Connect with Us

U kap me kanabis dhe fishekë në banesë/ Arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

Aktualitet

U kap me kanabis dhe fishekë në banesë/ Arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

Publikuar

-

Operacioni “Lapidari”/ Trasportonin kanabis, arrestohen dy persona në Korçë

Policia e Tropojës ka zhvilluar një operacion në fshatin Cërnicë, ndërsa ka vënë në pranga një 25-vjeçar me inicialet K.B.

Policia bën të ditur se gjatë aksionit janë sekuestruar lëndë narkotikr kanabis sativa dhe fishekë.

Policia në bazë të informacioneve të marra ka ushtruar kontroll dhe ka arrestuar K.B. Këtij të fundit iu gjet 184 gram kanabis dhe 80 fishekë.

“Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. B., banues në fshatin Cërnicë, Tropojë. Si rezultat i kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 184 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 80 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXO EDHE:  Braktisi fëmijën, ndalohet 41 vjeçarja e dënuar me burg

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Wadephul apelon Shqipërinë/ Kërkon të përmbushen parakushtet e BE-së për negociata

Publikuar

-

Nga

Wadephul apelon Shqipërinë/ Kërkon të përmbushen parakushtet e BE-së për negociata

Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, ka shprehur dyshime se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë mund të fillojë qysh në fund të dhjetorit.

Wadephul tha në një takim me gazetarët e huaj në Berlin, se nëse Maqedonia e Veriut arrin një zgjidhje me Bullgarinë, atëherë dera për të është e hapur. Për Shqipërinë, ai vuri re se duhet të plotësohen ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja.

Kushtet nuk janë plotësuar tërësisht

Më 26 shtator 2019 vendosëm si parlament për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Kjo më kushtoi mua shumë energji, tha Wadephul, por ne vendosëm disa parakushte dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin. „Është detyra e deputetëve të grupit tim parlamentar në Komisionin e Jashtëm dhe atë të BE-së që të sigurojnë që këto parakushte të merren seriozisht dhe të zbatohen plotësisht”.

Bundestagu Gjerman miratoi më 26 shtator 2019 hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çelja e konferencës së parë ndërqeveritare, që do të thotë edhe hapja faktike e negociatave, u lidh me dy kushte: funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i Gjykatës së Lartë dhe reforma e Kodit Zgjedhor, e cila duhet të ishte gjithëpërfshirëse. Veç të tjerash, aty parashikohej edhe rregullimi i sistemit të financimit partiak.

Vërejtje për reformën zgjedhore.

Konstatimi për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe  asaj të Lartë është i dukshëm, tha Wadephul:  E para ka emëruar deri tani vetëm 4 nga gjithsej 6 gjyqtarët e duhur për vendimmarrje, e dyta vetëm tre nga 19.

Përsa i përket kushtit të dytë, Wadephul tha se reforma zgjedhore vërtet që u arrit në një proces përfshirës, më 5 korrik, dhe kaloi në Kuvend më 23 korrik. “Por, një pjesë e rëndësishme e saj u shfuqizua në një proces përjashtues, konkretisht, duke futur sistemin e listave të hapura, në vend të koalicioneve zgjedhore. Kjo procedurë përjashtuese bie në kundërshtim me kërkesën e Bundestagut për një proces përfshirës, i cili u rekomandua edhe nga OSBE-ja,” – tha deputeti kristiandemokrat.

Ai tha gjithashtu se sa i përket financimit të partive, janë bërë përparime, por ndryshimet nuk kanë arritur ende standardet e kërkuara nga Evropa.

Konkluzionet e Wadephul-it vijnë një ditë pasi në Tiranë ishte publikuar raporti i fondacionit Konrad Adenauer (KAS), fondacioni ky i afërt me partinë, së cilës i përket Ëadephul dhe kancelarja Angela Merkel. Ndryshe nga raporti i mëparshëm, i dalë në pranverën e këtij viti, ku sistemi i qeverisjes së socialistëve në pushtet konsiderohej gati autokratik, raporti aktual është më i ekuilibruar dhe mban titullin:  Dritë dhe hije – një analizë e parakushteve të BE-së për Shqipërinë.

Tri kushte të BE-së të paplotësuara

LEXO EDHE:  VIDEO/ Polici kërcënon me armë një qytetar në rrugë

LEXO EDHE:  Nëna e këngëtares së famshme pozon me kanabis, çmendet rrjeti

Si KAS ashtu edhe Ëadephul vërejnë se veç kushteve të caktuara nga Bundestagu, Shqipëria nuk i ka plotësuar tërësisht as tri nga katër kushtet e caktuara nga Këshilli i BE-së, në mars këtij viti. Kështu, Byroja Kombëtare e Hetuesisë deri tani ka caktuar vetëm drejtoreshën. 60 hetues të tjerë ndodhen në procesin e përzgjedhjes çka nuk pritet të mbarojë në fillim të dhjetorit, konstatohet në raportin e KAS-it.

Po ashtu lufta kundër korrupsionit dhe larjes së parave, sipas KAS-it,  ka përparime në aspektin e ndryshimit të dispozitave ligjore, por nga ana tjetër, korrupsioni dhe larja e parave kanë pësuar rritje. KAS-i i referohet kështu deklaratave të kohëve të fundit të prokurorit të përgjithshëm të Shqipërisë, Olsian Çela, për luftën mes bandave në Elbasan, por edhe raporteve të Transparency International, dhe disa institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Vërejtje kanë si KAS ashtu edhe Wadephul për ligjin e medias, i cili nuk i ka marrë parasysh propozimet e Komisionit të Venecias.

Marrëveshje për kuadrin negociues me pikëpyetje

I pyetur se çfarë vendimi mund të pritet në samitin e rregullt të Këshillit të BE-së më 10./11. 12 2020, i cili këtë vit zhvillohet nën kryesinë gjermane, Ëadephul u tha korrespondentëve të huaj në Berlin, se “shpreson që të ketë përparime” si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë. Ëadephul nuk e konkretizoi se çfarë përparime mund të priten.

Burime diplomatike nga Berlini i sqaruan DË-së, se e shumta pritet një marrëveshje për kuadrin negociues, por pa datë. Por vëzhguesit nga Berlini parashikojnë se ka pak gjasa që kjo të ndodhë, nëse nuk arrihet më parë një kompromis mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Edhe Wadephul vuri në dukje se  konsensusi në vendet e BE-së  për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut është shumë më i madh se sa për Shqipërinë. Përsa i përket Shqipërisë, ai tha se ka edhe vende të tjera dyshuee, si Holanda dhe vendet skandinave.

Apel ndaj Bullgarisë

Për momentin Bullgaria po bllokon edhe çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare, edhe miratimin e kuadrit negociues për Maqedoninë e Veriut. Ëadephul u bëri thirrje dy vendeve fqinje  që mosmarrëveshjet t’ua lënë historianëve. „Ballafaqimi me historinë është i  nevojshëm. Këtë e dimë ne si gjermanë fare mirë, por ai nuk duhet të jetë  kurrë parakusht për anëtarësimin në BE“, tha deputeti gjerman./DW. 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çlirim Gjata si futbollist i LULIT

Publikuar

-

Nga

Çlirim  Gjata një nga sekretarët e Republikës së Re të Lulzim Bashës, nga dita e djeshme është kthyer nga njerëzit e shumëakuzuar dhe shumësulmuar në rrjet për shkak të një postimi që ai ka bërë, ku pas largimit nga jeta të Diego Armando Maradonës, ikonës së madhe të futbollit botëror, njeriut që mund të quhet gladiatori i futbollit, talenti i papërsëritshëm ndoshta, shkaktoi shumë pikëllim dje, tek tifozët dhe kryesisht tek ata që ndjekin sportin e deri te çdo njeri i thjeshtë që e ka parë atë kohë futbollin apo ka ndjekur historinë njerëzore të Diego Armando Maradonës i cili mund të quhet edhe mbreti i tifozëve.

Por, Çlirim Gjata nuk është mjaftuar me heshtjen e tij apo me një reagim ngushëllues, një shprehje solidariteti njerëzor apo dhimbje. Ndoshta nuk shikon futboll, nuk është tifoz, nuk i bën përshtypje Armando Maradona. Nga ana tjetër ka reaguar dhe ka thënë se po i vdesin të afërmit, dhe duke i parë ata që po vdesin Maradona nuk është ndonjë gjë. Për më tepër ai shkonte tek komunistët kur kishte halle tek Fidel Castro në Kubë.

Përveçse një reagim mediokër dhe i pështirë i Çlirim Gjatës që ka sjellë një reagim të madh, ky postim tregon dhe diçka tjetër, kompleksin që ka Çlirim Gjata megjithëse është nëj djalë komunisti, apo shërbëtori të diktaturës, të një gjyqtari të asaj kohe që ka dhënë dënime makabre, djali i Rustem Gjatës. Pra, Çlirimi që na tregon me emrin e tij se çfarë origjine ka, përmend për një futbollist të madh edhe sjelljen e tij politike, pra marrëdhënien me Castron apo Kubën, dhe këtë gjykon Çlirimi i Rustem Gjatës, jurisiti “i famshëm” që na i bë dikur edhe kryetar i KQZ-së dhe me jo pak bëma dhe gjëma u largua me vrap.

LEXO EDHE:  Plumb kokës dhe i hodhi trupin në lum/ Arrestohet autori i vrasjes se shqiptares

LEXO EDHE:  VIDEO/ Polici kërcënon me armë një qytetar në rrugë

Por përtej faktit nga vjen dhe ku shkon Çlirimi , çfarë përfaqëson ai dhe të pamundurit krahasim se çfarë ka qenë dhe do të ngelet në historinë e botës, magjia e Diego Armando Maradonës, ai reagim i tij të bën të mendosh dhe diçka tjetër. Sa e fortë është gara midis “udhëheqësve” të Republikës së re dhe atyre te Rilindjes për të tilla budalliqe, provokime, ndoshta dhe fyerje që i bëhet publikut, tifozëve, në raste si ky i Maradonës, kur ndjenë dhimbje pasi humbën ikonën e tyre ndërsa Çlirim Gjata, ikonë nga trashëgimia ka diktatorin. Gjithësesi ka një të vërtetë mjaft të bukur, dikur Çlirimi dhe të tijët qanin që vdiste Enver Hoxha ndërsa tifozët shqiptarë dje reagonin me shpirt dhe forcë për humbjen e ikonës dhe mbretit të tyrë të futbollit. Ky krahasim nuk ka nevojë më për sqarime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Varhelyi kujton tërmetin shkatërrimtar/ BE vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Një anëtar i stafit të Varhelyit pozitiv me koronavirus/ Vetëizolohet Komisioneri për Zgjerimin

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka dhënë një mesazh në 1 vjetorin e tërmetit tragjik në të cilën hubën jetën 51 persona.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale Varhelyi shkruan se BE vazhdon të të qëndrojë pranë Shqipërisë për të riparuar shkollat dhe vendet e trashëgimisë kulturore.
Bashkimi Evropian po rehabiliton dhe rindërton 58 ambiente arsimore për 20 000 studentë ka shkruar Varhelyi.

“Një vit pas tërmetit shkatërrues në nëntor 2019 në Shqipëri dhe pas solidaritetit të madh të treguar në Konferencën e Donatorëve të organizuar nga Komisioni Europian në shkurt, Bashkimi Europian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë për të riparuar shkollat dhe vendet e trashëgimisë kulturore.

Një vit pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, Bashkimi Evropian po rehabiliton dhe rindërton 58 ambiente arsimore për 20 000 studentë. BE mbështet rehabilitimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë që u dëmtua nga tërmeti”, thuhet në mesazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE