Connect with Us

A është i mundur zerimi i rasteve me Covid-19 ?

Shëndeti

A është i mundur zerimi i rasteve me Covid-19 ?

Publikuar

-

A është i mundur zerimi i rasteve me Covid-19 ?

Nga Kingston Mills “The Conversation”

* Shumica e shkencëtarëve bien dakord se masat e rrepta të kontrollit, që përfshijnë gjurmimin e efektshëm të kontaktit, testimin dhe izolimin, së bashku me distancimin social dhe mbajtjen e maskës, janë të nevojshme për të kufizuar përhapjen e SARS-CoV-2.

Koreja e Jugut, Tajvani, Kina dhe Zelanda e Re i kanë përdorur me sukses këto qasje për të mposhtur virusin. Disa madje kanë bërë thirrje për një përqasje të zero rasteve me Covid-19, duke u përpjekur ta eleminojnë virusin, në vend se thjeshte të frenojnë përhapjen e tij. Zelanda e Re gati pati sukses në këtë aspekt. Por pas 100 ditësh pa asnjë rast, u shfaqën raste të reja për shkak të udhëtimeve ndërkombëtare dhe burimeve të tjera të panjohura. Ndërsa është e mundur të rrafshohet kurba duke përdorur këto masa kontrolli, zerimi i rasteve me Covid-19 është diçka shumë më e vështirë. Ai mund të jetë i mundur për disa vende ishullore. Por edhe shembulli i Zelandës së Re, tregon se edhe atëherë është e nevojshme të parandalohet ri-importimi i virusit nga jashtë.

Kjo gjë do të kërkonte kufizime të zgjatura dhe të rënda të udhëtimeve ndërkombëtare, dhe testim rigoroz të pasagjerëve para dhe pas udhëtimit. Duke pasur parasysh se ka pak oreks për një mbyllje të zgjatur të kufijve, vetëm masat e kontrollit të komunitetit nuk janë të mjaftueshme për ta eleminuar virusin, dhe zerimi i rasteve nuk është aktualisht i mundur. Por mund të jetë në të ardhmen, në rast se përdorim qasje të ndryshme.

Mënyra më efektive e frenimit të Covid-19 shfrytëzon mekanizmin natyror të mbrojtjes së trupit të njeriut:sistemin  e tij imunitar. Shërimi nga një infeksion viral, shoqërohet zakonisht me zhvillimin e imunitetit. Nëse infeksioni me SARS-CoV-2 të mbron nga ri-infektimi, kjo nuk dihet ende, por ka shumë pak shembuj të njerëzve që ri-infektohen prej tij.

Shumica e njerëzve të infektuar, zhvillojnë antitrupa kundër koronavirusit, dhe ndërsa ata që nuk shfaqin simptoma mund të mos gjenerojnë antitrupa, infeksioni mund të aktivizojë sërish qelizat T të sistemit imunitar, të cilat ofrojnë një mbrojtje alternative.

Pra, duket se infeksioni gjeneron imunitet tek shumica e njerëzve, të paktën në një periudhë afatshkurtër. Ndaj, kohët e fundit disa shkencëtarë kanë sugjeruar që virusi të lejohet të përhapet në masë në popullata – duke mbrojtur të moshuarit dhe më të rrezikuarit- për të lejuar arritjen e imunitetit të tufës.

Ky është pragu ku mjaftueshëm njerëz në një popullatë janë bërë imunë, dhe e ndalin përhapjen e madhe të një sëmundje. Për një virus shumë të transmetueshëm si fruthi, pragu është deri në 90-95 për qind. Disa kanë sugjeruar se ai mund të jetë deri në 50 për qind për SARS-CoV-2.

Konsensusi më i gjerë, është se ai do të jetë rreth 60-70 për qind. Por përqindja e njerëzve që janë infektuar deri tani me SARS-CoV-2 dhe që janë shëruar aktualisht, është shumë larg kësaj shifre. Studimet sugjerojnë se rreth 3 përqind e njerëzve në Dublin të Irlandës janë prekur nga virus.

LEXO EDHE:  Kastriot Islami tregon gabimet e qeverisë në raport me SHBA-të

Në Nu Jork të SHBA-së, kjo shifër është shumë më e lartë:23 për qind. Por shkalla e lartë e infeksioneve atje, ka sjellë vdekjen e shumë më tepër njerëzve, madje edhe duke marrë parasysh popullsinë e saj të madhe. Edhe Suedia, që zbatoi një politikë liberale për frenimin e pandemisë, solli një numër të lartë rastesh, teksa ka pasur 10 herë më shumë vdekje për 1 milionë banorë sesa Finlanda dhe Norvegjia fqinje.

Pra për shumicën e njerëzve, rreziqet shoqëruese të ndjekjes së strategjisë së imunitetit të tufës, e bëjnë atë të papranueshme për mposhtjen e virusit, e lëre më pastaj për eliminimin e tij të plotë Gjithsesi, arritja e imunitetit të tufës përmes vaksinimit, ka të paktën në teori potencialin për të na çuar në zerimin e vështirë të rasteve me Covid-19. Vaksinat kanë zvogëluar shumë rastet me difteri, tetanoz, fruth, shyta, rubeolë dhe hemofili, thuajse deri afër zeros në shumë vende të zhvilluara.

Aktualisht janë në zhvillim e sipër më shumë se 200 vaksina kundër SARS-CoV-2. Por ato kanë një objektiv më modest sesa zhdukja e plotë e virusit:të jenë të paktën 50 për qind efektive, pragu i nevojshëm që ato të miratohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Ndërkohë, ato do të duhet të jenë efektive dhe të sigurta për të gjitha grupmoshat, teksa duhet të prodhohet në sasi të mjaftueshme për të vaksinuar mbi 7 miliardë njerëz, dhe kjo gjë do të kërkojë kohë. Për shembull, AstraZeneca ka nënshkruar marrëveshje për të prodhuar 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.

Por vaksinimi i të gjithëve mund të zgjasë me vite. Dhe ndikimi nuk do të jetë i menjëhershëm. Rasti i fundit i lisë ishte në vitin 1977, 10 vjet pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë nisi një program global për çrrënjosjen e asaj sëmundje, dhe gati 200 vjet pasi u zhvillua vaksina e parë e lisë. Dhe janë dashur më shumë se 30 vjet që nga fillimi i Nismës Globale të Çrrënjosjes së Poliomelitit, për të eleminuar poliomelitin kudo në botë përveç Pakistanit dhe Afganistanit .

Pra, ndërsa një vaksinë efektive ofron shansin më të mirë për të zeruar rastet me Covid-19, ne duhet të jemi realistë mbi atë që është e mundur. Eliminimi i virusit në pjesën më të madhe të botës, edhe pse nuk është i paimagjinueshëm, mund të kërkojë shumë vjet përpjekje./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vaksina anti-Covid/ Specialisti deformon deklaratën e Manastirliut: Do prodhohet në Indi

Publikuar

-

Nga

Vaksina anti-Covid/ Specialisti deformon deklaratën e Manastirliut: Do prodhohet në Indi

Specialisti i çështjeve mjekësore Roland Shuperka ka reaguar pas deklaratave të ministers së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se Shqipëria ka siguruar një dozë të konsiderueshme të vaksinave Covax.

Ministrja tha mbrëmjen e djeshme se deri tani janë parapaguar 3.9 milionë dollarë, duke theksuar se pavarësisht se Shqipëria ka bërë një parapagesë te Covax, po shikon edhe mundësi të tjera.

Ministrja tha më tej se një ndër kompanitë kandidate që prodhon vaksinën dhe që ka lidhur marrëveshjen me Covax është edhe AstraZeneca, duke shtuar se është duke negociuar gjithashtu edhe me Pfizer dhe Modernën.

Por ndonëse vetë ministrja e deklaroi se është në diskutim me të tjera kompani për vaksinën anti-Covid, specialistti Shuperka duket se nuk i ka dëgjuar si duhet. Manastirliu tha se janë duke negociuar me  Pfizer dhe Modernën dhe jo se kanë arritur tët sigurojnë një marrëveshje.

Po ashtu edhe Arban Domi tha mbrëmjen e djeshme që në dijeninë time Covax nuk ka marrëveshje me këto dy kompani.

“Për sa i përket planit që ka Shqipëria dua të them ku qëndron e vërteta. Covax është Aleanca Globale për Vaksinën. Për momentin këto, kanë bërë kontratë me Glaxo dhe Sanofi për 200 milion doza. Por si Sanofi dhe Glaxo për një apo dy muajt e ardhshëm…. Nuk dihet se kur do të dalin. Janë 200 milionë doza të kontraktuara nga Covax dhe qëllimi i Covax është joifitimprurës dhe është për të ndihmuar vaksinimin e vendeve të varfra. Me sa di unë, për momentin kontrata është me Sanofi dhe Glaxo”, ttha Domi.

LEXO EDHE:  Kjo është arsyeja që shkoi në SHBA? Blogerja e njohur shqiptare paska luftuar me tumorin

LEXO EDHE:  Rama ngacmon sërish Metën/ “Si president ka vetëm kostumin”

Por për specialistin e çështjeve mjekësore, vaksina që pritet të vijë në vendin tonë do të jetë prodhim i Indisë, duke shtuar se ISHP ka shumë vite që nuk e ble vaksinën kundër gripit tek kompanitë e sipërpërmendura, duke deformuar kështu fjalimi e Domit dhe Manastirliut.

