Connect with Us

Studimi/ E ftohura mund t’ju mbrojë nga Covid-19

Shëndeti

Studimi/ E ftohura mund t’ju mbrojë nga Covid-19

Publikuar

-

Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të jetë më i aftë për t’i rezistuar një goditjeje të rëndë nga COVID-19.

Pacientët me COVID-19, të cilët kohët e fundit ishin infektuar me një virus të të ftohurës së zakonshme, kishin më pak të ngjarë të vdisnin ose të duhej t’i nënshtroheshin kujdesit intensiv, krahasuar me ata që nuk ishin ftohur kohët e fundit, sipas studimit të botuar së fundmi në Revistën e Hulumtimit Mjekësor.

Por studiuesit paralajmërojnë se është shumë herët për të thënë me siguri nëse ekspozimi në të kaluarën ndaj të ftohurës ndihmon ose pengon sistemin imunitar për të luftuar COVID-19.

COVID-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri i quajtur SARS-CoV-2. Por “njerëzit janë infektuar me koronavirusë [të tjerë] për një kohë shumë shumë të gjatë”, tha autori i studimit Manish Sagar, profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit. “Ne kemi katër … koronavirusë aktualisht që janë sezonalë dhe shkaktojnë të ftohurën e zakonshme”.

LEXO EDHE:  Studiuesit: Kjo pjesë e trupit tregon nëse jeni të infektuar me Covid

Pyetja, shtoi ai, është “nëse pasja e një infeksioni të mëparshëm me koronavirusët e të ftohurës së zakonshme çon në ndonjë lloj mbrojtjeje kundër SARS-CoV-2”.

Ftohjet e zakonshme dhe COVID-19

Pas rikuperimit nga një infeksion viral, trupi mban një masë të vogël të antitrupave dhe qelizave T që luftojnë mikrobet, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen kundër një infeksioni të dytë nga i njëjti virus.

Studiuesit u “tronditën” kur gjetën qelizat T që diktojnë SARS-CoV-2 në gjakun e pacientëve që nuk ishin ekspozuar ndaj virusit, tha autori i studimit Sydney Ramirez, imunolog dhe studiues i sëmundjeve infektive në Institutin La Jolla për Imunologjinë.

Në një studim pasues, studiuesit treguan se këto qeliza T kishin mbetur nga ekspozimi ndaj koronavirusëve të zakonshëm që shkaktojnë ftohjen./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Numri i infektimeve është i ulët”/ Najada Çomo paralajmëron lehtësim të masave

Publikuar

-

Nga

“Numri i infektimeve është i ulët”/ Najada Çomo paralajmëron lehtësim të masave

Shefja e Spitalit Infektiv që është kthyer në Covid 1, Najada Çomo tha se lehtësimi i masave do të ndodhë, por se duhet të jemi të kujdesshëm për atë që ndodh brenda spitaleve.

E ftuar në “Frontline”, Çomo foli dhe për procesin e vaksinimit, duke theksuar se deri tani janë mbi 600 mijë qytetarë që kanë marrë dozat anti Covid.

Sigurisht që mund të ketë lehtësime. Jemi në një kohë kur mund të kemi reduktime të masave të marra, por duke qenë i vëmendshëm për çfarë ndodh brenda spitaleve. Numri është i ulët për ata që dëgjojnë, por për ne që jemi brenda nuk është i ulët.

Vaksinimi është një armë e madhe për t’u mbrojtur dhe mbi të gjitha për t’u mbrojtur nga format e rënda të virusit.

Efektet anësore kanë qenë minimaliste në grupet që janë vaksinuar. Më mirë të kesh disa efekte anësore si dhimbje muskulare, një temperaturë e moderuar, një dhimbje në vendin ku është injektuar vaksina, krahasuar me sëmundshmërinë e cila është problematike në një pjesë të rasteve. Vaksina krijon dhe një efekt psikologjik pozitiv tek njerëzit për t’iu rikthyer normalitetit, pasi në fund të fundit nuk është vetëm sëmundja, por dhe shumë aspekte që duan njerëzit.

Lehtësimi i masave? Nuk parapëlqej të flas për një gjë që nuk e di saktë. Besoj do vendoset shpejt nga Komiteti i Ekspertëve.

Janë mbi 600 mijë të vaksinuar. Ritmi që po ecën popullata shqiptare në procesin e vaksinimit, unë ndihem e gëzuar që njerëzit janë shumë koshientë, të bindur për të bërë vaksinën dhe ka shumë pak që e refuzojnë”, tha Çomo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Po hyjmë në zonë jeshile”/ Najada Çomo: Situata do përmirësohet nga qershori

Publikuar

-

Nga

“Po hyjmë në zonë jeshile”/ Najada Çomo: Situata do përmirësohet nga qershori

Shefja e Infektivit Najada Çomo, deklaroi se Shqipëria po hyn në një zonë jeshile tashmë.

Çomo thekson se këtë vit vendi ynë mund të presë turistë, duke shtuar se situata nga Covid do të përmirësohet nga qershori dhe më tej.

Kemi nga janari që kemi filluar vaksinimin. Ne lancojmë përditë numrin e të vaksinuarve, të të infektuarve dhe fataliteteve. Do jemi një vend, s’po them free, por do jemi vend që do kemi situatë mjaft të mire nga Covid në qershor e më pas dhe këtë gjë e tregojnë shifrat.

Vaksinat e bëra janë arma më e fortë. Shqipëria po hyn në zonë jeshile dhe urojmë të shkojë gjithçka në mënyrë pozitive. Situata është jo e lehtë, por drita jeshile është ndezur dhe duhet mbajtur e ndezur. Por, ky është virus tinzar, dhe duhet gjithmonë kujdes. Është një armatë e vaksinuar në vend dhe sidomos ata njerëz, që punojnë në hoteleri, në zona kyçe, pra ku ka përhapje të Covid”, tha Çomo.

Najada Çomo në një intervistë për Frontline nënvizon se virusi po eliminohet në mënyrë graduale, teksa thënë se mjekët kanë mirë-menaxhuar pandeminë.

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave me Covid-19/ 48 raste të reja në Maqedoni

LEXO EDHE:  Manastirliu: Mbrojtje e menjëhershme për fëmijët e shfrytëzuar ekonomikisht

Virusi po eliminohet në mënyrë graduale. Kjo sepse një pjesë e mirë e popullatës është vaksinuar. Procesi i vaksinimit uroj që të ecë me këto ritme. Një nga armët e fuqishme të frenimit të sëmundjes, është vaksinimi. Kryeministri Rama ka meritë për përmirësimin e situates nga koronavirusi, unë besoj se është kryeministri i duhur dhe në kohën e duhur, që dha shumë për të përmirësuar situatën nga Covid.

Duhet të mos harrojmë se popullata shqiptare, njësoj si popullatat e tjera, ka edhe sëmundje të tjera. Pra, janë edhe sëmundje të tjera, që sjellin pasojën e humbjes së jetës. Është krejt e pamundur që të fshehësh një vdekje nga Covid. Nuk ka gjasa dhe arsye pse të fshehim vdekjet nga koronavirusi. Po ne jemi ende në luftë. Popullata nuk duhet të ketë frikë, por duhet të mos humbim vëmendjen. Ne kemi mirë-menaxhuar pandeminë. Jemi e do jemi deri në fund në gatishmëri për punë”, u shpreh Çomo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infektimet vijojnë të mbeten të ulta/ Ja sa qytetarë kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Infektimet vijojnë të mbeten të ulta/ Ja sa qytetarë kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2956 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 45 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll,  3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave me Covid-19/ 48 raste të reja në Maqedoni

LEXO EDHE:  Najada Çomo publikon videon e rëndë nga Infektivi/ “Nuk mund t’i përbaltni të infektuarit, janë shumë”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE