në Stamboll, përshirë sulme kundër Konsullatës së Përgjithshme amerikane, si dhe vende të tjera të mundshme në Turqi”.

Misioni paralajmëron shtetasit amerikanë që të tregojnë shumë kujdes në ndërtesa të mëdha zyrtare, qendra tregtare dhe objekte private ku mund të mblidhen amerikanët dhe shtetas të tjerë të huaj.

Misioni njoftoi se kishte ndërprerë sherbimin e vizave dhe veprime të tjera që ofrohen për amerikanët në zyrat e saj.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se paralajmërimi u lëshua “si rezultat i vlerësimeve të vazhdueshme të situatës së sigurisë” në atë vend por nuk dha detaje specifike në lidhje me faktorët që e kishin nxitur të publikonte paralajmërimin.

LEXO EDHE:  Gjermania gëzon imazhin më të mirë mbarëbotëror

Paralajmërimi pasoi sulmet e fundit ajrore amerikane kundër forcave të al-Kaidës në Siri, përshirë një sulm të enjten ku u tha se udhëheqës të lartë terroristë po takoheshin.

“Grupi terrosit i al-Kaidës në Siri shfrytëzon paqëndrueshmërinë në pjesën veriore të atij vendi për të krijuar dhe mbajtur strehë të sigurta për të koordinuar aktivitetet,” paralajmëroi përmes një deklerate Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

Provinca Idlib e Sirisë është baza e fundit e rebelëve në atë vend pas një dekade lufte. Forcat opozitare, ku përfshihen edhe luftëtarë xhihadistë, vazhdojnë të sprapsin sulmet nga Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad me ndihmën e ushtrisë turke./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Një lajm i hidhur vjen për botën e politikës në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare deputeti Amdi Bajram.

Baramaj ka drejtuar për disa vite të tëra partinë e Lidhjes së Romëve.

Ai ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

LEXO EDHE:  Video- Shtëpia përpihet nga flakët/ Shqiptari digjet për së gjalli

LEXO EDHE:  Konflikti SHBA-Iran/ Ngjela i ashpër: Mos dëgjoni hoxhallarët

Mjekët deklarojnë se i ndjeri kishte probleme me zemrën përveçse se ishte me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord të infektuarish në Greqi/ Humbin jetën 5 pacientë, 91 në intubim

Publikuar

-

Nga

Rekord infektimesh në Greqi/ Humbin jetën 5 pacientë, 91 në intubim

Greqia vijon të shënojë rekord të infektuarish me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 935 raste të reja ndërsa kanë humbur jetën pesë pacientë.

Athina mbart më shumë raste, por në hartën greke të shpërndarjes së rasteve nga Covid-19 shumë probleme paraqet veriu ku disa qytete si Kozani dhe Kosturi janë në ”Lock-Down”, një rajon i Kretës si dhe ishujt kufitarë me Turqinë.

Ndërkohë 91 pacientë ndodhen të intubuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Si duhet të ndryshojnë debatet e kandidatëve për president?

Publikuar

-

Nga

Si duhet të ndryshojnë debatet e kandidatëve për president?

Shtimi i një butoni për mbylljen e mikrofonit në debatin e fundit presidencial, mund të jetë ndryshimi i parë mes disa ndryshimeve për debatin e ardhshëm presidencial. Ekspertët thonë se nevojiten edhe ndryshime të tjera për t’i përshtatur debatet me kohën.

Theksimi i fjalës “pa ndërprerje” ishte shumë i dukshëm gjatë debatit përfundimtar për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Butoni u shtua për të parandaluar një përsëritje të ndërprerjeve që ndodhën në debatin e parë mes Presidentit Donald Trump dhe ish-Nënpresidentit Joe Biden.

Fikja e mikrofonit të njërit kandidat ndërsa flet kandidati tjetër, ishte ndryshimi i parë madhor për debatet presidenciale, që kur u shtua debati i stilit të një takimi me audiencë në vitin 1992.

Por, çfarë tjetër mund të bëhej?

Një ide është që të zhvillohet një studim.

Mund të prezantohet një situatë tipike me të cilën mund të përballet një president. Mos të përmendej vendi me emër, por mund të krijoheshin skenarë me reagimet në kohë reale, për të parë se si do të shkonte”, thotë Alan Schroeder, profesor i gazetarisë në Universitetin Northeastern.

“Debati do të fillonte me paraqitjen e situatës. Keni 30 minuta për t’u takuar me këshilltarët dhe duam të riktheheni me një pozicion”, thotë John Koch, drejtor për debatin në Universitetin Vanderbilt.

“E dimë që një president nuk vepron normalisht në izolim. Pra, mund të jetë interesante të shohim se si ia dalin në një format grupi kur u duhet të improvizojnë”, thotë zoti Schroeder.

“Pastaj do të debatohet se si u arrit në atë vendim, si dhe për cilësinë e vendimmarrjes”, thotë zoti Koch.

Një ide tjetër do të ishte zhvillimi i një dialogu të lirë nëpërmjet një podcast-i popullor.

LEXO EDHE:  Pollo sulmon Ambasadën e SHBA/ Sms të papranueshme, duhen refuzuar

LEXO EDHE:  Konflikti SHBA-Iran/ Ngjela i ashpër: Mos dëgjoni hoxhallarët

“Po sikur të merrnin pjesë Trump dhe Biden në podcast-in e një opinionisti të njohur? Pa audiencë, vetëm ata të tre. Katër orë. Dhe t’ia lëmë opinionistit t’i bëjë ata të flasin dhe të shohim qëndrimet e tyre”, thotë Mary Kate Cary, nga Qendra “Miller” e Universitetit të Virxhinias.

Dhe megjithëse u shtua butoni i fikjes së mikrofonit për pjesën e përgjigjeve fillestare ndaj pyetjeve, po zhvillohet edhe një diskutim për të shtuar një gjyqtar, krahas moderatorit.

Nëse bëni një pyetje dhe ata nuk ju përgjigjen, duhet ta bëni përsëri derisa të përgjigjen. E gjithë kjo është puna e moderatorit. Dhe është shumë e vështirë të bësh atë punë nëse po analizon sa minuta po flasin njerëzit ose kush e ka radhën”, thotë Karrin Vasby Anderson, profesore e komunikimit, në Universitetin e Shtetit Kolorado.

Komisioni për Debatet Presidenciale ka katër vjet kohë për të shqyrtuar formate të ndryshme.

Por sa mund të ndryshohet realisht?

Por pengesa kanë qenë gjithmonë pjesëmarrësit. Ata nuk duan të bëjnë asgjë që e bën një situatë tashmë të rrezikshme edhe më të rrezikshme“, thotë zoti Schroder.

Në këtë moment duhet të kemi kandidatët, sërish pa teleprompter, pa shënime, pa ndihmësa; pra të kemi kandidatin e vërtetë. Pra, mund të provojmë të gjitha mundësitë për ta bërë ndërveprimin më të efektshëm.

Por, kjo nuk siguron që kandidatët do t’i ndjekin rregullat“, thotë Mitchell McKinney, Profesor i Komunikimit Politik, në Universitetin e Misurit./voa

LEXO TE PLOTE