Connect with Us

“Zbërthehet” Spiropali/ Tregon dhuratën që i bën kryeministri çdo ditëlindje

Politikë

“Zbërthehet” Spiropali/ Tregon dhuratën që i bën kryeministri çdo ditëlindje

Publikuar

-

“Zbërthehet” Spiropali tregon dhuratën që i bën kryeministri çdo ditëlindje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka treguar momente nga jeta e saj përtej politikës.

E ftuar në ‘Abc neës’ me gazetarin Ermal Peçi, Spiropali ka treguar se i shoqi nuk është njeri i dhuratave, por e përmbush në pikëpamje të tjera. E pyetur se ç’dhuratë ka marrë nga kryeministri Edi Rama, ministrja thotë se ka marrë një shishe verë dhe kjo është traditë në kryeministri.

“Im shoq nuk është njëri i dhuratave, por më përmbush në pikëpamje të tjera. Rama dhuron shishe me verë për ditëlindje, është një traditë në kryeministri. S’kam suvenir tjetër, vera mjafton, por s’e kam provuar, shpresoj të jetë e mirë”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/Ushtarët i bëre fshesaxhinj! Po veriu të bën alergji?!

E pyetur nëse në dollap ka veshje që nuk i ka veshur kurrë, ajo e ka pohuar këtë fakt.

“Kam një stil dhe qëndroj në atë stil”, tha Spiropali.

Më tej ajo foli edhe për fobinë që ka që në vogëli, gjilpërën.

“Kam një fobi nga gjilpëra, sa herë që duhet ta bëj, madje kur shkova të lind fëmijët, fola me mjekun dhe i thash duroj gjithçka, të lutem vetëm serum mos më bëni. Më ka bërë alergji në vogëli penicilina dhe që atëherë më ka mbetur kjo fobi”, tha ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Kolegji Zgjedhor rrëzon PD për qarkun e Fierit

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor shqyrtoi ditën e sotme kërkesën-ankesë të PD, për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në shqyrtim kaluan ankesat për Qarkun e  Fierit dhe të Elbasanit.

Për qarkun e Fierit, Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën e PD.

Gjithashtu ditën e sotme Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin edhe për qarkun e Elbasanit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Faktet/ Basha “masakron” Partinë Demokratike, vijon e tallet me demokratët

Publikuar

-

Nga

Faktet/ Basha “masakron” Partinë Demokratike, vijon e tallet me demokratët

Të dielën në 13 qershor, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për kryetar, ku në garë ishin katër kandidatë, Edith Harxhi, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe vetë kreu në detyrë Lulzim Basha.

Pas përfundimit të numërimit të votave, rezultoi se Basha ka arritur të mbajë karrigen e kryetarit të PD-së, por me një numër votash, shumë herë më të ulët se në 2017.

Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë Demokratike ka bërë të ditur se Lulzim Basha ka fituar me 32 882 vota.

Por, ka edhe një tjetër detaj.

Lulzim Basha rezulton me një humbje të ndjeshme të votave, në krahasim me vitin 2017, ku kishte marrë 58 mijë vota.

Edhe pse arriti sërish të mbajë karrigen e kryetarit, votimi i demokratëve duket se është një “shuplakë” e fortë për Lulzim Bashën, pasi mori rreth 25 mijë vota më pak se katër vite më parë.

Por, duke qënë se tani Basha nuk mund të justifikohet sërish, duke thënë se “ia vodhi Rama”, tenton tiu hedhë hùi syve demokratëve, duke dalë në konferenca për shtyp, ku thotë se “mbështetja ishte e jashtëzakonshme”.

Në fakt sesa e mbështesin demokratët Lulzim Bashën, kjo tashmë dihet dhe është e provuar.

Por, Lulzim Basha mesa duket i urren demokratët dhe Partinë Demokratike.

Dje në një deklaratë për mediat, Basha tha se “Ndaj dua të falenderoj secilin prej jush, nga themeluesit tek anëtarët më të rinj, për ushtrimin më të bukur të demokracisë brenda partisë tonë, në një proces unik falë të cilit edhe njëherë Partia Demokratike ngrihet në lartësinë e emrit dhe të historisë së saj.”.

Në fakt kjo nuk është asgjë tjetër veçse një tallje nga ana e Lulzim Bashës.

Së pari vetë Lulzim Basha ka “vrarë” senatorët e kësaj partie. Së dyti në PD nuk ka mbetur më asgjë demokratike.

Ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar gjatë gjithë fushatës, procesi zgjedhor për kreun e PD, vetëm demokraci nuk kishte.

Data e zgjedhjeve, është një detaj, i kritikuar fort edhe nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Basha vendosi 13 qershorin si datë për zgjedhjet, duke mos iu lënë kohë kandidatëve për fushatë.

Nga ana tjetër, e gjithë gara u zhvillua në kushte plotësisht të pabarabarta. Basha garonte, përballë tre kandidatëve të tjerë, ndërkohë që ishte në karrigen e kryetarit dhe vuri në shërbim të tij të gjithë administratën e PD-së.

Dhe po të shikosh faqen zyrtare të PD në rrjetet sociale, është publikuar me video çdo takim i Lulzim Bashës në degët lokale, ndërsa për kandidatët e tjerë, asnjë takim.( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  “Ministri i Brendshëm”/ Rama dërgon sërish Lleshin në Presidencë

Për më tepër Lulzim Basha fshehu listat e anëtarësisë, duke mos ua vënë në dispozicion kandidatëve të tjerë, dhe këtë mesa duket ai e quan “proces demokratik”.( Lexo këtu)

Më tej, listat rezultuan të shkurtuara nga 103 mijë anëtarë që ishin deklaruar zyrtarisht në vitin 2017, u deklaruan 75 mijë  anëtarë, pra 28 mijë anëtarë më pak.( Lexo këtu)

Çdo detaj gjatë fushatës për kreun e PD, tregoi qartë se gara ishte e paravendosur dhe se Lulzim Basha po përgatiste një proces farsë, me qëllimin e vetëm që të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit të PD. ( Lexo këtu)

Por, përtej talljes që u bëri demokratëve, Basha nuk ndalet me kaq. Në deklaratën e djeshme ndër të tjera ai tha se “Po ashtu falenderoj me mirënjohje për mbarëvajtjen e këtij procesi komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit. Përkushtimi juaj meriton vetëm respekt!”.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/Kryeministri do që të ikë si i viktimizuar!

Për këtë detaj, në fakt Lulzim Basha nuk ka faj, që i falenderon komisionerët dhe numëruesit, pasi pa ndihmën e tyre vështirë se do kishte këtë rezultat.

Mjafton të shikojmë rastin e Durrësit, ku Lulzim Bashës i “mbinë” rreth 300 vota. ( Lexo këtu).

Apo rastin e Beratit, ku Bashës i dolën më shumë vota se votues. ( Lexo këtu).

Detajet tregojnë që është vetë Lulzim Basha që akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bnërë “masakër zgjedhore” në 25 prill, por nga ana tjetër Lulzim Basha vijon “masakrën” brenda Partisë Demokratike./CNA.al

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

“Forconi aritmetikën”/ Gazetari ironizon zgjedhjet në PD: Ta dinte Naimi i shkretë do ishte bërë kinez

Skandali-Manipulohen votat në Maliq/ Votojnë më shumë se në Korçë

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Gara në PD e paravendosur/ Jemin Gjana justifikon manipulimin

Basha “zhduk” anëtarët/ Rivalët nuk i marrin dot emrat

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Procesi skandaloz zgjedhor në PD/ Nga zhdukja e anëtarëve në lista tek votimi në grup

Fakti-Gara për kreun e PD e paravendosur/ Basha manipulon fushatën

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Plas” mes Dritan Lelit dhe Këshillit Bashkiak/ Sherr për masat anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Kreu Bashkiak i Vlorës Dritan Leli i ka drejtuar një letër Këshillit Bashkiak lidhur me mbledhjen e ditës së sotme ku shprehet se duhet të zhvillohet online.

Mbledhja është kërkuar nga vetë Këshilli Bashkiak në teatrin Petro Marko, por sipas Lelit bazuar në situatën nga Covid-19 duhet të bëhet në aplikacionin Zoom.

Por, siç duket Këshilli Bashkiak nuk është pajtuar me kërkesën e Lelit, ndaj ky i fundit ka informuar opinionin publik në rrjetet sociale.

Lidhur me mbledhjen e ditës së sotme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin Petro Marko. Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit”, ka shkruar Leli./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE