Connect with Us

Sulmuesi shqiptar që po çmend Europën, jehona e madhe e Mirlind Dakut

Sport

Sulmuesi shqiptar që po çmend Europën, jehona e madhe e Mirlind Dakut

Publikuar

-

Jehona e madhe e Mirlind Dakut nuk ka të përfunduar sa i përket nisjes së këtij sezoni të ri.

Flitet për sulmuesin që ka shënuar më tepër gola në Europë për këtë kampionat, teksa statistikat janë vërtet të frikshme.

Në 7 ndeshjet e para është tundur 14 herë porta e kundërshtarëve, duke qenë makthi i çdo mbrojtje rivale.

Disa ditë më parë emri i ish-lojtarit të Kukësit do të bënte jehonë në Italinë fqinje, ndërsa këtë herë kalon edhe në Francë.

Media franceze “SoFoot” është tërhequr nga kjo statistikë e pazakontë duke e prezantuar si sulmuesin që po çmend futbollin në Kosovë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muçi: Kam idhull Ronaldon, më kërkuan në Belgjikë e Zvicër

Publikuar

-

Nga

Në sezonin e shkuar Tirana ka shkëlqyer jo vetëm për faktin se arriti të fitonte Superioren, por mbërriti deri në këtë pikë falë talenteve. Shumë futbollistë të rinjë u kthyen në kryefjalën mediatike dhe ishin ndër më të kërkuarit me interesimet e shumta që nuk munguan nga Europa.

Një ndër ta ishte edhe Ernest Muçi teksa presidenti Halili u shpreh se nuk do të largohej për më pak se 500 mijë euro. Kjo solli edhe qëndrimin e tij te Tirana për sezonin që pritet të fillojë, ndërsa do të ketë detyrën e vështirë për të zëvendësuar Ngon. Në një intervistë për “Top Channel”, Muçi tregon edhe idhullin e tij.

“Më vjen mirë që qëndrova te Tirana dhe besoj se do të aktivizohem më shumë këtë sezon. Pastaj për t’u larguar kur të jetë momenti. Kishte ekipe nga Belgjika dhe Zvicra që u interesuan për mua, përshtatesha atje dhe të japin mundësinë e rritjes si lojtar.

Si idhull kam Kristiano Ronaldon, si të gjithë të tjerët që mundohet të bëhen sadopak si ai. Sa i përket largimit të Ngosë do të ndihet shumë mungesa e tij në sulm, është i vështirë për t’u zëvendësuar”, tha Muçi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ndizet drita jeshile për fillimin e kampionatit, ja 2 variantet për startin e aktiviteteve futbollistike

Publikuar

-

Nga

Takimi joformal Rama-Duka, për çështjen e bojkotit të Kategorisë Superiore, duket se përfundoi me “tym të bardhë”. Të paktën kjo u la të kuptohej nga një deklaratë për mediat e presidentit të FSHF-së.

“Kampionati do fillojë së shpejti. Kryeministri më ka premtuar se do pranojë ofertën tonë”, u shpreh ndër të tjera Duka. Kjo deklaratë e presidentit të organit më të lartë të futbollit në vend, lë të kuptohet, se bojkotit po i vjen fundi…

Në rast se vërtetohen pritshmëritë pozitive të dala nga ky takim mes kreut te FSHF-së dhe kreut të qeverisë atëherë plani është thuajse gati që futbolli të rinisë menjëherë.

Një nga planet është që starti i sezonit të jetë pikërisht të mërkurën e ardhshme. Klubet janë gati dhe në pritje të vendimit zyrtar që do të vijë nga Liga si dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Me shumë gjasa java e ardhshme i hap udhë edhe rifillimit të aktivitetit futbollistik në të gjitha kategoritë. Ndërkohë një plan i mundshëm është që gjithçka të startojë fundjavën e ardhshme. Gjithçka pritet të konfirmohet në javët në vazhdim./Panorama Sport

LEXO TE PLOTE

Sport

Duka: Kryeministri më ka premtuar se do pranojë ofertën tonë

Publikuar

-

Nga

I gjithë opinion sportive dhe jo vetëm, janë në pritje të vendimit, ne lidhje me startin e kampionatit, i cili ka zgjedhur të bojkotojë prej afro 40 ditësh.

Ndërkohë së fundmi, gjatë një aktiviteti në “Football Republic Akademi”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehur se ka pasur së fundmi një takim me kryeministrin,

Edi Rama, teksa i pyetur në një deklaratë për mediat se kur do të startojnë aktivitetet futbollistike, kreu i FSHF-së, është shprehur shkurtimisht:

“Kampionati do fillojë së shpejti. Kryeministri më ka premtuar se do pranojë ofertën tonë”, u shpreh Duka.

LEXO TE PLOTE