Connect with Us

Aksidenti i frikshëm, momente paniku për futbollistin e Juventusit

Seria A

Aksidenti i frikshëm, momente paniku për futbollistin e Juventusit

Publikuar

-

Dejan Kulusevski ka kaluar momente ankthi pasi babai i tij është përfshirë në një aksident rrugor në Itali. Sipas asaj që raporton TG 24, i ati i suedezit ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip  Jeep kur makina është përmbysur.

Lajmi është përhapur me shpejtësi, teksa fatmirësisht nuk ka pasur pasoja nga aksidenti. Gjithçka ka ndodhur për shkak të pakujdesisë dhe humbjes së vëmendjes, teksa lojtari I Juventus ka kaluar momente ankthi për shëndetin e të atit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Milani tenton goditjen e bujshme, ëndrra e kuqezinjve quhet Sergio Ramos

Publikuar

-

Nga

Sergio Ramos ka hequr shiritin e kapitenit nga krahu i tij dhe sezonin e ardhshëm nuk do të udhëheqë më klubin me të cilin fitoi çdo trofe të mundshëm.

Me lot në sy mbrojtësi spanjoll njoftoi ndarjen me Realin e Madridit, ndërsa ekipet më të mëdha dhe të pasura të Europës kanë nisur nga puna për të arritur një marrëveshje me 35-vjeçarin.

Por një goditje të bujshme në këtë merkato synon ta bëjë edhe Milani, që sipas “El Chiringuito“ kanë nisur kontaktet me Ramosin.

Kuqezinjtë kërkojnë të sjellin në Serie A një nga mbrojtësat më të mirë që ka njohur bota e futbollit, por problem duket të jetë paga e lojtarit. Spanjolli kërkon një rrogë prej 15 milionë eurosh neto në sezon, një shifër kjo e lartë për financat e Milanit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Operohet Eriksen, tani nuk luan dot më me Interin

Publikuar

-

Nga

Pas shumë testesh për zemrën, u ra dakord që Kristian Eriksenit t’i vendoset një defribilator, i cili do ta rikthejë në punë zemrën në rast të përsëritjes së një tjetër arresti kardiak dhe ai e ka pranuar këtë vendim.

Ky është njoftimi që ka bërë Federata Daneze e Futbollit një ditë më parë.  Pikërisht ditën e djeshme, Eriksen i është nënshtruar operacionit, teksa ka vendosur defribilatorin dhe sot pritet të largohet nga spitali.

Nuk flitet ende për një diagnozë të saktë, se cila ishte arsyeja e arrestit kardiak edhe pse lihet të kuptohet se bëhet fjalë për një miokardit.

3-4 javë pas operacionit Eriksen do t’u nënshtrohet sërish testeve për të kuptuar nëse defribilatori do të jetë i përkohshëm apo i përhershëm. Por, ligji italian nuk e lejon një sportist të luajë me të. Erikseni është mirë, por e ardhmja si futbollist sot mbetet ende enigmë.

HIPOTEZA– Ligji italian nuk e lejon një lojtar me probleme në zemër që të luajë në Itali, por gjithsesi ekziston një mundësi e vogël, që lojtarin ta shikojmë përsëri me fanellën e Interit. Nëse 3-4 javë pas operacionit, Eriksen nuk ka më probleme me zemrën, atëherë mund të nisin procedurat, që t’i jepet mundësia të luajë me fanellën zikaltër.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi dhe Italia në zi, ndahet nga jeta legjenda Boniperti

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës, Italia ka marrë lajmin e keq se është ndarë nga jeta legjenda, Xhampiero Boniperti si pasojë e një insufiçience kardiake.

Në muajin korrik, Boniperti do të mbushte plot 93 vjeç, por që për fat të keq nuk ia doli. boniperti është një emër i rëndësishëm për Italinë, por veçanërisht për Juventusin. Ai ka qenë një futbollist i bardhezinjve dhe më pas si drejtues.

Ndërkohë, Boniperti ka mbajtur edhe titullin e presidentit të Nderit. Lajmi për ndarjen nga jeta e Bonipertit është dhënë nga familja e tij dhe ka sjellë reagime të shumta nga njerëzit e sportit në Itali.

LEXO TE PLOTE