Connect with Us

166 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Kosova & Rajoni

166 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Publikuar

-

166 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të shtunën janë shënuar dy viktima dhe 166 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ky rezultat vjen pas testimit të 1.056 mostrave.

Brenda 24 orëve kanë rezultuar të shëruar 55 pacientë, njoftoi IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste ndërkaq i vdekjeve 661, raporton rel.

LEXO EDHE:  Marrëveshje Kosovë-BE për zgjatjen e mandatit të EULEX-it

Derisa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.034 raste, ndërkaq raste aktive 2.062./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani takon presidentin slloven/ “Kufijtë e Kosovës janë përcaktuar në vitin 2008”

Publikuar

-

Nga

Pas më shumë se një orë takim me presidentin slloven, Borut Pahor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pret nga Sllovenia që të vazhdojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe arsimit. Në lidhje me kufijtë e Kosovës, znj. Osmani ka thënë se ata janë përcaktuar në vitin 2008, ndaj tani duhet të diskutohet për çështje aktuale.

“Kufijtë tonë janë përcaktuar në vitin 2008. Kosova do të ulet në tavolinë për të trajtuar tema që janë të rëndësishme për vendin tonë”, tha ajo.

Vjosa Osmani dhe homologu i saj slloven kanë diskutuar për përgatitjet e nevojshme për procesin e Brdu-Brijuni dhe nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës. Znj. Osmani ka kërkuar mbështetje për vaksinat kundërt COVID-19.

“E sigurova presidentin qe Kosova e ka prioritet integrimin evropian. Reformat që duhet të ndërmerren nuk i shohim si të imponuar por për nevojën e qytetarëve tanë. E potencuam qartë që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin të vizave. Jo që ka plotësuar kriteret, por dyfishin e tyre. Është një pritje e gjatë dhe i mbetet BE-së të mbajë premtimin. E njoftova presidentin për faktin që akoma kemi nevojë për mbështetje sa i përket vaksinave. Shpresoj qe Sllovenia që ndihmojë Kosovën, sepse siç thotë edhe populli ynë “miku i mirë gjendet në ditë të vështira”, tha ajo.

LEXO EDHE:  A do të futet Edi Rama me PS në zgjedhjet e Kosovës, ashtu siç garoi Albini me VV në Shqipëri?

LEXO EDHE:  Zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës

Në konferencën e përbashkët për media, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka deklaruar se do të këshillohen mbi vështrimet dhe perspektivën evropiane.

“Do të provojmë të shohim se a mund të themi diçka më optimiste sa i përket perspektivës evropiane të shteteve të Ballkanit. Në aspektin e paqes dhe sigurisë, në zonën e Ballkanit Perëndimor është me rëndësi që të vihet deri në një qëndrim të BE-së se zgjerimi është domosdoshmëri gjeopolitike e karakterit primar. BE duhet të përshpejtojë këtë proces dhe ta shohë këtë hapësirë si tërësi”, tha ai. Euronews.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata në Kosovë/ Katër viktima dhe 113 raste të reja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Katër viktima dhe 113 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se dy raste të vdekjes u regjistruan në Prishtinë dhe nga një rast në Kaçanik dhe Mitrovicë.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,678 mostrave. Shifra prej 113 i bie që 6 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Përqindja e rasteve pozitive është më e lartë se një ditë më parë, kur ishte 3%.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 316 pacientë u shëruan nga koronavirusi. Shifrat e sotme e çojnë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Kosovë në 106,651, të viktimave në 2,217 dhe të të shëruarve në 98,539. Raste aktive aktualisht janë 5,895.

LEXO EDHE:  Marrëveshje Kosovë-BE për zgjatjen e mandatit të EULEX-it

LEXO EDHE:  Elvana Gjata quan Kosovën “shtëpinë e saj” dhe flet për herë të parë pas koncertit

Në Kosovë, të mërkurën, nisi edhe faza e dytë e vaksinimit kundër koronavirusit, që përfshin personat 65-79 vjeç. Po sot, Kosova siguroi mbi 38,000 doza të vaksinave nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid në Kosovë/ Arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër koronavirusit përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Lajmin e ka konfirmuar Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF dhe zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shpërndarja e vaksinave AstraZeneca, sipas UNICEF-it, do të bëhet në bazë të planit kombëtar të vaksinimit të Kosovës.

Ky është kontigjenti i dytë i vaksinave që Kosova pranon nga program COVAX, pasi më 28 mars, kishte arritur dërgesa e parë me 24.000 doza të vaksinës.

Këtë javë dhe javën e kaluar, vendi ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.

BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, të cilat do të shpërndahen gradualisht.

Të mërkurën ka filluar vaksinimi i personave mbi 65 vjeç kundër koronavirusit.

Radhë të gjata të qytetarëve janë krijuar te salla e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, ku po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19.

Niman Bardhi, koordinator për vaksinim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, i tha Radios Evropa e Lirë se rradhët e qytetarëve janë krijuar pasi nuk është përcjellë mesazhi në mënyrë të duhur që kjo grupmoshë do të vaksinohet në komunat përkatëse nga data 15 maj.

LEXO EDHE:  Elvana Gjata quan Kosovën “shtëpinë e saj” dhe flet për herë të parë pas koncertit

LEXO EDHE:  Elvana Gjata quan Kosovën “shtëpinë e saj” dhe flet për herë të parë pas koncertit

“Është e pamundur që këtë grupmoshë ta kthejmë mbrapa dhe kjo është arsyeja që është mbipopulluar salla 1 Tetori. Në vend që të presin datën 15 dhe të vaksinohet në komunat e tyre, të gjithë kanë ardhur në sallën 1 Tetori”, tha Bardhi.

Sipas planit shtetëror, vaksinimi në Kosovë është ndarë në tri faza.

Personat 65-79 vjeç bëjnë pjesë në fazën e dytë, ashtu si edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë.

Në fazën e parë, që ka nisur në fund të marsit, janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.

Në fazën e tretë, ndërkaq, pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë së Kosovës. REL

 

LEXO TE PLOTE