Connect with Us

Tronditet Real Madridi, Zidane drejt shkarkimit

La Liga

Tronditet Real Madridi, Zidane drejt shkarkimit

Publikuar

-

Dy humbjet e fundit, në kampionat ndaj Kadiz dhe në Champions ndaj Shahtjorit, kanë trazuar ujërat te Reali i Madridit. Pas humbjes së djeshme në Ligën e Kampioneve, presidenti i klubit, Florentino Perez, ka zbritur menjëherë në dhomat e zhveshjes për tu përballur me lojtarët, diçka që nuk ndodh shpesh te klubi madrilen.

Kjo tregon edhe njëherë se situata te Reali nuk është aspak e qetë. Për këtë arsye, kanë filluar të qarkullojnë lajme për largimin e Zinedin Zidanit nga drejtimi i skuadrës. Dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Barcelonës në “El Clasico” dhe ajo ndaj Myshengladbah në Ligën e Kampioneve, do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit francez.

Në rast se edhe në dy ndeshjet e ardhshme nuk arrihen rezultate pozitive, atëherë mundësitë që Zidan të shkarkohet janë të mëdha. Madje thuhet se Perez e ka gati edhe zëvendësuesin. Një tjetër legjendë e klubit si Raul Gonzalez do të ishte zëvendësuesi i Zidanit, në rast shkarkimi të këtij të fundit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Barcelona në krizë, e mposht Atletico Madridi

Publikuar

-

Nga

Atletico Madridi ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Barcelonës. “Los Rijoblancos” fituan me rezultat minimal 1 – 0, ndeshje e zhvilluar në “Wanda Metripolitano”.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të bukur, derisa mbrojtja defensive ishte në nivelin e lartë, duke mos lejuar konkretizimin e shumicës së rasteve.

Carrasco realizoi golin e fitores pas një gabimi trashanik të Marc-Andrea Ter Stegen që la portën hapur duke iu afruar gjysmës së fushës (45+3).

Me këtë fitore, Atletico ngritët në vendin e dytë me 20 pikë, derisa Barcelona qëndron në të 10-tën me 11 pike.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ Zhgënjen Reali, skuadra e Zidanit ngec sërish në kampionat

Publikuar

-

Nga

Përfundon 1-1 sfida midis Vijarealit dhe Real Madridit.  Pas një pjese të parë në avantazh madrilenët me autor të golit Mariano Diaz në minutën e dytë të ndeshjes, pas një krosimi perfekt nga Karvahal dhe nga ku sulmuesi spanjoll Diaz ka shënuar me kokë në një pozicion të vështirë.

Pjesa e dytë mori një tjetër rrjedhë ku penalltia e Zherard Morenos në minutën e 76′ shtangu lojtarët madrilen të cilët nuk arritën as sfidën e sotme të dilnin nga fusha me 3 pikë.

 

Me këtë barazim Real Madrid renditet në vendin e 4 me 17 pikë të grumbulluara.

 

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ramos me “dhimbje koke”, pa liderin e ekipit në “San Siro”

Publikuar

-

Nga

Sergio Ramos pësoi një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë në sfidën që Spanja fitoi 6-0 kundër Gjermanisë ditën e martë, sukses që ndikoi që kombëtarja iberike të arrinte vendin e parë në grupin 4 të Ligës A në Nations League.

Kapiteni u largua nga fusha në fundin e pjesës së parë prej problemeve në kofshë, teksa kontrollet mjekësore kanë konfirmuar mungesën e 34-vjeçarit në dy takimet e radhës të Real Madrid: atë kundër Villareal në kampionat (21 nëntor) dhe duelin e Champions ndaj Interi në “San Siro” (25 nëntor).

Një mungesë e rëndësishme në prapavijë për trajnerin Zidane, i cili i gëzohet rikthimeve të Eden Hazard, Casemiro dhe Eder Militao, tre lojtarët e infektuar me Covid-19, të cilët rezultuan negativë në testet e kryera ditën e djeshme.

LEXO TE PLOTE