Ne nje emision TV mbremjen e kaluar:

Arban Domi ( Specialist ne SHBA, qe punon ne kompani ne prodhimimin e vaksinave), nxjerr bllof znj. Manastirliu: “COVAX s’ka asnjë lidhje me Moderna-n dhe Pfizer, por ka kontratë me një kompani që prodhon në Indi për vendet e varfra”.

Duke u nisur nga ky prononcim, kam bindjen se Shqiperia do te bleje vaksine prodhim Indian te Covid-19.

Përse e kam kete bindje?

– Ne Tirane jane dy perfaqesite e kompanive me me emer ne Evrope ne fushen e prodhimit te vaksinave, keto kompani do po prodhojne edhe vaksinen per Covid 19.

Instituti i Shendetit Publik prej shume vitesh nuk e ble vaksinen e gripit (qe i shperndahet falas qytetareve), te keto kompani por ble prodhimin Indian pra Lidhja per ta blere vaksinen Indiane ekziston.

-Blerja e vaksines ne Indi, nuk ekspozon edhe çmimin per njesi qe eshte ne favor te drejtuesve qe abuzojne me fondet e shtetit”, u shpreh specialisti i çështjeve mjekësore Roland Shuperka./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Habit eksperti Arban Domi/ Vaksinimi nuk do ta zhdukë Covid-19

Publikuar

-

Nga

Habit eksperti Arban Domi/ Vaksinimi nuk do ta zhdukë Covid-19

Një nga pikëpyetjet më të mëdha në të gjithë botën është nëse vaksinat anti-Covid do të na mbrojnë vërtet nga virusi.

Drejtori i zhvillimit të vaksinave në kompaninë GeoVax Arban Domi, u shpreh me rezerva për këtë çështje, pasi ai pretendon se vaksinimi nuk do ta zhdukë virusin.

Domi deklaroi në emisionin “Opinion” se të dyja vaksinat, si ajo e Pfizer dhe e Modernës, nuk të shpëtojnë nga infeksioni, por të lejojnë që të kalosh sëmundjen.

“E përgjithshmja është që nuk e dimë, sepse është vaksinë disa mujore. Ndërsa mendimi im dhe besoj që të dy doktorët në panel do të jenë dakord me mua, është se koronaviruset në përgjithësi janë sezonale, si dhe gripi, dhe për shumë arsye që nuk e di në do kemi mundësi t’i diskutojmë ato do të vijnë vit pas viti dhe nuk mendoj që vaksinimi do ta zhdukë. Është një gjë shumë e rëndësishme të dihet, sepse u përmendën maskat pas vaksinimit.

Po flitet për maskat pas vaksinimit, sepse të dyja vaksinat, të paktën këto që janë më të zhvilluarat, Pfizer dhe Moderna, nuk të shpëtojnë nga infeksioni. Por të lejojnë që ta kalosh sëmundjen. Kjo ka anën pozitive dhe negative. Ana pozitive është që duke të ulur simptomat, sëmundja do të jetë shumë-shumë më e ulët se normalisht (agresiviteti do jetë shumë më i ulët). Në shumicën e njerëzve nuk do të ndihet fare pas vaksinës. Por në mosha të ndryshme ose me sëmundje, mund të jenë më të prekur, por gjithmonë shumë më mirë se në kushtet pa vaksinë”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“S’duhet të trembemi nga riinfektimi”/ Sulçebe: Ka agresivitet më të ulët

Publikuar

-

Nga

“Maska duhet mbajtur edhe në rrugë”/ Mjeku Sulçebe tregon vitaminat që ndihmojnë për imunitetin

Mjeku i njohur Genc Sulçebe deklaroi mbrëmjen e sotme se qytetarët nuk duhet të tremben nga një riinfektim i dytë nga koronavirusi.

Sulçebe deklaroi në emisionin “Opinion” se riinfektimi ndodh, pasi përgjigja imunitare nuk është për të gjithë qytetarët njëlloj.

“Përgjigja imunitare nuk është për të gjithë njëlloj. Ndryshon përgjigja nga një individ në tjetër. Njëri ka përgjigje më të mirë, tjetri një përgjigje më të dobët. Kjo tregohet edhe me faktin se disa nuk kanë shenja, ndërsa disa të tjerë përfundojnë në spital”, u shpreh ai.

Sipas tij, riinfektimi kthehet në një agresivitet më të ulët.

LEXO EDHE:  Kastriot Islami tregon gabimet e qeverisë në raport me SHBA-të

LEXO EDHE:  E reja shtatzëne humbi jetën/ Bashkëshorti rrëfen si u infektua 28-vjeçarja

Riinfektimi kthehet në një agresivitet më të ulët. Imagjinoni që në qindra milionë njerëz të infektuar këto raste që në fakt janë pak vërtetuar shkencërisht, janë me dhjetëra. Janë përjashtime që vërtetojnë rregullin, ligjin që kemi imunitet mbrojtës të sigurtë dhe nuk duhet të kemi frikë”, theksoi mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE