Connect with Us

U shkarkua nga Vettingu/ Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër

Vetingu

U shkarkua nga Vettingu/ Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër

Publikuar

-

U shkarkua nga Vettingu/ Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtarin Fuat Vjerdha, i cili votoi kundër uljes së dënimit për Dritan Dajtin.

Pas përjashtimit të tij nga Vettingu, Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë, duke u bërë i pari që rikthehet nga të gjithë të përjashtuarit.

Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA, Albana Shtylla. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit të mbyllur nga KPA.

LEXO EDHE:  Kazinotë në Shqipëri/ Braçe: Ndalimi i lojërave të fatit dhe basteve në fuqi

Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun, por tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kur vettingu në polici bën krimin e radhës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Jashtëm i Vettingut ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Besim Shabanin, zv.drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Sipas Komisionit, Shabani nuk justifikonte 20 mijë dollar për blerjen e një banese. Lidhur me shkarkimin e Shabanit kanë reaguar shumë njerëz të botës së medias si Artan Hoxha, Arsen Rusta por edhe kolegë të Gardës dhe uniformave blu të cilët janë shprehur se Garda e Republikës sot ka humbur një oficer model, që ka shërbyer në të gjitha qeveritë postkomuniste.

Për komisionin vlerësues ishte një subjekt që nuk arriti të vërtetojë dot se për pasurinë e tij, në përbërje të së cilës ishte vetëm një apartament parafabrikat 71 m katrorë në periferi të Tiranës, për të cilin kishte kontribuar vëllai, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por kush ishte ky “peshk i madh” i kapur nga drejtësia e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit sot?

Kolonel Besim Shabani për këdo që e njeh ndër rradhët e punonjësve të Gardës që prej vitit 1993, ishte një Oficer shembull, i devotshëm, bashkëpunues me institucionet shtetërore, i disiplinuar dhe kurdoherë i gatshëm për të ofruar ndihmën e tij. Ishte profesionisti që mori pjesë në qindra delegacione të huaja që vizituan Shqipërinë, ishte Oficeri që nderonte imazhin e Gardës në sajë të etikës së pashembullt dhe integritetit moral.

LEXO EDHE:  KPK shkarkon nga detyra prokurorin Adriatik Cama

LEXO EDHE:  Drejtorët e LSI ende në detyrë/ 10 institucione të paprekur nga reforma

Ushtaraku që e nisi karrierën pas përfundimit të Shollës së Bashkuar Skënderbej ka punuar në vite të vështira duke rrezikuar jo pak herë jetën në krye të detyrës. I ka ngjitur shkallët e karrierës duke merituar çdo detyrë që i është besuar, duke mos bërë kurrë kompromise që shkelnin parimet e tij të moralit.

Por, mesa duket për Komisionin e Vetingut e gjithë kjo nuk mjafton.

Kjo që ndodhi sot nuk është vetting por krimi i rradhës. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nuk justifikoi paratë për blerjen e shtëpisë/ Vetingu shkarkon Besim Shabanin

Publikuar

-

Nga

Nuk justifikoi paratë për blerjen e shtëpisë/ Vetingu shkarkon Besim Shabanin

Komisioni i Jashtëm i Vetingut shkarkon Besim Shabanin, zv.drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Sipas Komisionit, Shabani nuk justifikonte 20 mijë dollar për blerjen e një banese.

Gjatë senacës dëgjimore Shabanit i janë konstatuar probleme me pasurinë. Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit kërkoi një dokument qe Shabani të justifikoje pasurinë prej 20 mijë dollarë që sipas tij ia ka sjellë nga vëllai nga Amerika. Këtë shumë ai e ka përdorur në blerjen e shtëpisë.

LEXO EDHE:  Besim Hajdarmataj në “sitën” e vettingut/ KPK jep vendimin

LEXO EDHE:  Kazinotë në Shqipëri/ Braçe: Ndalimi i lojërave të fatit dhe basteve në fuqi

Sipas KJV ai nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat si ka treguar.

Ndërkaq KJV e ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Besim Shabanin, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve gjatë seancës së vettingut.

 

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Tre apartamente, njëri dhuratë rreth 100 000 euro/ Si ndryshoi pasuria e prokurorit Genci Qana ?

Publikuar

-

Nga

Intervista/ Rasmusen: Si Perëndimi duhet t’i kundërvihet fushatave dezinformuese të Kinës dhe Rusisë

Me 15 Maj 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar  projekt –aktin  e vlerësimit në kuadër të rivlerësimit  kalimtar për prokurorin Genci Qana.

Tashmë pritet caktimi i seancës dëgjimore nga Komisioni i Vettingut, për prokurorin Qana.

Ky i fundit karrierën e ka të përqëndruar në Tiranë, dikur tek Krimet e rënda dhe sot në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë.

Në këtë prokurori ai ka mbajtur edhe postin zëvëndesdrejtuesit dy herë, dhe një herë postin e drejtuesit, pas shkarkimit të Dritan Rreshkës nga Vettingu.

Prokurori Genc Qana ka numri dy i Prokurorisë së Tiranës në kohën që organi i akuzës drejtohej nga Ina Rama dhe ka marrë sërish të njëjtin post në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Arta Marku.

Edhe pasuria e tij ka njohur rritje ashtu karriera.

Në kohën që ai punonte në Prokurorinë për Krime të Rënda, Qana, rezultonte pronar i një apartamenti 2+1, blerë në vitin 2001, me vlerë 2 milion lekë të reja.

Ndër vite ai ka shitur dhe blerë makina, por më së shumti për makinë ai ka shpenzuar në vitin  2012 kur ka blerë një  Ford, modeli Focus C-Ma q ëka kushtuar, 14 900 euro. Për blerjen e kësaj makina, ai deklaron se ka marrë 5 000 euro borxh.

Ndërsa ndryshim në patundshmëri ka në vitin 2011, kur aid he bashkëshortja e tij Natalia Qana, kanë blerë një apartament me sipërfaqe 84. 4 m2, me vlerë 28 mijë euro.

Një vit më vonë në vitin 2012 ai deklaron patundshmëri dhuratë. Bëhet fjalë një apartament me sipërfaqe 116 m2, dhuruar nga vjehrri. Vlera e këtij apartamenti të dhuruar arrin në vlerën e 13 452 520  milionë lekëve të reja.

Po në të njëjtin vit, dhuratë nga vjehrri ai ka përfituar edhe dy garazhe nëntokësore me sipërfaqe 18.6 m2, me vlerë 1 510 320 lekë dhe një tjetër me sipërfaqe 21.5 m2, me vlerë 45 800 lekë.

Më poshtë po sjelim pasurinë e deklaruar nga prokurori Genci Qana.

Viti 2003

Ap banimi, ndërtuar pas vitit 1990 me sip 80 m2, me vlerë 2 million lekë.

Automjet Volsvagen, ,e vlerë 0,2 million lekë.

Para cash në banesë, 0,6 million lekë.

Të ardhura nga puna si prokuror, 690 904 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 0,218 milion lekë.

Ap. në emër rë Aleks Qanës me sip 51 m2, me vlerë 1.52 milion lekë.

Viti 2004

Autoveturë, Volsvagen Golf 3, 500 000 lekë.

Autoveturë , 70 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në prokurorinë për krime të rënda, 1 491 736 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 218 000  lekë.

Viti 2005

Gjendje Cash, 600 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në prokurorinë për krime të rënda, 1 324 889 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 318 000  lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në prokurorinë për krime të rënda, 1 303 929 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 537 000  lekë.

Bashkëshortja ka shitur Fiat Pandën, 70 000 lekë.

Bashkëshortja ka blerë autoveturë Peugeot 106,  320 000 lekë.

Viti 2007

Gjendje Cash, shtesë, 600 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në prokurorinë për krime të rënda, 1 400 244 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 537 000  lekë.

Viti 2008

Gjendje Cash, shtesë, 600 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në prokurorinë për krime të rënda dhe zv drejtues ne Prokurorinë e Tiranës, 1 364 646 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 537 000  lekë.

Viti 2009

Gjendje Cash, shtesë, 250 000 lekë.

Kursime, 4 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si zv drejtues ne Prokurorinë e Tiranës, 1 291 193 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 7 452 euro.

Dieta nga një seminar i organizuar nga BE, 438 euro.

Viti 2010

Gjendje Cash, shtesë, 250 000 lekë.

Kursime, 6 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si zv drejtues ne Prokurorinë e Tiranës, 1 651 784 lekë.

LEXO EDHE:  Kazinotë në Shqipëri/ Braçe: Ndalimi i lojërave të fatit dhe basteve në fuqi

LEXO EDHE:  KPK shkarkon nga detyra prokurorin Adriatik Cama

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 7 452 euro.

Viti 2011

Gjendje Cash, shtesë, 250 000 lekë.

Ap. 1+1, me sip 84.4 m2, me vlerë 28 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si zv drejtues ne Prokurorinë e Tiranës, 1 709 799 lekë.

Viti 2012

Blerë një autoveturë Ford, modeli Focus C-Max, 14 900 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si zv drejtues ne Prokurorinë e Tiranës, 1 412 799 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një ap 1+1, në pronësi të prindërve, 240 000 lekë.

Para, cash nga shitja e autoveturës Vosvagen Golf 3, 1 000 euro.

Hua për blerje autoveture, Ford, modeli Focus C-Max, 5 000 euro.

Bashkëshortja, Natalia Qana, ap me sip 115 97 m2, me vlerë 13 452 520 lekë, dhuruar nga babai.

Bashkëshortja, Natalia Qana, garazh nëntokësor me sip. 18.6 m2, me vlerë 1 510 320 lekë, dhuruar nga babai.

Bashkëshortja, Natalia Qana, garazh nëntokësor me sip.21.5 m2, me vlerë 45 800 lekë, dhuruar nga babai.

Bashkëshortja, Natalia Qana, të ardhura nga interesi bankar, 196 euro.

Viti 2013

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues ne Prokurorinë e Tiranës, 1 047 720 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një ap 1+1, në pronësi të prindërve, 240 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si sekretare laborante në institutin e studimeve evropiane, në Universitetin e Tiranës, 495 055 lekë.

Hua për blerje autoveture, Ford, modeli Focus C-Max, 5 000 euro. Pa shlyer 3 000 euro.

Bashkëshortja, Natalia Qana, ka blerë Fiat Punto me vlerë 150 000 lekë.

Bashkëshortja, Natalia Qana, të ardhura nga interesi bankar, 202 euro.

Viti 2014

Gjendje Cash, shtesë, 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues ne Prokurorinë e Tiranës, 1 273 889 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një ap 1+1, në pronësi të prindërve, 240 000 lekë.

Hua për blerje autoveture, Ford, modeli Focus C-Max, 5 000 euro.  Shlyer.

Bashkëshortja, Natalia Qana, të ardhura nga interesi bankar, 187 euro.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si sekretare laborante në institutin e studimeve evropiane, në Universitetin e Tiranës, 532 450 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në një universitet privat, 48 751 lekë.

Viti 2015

Gjendje Cash, shtesë, 185 000 lekë.

Shtesë në llogarinë bankare, 5 323 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues ne Prokurorinë e Tiranës, 1 273 656 lekë.

Shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortes, 9 242 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si sekretare laborante në institutin e studimeve evropiane, në Universitetin e Tiranës, 533 625 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në një universitet privat, 60 295 lekë.

Viti 2016

Gjendje Cash, shtesë 65 000 lekë.

Shtesë në llogarinë bankare, 3 591 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues ne Prokurorinë e Tiranës, 1 248 299  lekë.

Shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortes, 55 60 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si sekretare laborante në institutin e studimeve evropiane, në Universitetin e Tiranës, 535 043 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në një universitet privat, 55 766 lekë.

Viti 2017

Gjendje Cash, shtesë 350 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues ne Prokurorinë e Tiranës, 1 288  254 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si sekretare laborante në institutin e studimeve evropiane, në Universitetin e Tiranës, 578 160 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në një universitet privat, 89 507 lekë.

Viti 2018

Gjendje Cash, shtesë 250 000 lekë.

Shtesë në llogarinë bankare, 1 400 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues ne Prokurorinë e Tiranës, 1 311 262 lekë.

Shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortes, 3 900 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si sekretare laborante në institutin e studimeve evropiane, në Universitetin e Tiranës, 569 809 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në një universitet privat, 103 493 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE