Connect with Us

“Ti pritet dora si në Mesjetë”/ Meta bën propozimin ekstrem

Politikë

“Ti pritet dora si në Mesjetë”/ Meta bën propozimin ekstrem

Publikuar

-

“Deri më sot nuk ka një vaksinë…”/ Gazetari zbulon ‘vuajtjen’ e Metës

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish sot në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa thekson se nuk do të lejojë ti preket asnjë presje.

Në një prononcim për mediat nga qyteti Korçës, Meta ka folur me tone mjaft të forta, edhe në lidhje me zgjedhjet, ku propozoi edhe masa drastike për “ata që prekin votat”.

“Zgjedhjet do të zgjidhin sundimin e ligjit. Pas 25 prillit, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, në çdo rast. Të dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme. Prekja e Kushtetutës dhe vjedhja e votës. As presja e Kushtetutës nuk do të preket më. Kush prek një votë t’i pritet dora, si në Mesjetë, meqë është hequr dënimi me vdekje”-tha Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Teliti akuza PS-së/ Nuk është ndërtuar asnjë pallat, duhen 30 vite të mbarojë procesi i rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Ka kaluar një vit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 qytetarë.

Në një përballje me Milva Ekonomin, në “Real Story” Dorian Teliti, i cili mban detyrën e shefit të Kabinetit në Partinë Demokratike tha se PS nuk di të japë përgjigje se çarë po ndodh me 11 500 familje të dëmtuara nga tërmeti.

Ai u shpreh që qeveria mbetet gjithmonë në premtime pa afat dhe me këtë ritëm që kanë nisur i duhen 30 vitë të mbarojnë procesin e rindërtimt.

“Ju nuk morët përgjigjen tuaj. Çfarë ndodh me 11 500 familje, Do të bëjmë, do të bëjmë. Jemi një vit pas tërmetit, jo e shkaktuar nga qevveria. Ku jemi pas një viti. I mbani mend premtimet. Pas 6 muajsh në shtëpi, pas 1 viti pa shtëpi.

Dëgjojmë nga mazhoranca premtime pa data, pa afate. Deri më sot nuk është ndërtuar asnjë pallat i vetëm. Janë ndërtuar vetëm 89 shtëpi indiviuale. Duhe 30 vite me këtë ritëm. Kemi 307 shkolla që duhet ndërtohen, janë ndërtuan vetëm 10. Edhe ne nuk do të arrini procesin brenda një viti. Por proceduarat nuk do nisnim 8 muaj me vonesë”, tha Teliti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i jep merita vetes/ Më shumë kontenierë kam çuar unë tek banorët e prekur nga tërmeti se sa qeveria

Publikuar

-

Nga

Basha i jep merita vetes/ Më shumë kontenierë kam çuar unë tek banorët e prekur nga tërmeti se sa qeveria

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke folur për situatën e banorëve një vit pas tërmetit, është shprehur se janë rreth 2300 banorë që sot flejnë endë në çadra.

Sipas tij, qeveria së paku duhet të kishte paisur çdo familje me kontenier, dhe mos i linte në mes të dimrit dhe pandemisë pa asnjë kusht.

Janë 2300 banorë në çadra, sipas statistikave zyrtare. Unë flas me fakte. Janë dhjetë mijë kontenierë që duhen blerë.

Të paktën të mos qëndrojnë ne mes të ftohtit. Ka konternerë me depozitë uji, me ngrohje dhe ftohje.

Janë ofruar njerëz për ti prodhuar.

Më shumë kontenierë ka çuar opozita në zonën e Bubqit me njerëzit e saj se sa qeveria.

Kemi thënë 100 herë, shtëpijave në zonat rurale jepi kesh. Sot këto shtëpi do ishin të rindëruara.

Ata skanë ujë për të pirë, jo për të larë duart dhe për tu mbrojtur nga infeksioni”, theksoi Basha ne Syri tv./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Unë nuk e shoh politikën si sport”/ Basha “lan duart”: Opozita e ka bërë detyrën e saj

Publikuar

-

Nga

“Unë nuk e shoh politikën si sport”/ Basha “lan duart”: Opozita e ka bërë detyrën e saj

Kreu i opozitës Lulzim Basha është i ftuar mbrëmjen e sotmë në “Syri Tv’, ku ka folur për situatën e banorëve të prekur, një vit pas tërmetit të nëntorit.

Basha tha se opozita e ka bërë detyrëne  saj, e ka çuar çështjen në Prokurori.

“Opozita  e ka dërguar prej më shumë se dhjetë muajsh kërkesën në Prokurori.

Unë nuk e shoh politikën si sport apo qëllim në vetvete. Unë dua të ndërtojmë shpresë dhe gjëra të mira.

Opozita e ka çuar këtë çështje në Prokurori, dhe do ishte në dinjitetin e këtij shtetit të kishte transparencë të një procesi ligjor për atë që ndodhi në Thumanë.

LEXO EDHE:  Ervin Salianji sakatohet nga demokratët/ Me votat tuaja Ruçi u bë kryetar

LEXO EDHE:  Historiku i flirtit Meta-Berisha që nga viti 1991/ Përse ky bashkim sot nuk është rastësi

Banorëve u është premtuar dhe nuk u është dhënë zgjidhje, as herën e parë as herën e dytë.

Këta njerëz të shkretë me afrimin e dimrit u lejuan të futeshin në dy pallate që u bënë varret e shumë prej tyre.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE