LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu/ Dy lojtarë i mbeten jashtë Shqipërisë, Ahmataj e ka gati grupin

23 Tetor 2020, 15:39, Sport CNA
Skënderbeu/ Dy lojtarë i mbeten jashtë Shqipërisë,

Dy nga katër nigerianët që Skënderbeu kishte prenotuar, e madje kishte gjetur edhe akordin për kontrata afatgjata me ta nuk do të jenë nën urdhrat e Ahmatjat. Kështu mbrojtësi Agbodzie Abei nuk do të vijë në Korçë dhe vendimi duket se ka qenë i klubit në këtë rast.

Ata mendojnë se e kanë blinduar qendrën e mbrojtjes me Mërgim Shalën, Ditmar Bicajn e Harallamb Qaqin. Tërësisht ndryshe paraqitet situata për Jozef Ado Teteh. Ai do të kryejë disa ekzaminime, për shkak të një problemi fizik të pasur pak kohë më parë.

Me sa duket edhe Ahmataj, tashmë që e njeh më mirë grupin është i bindur te forca e tyre dhe duket se ka mbetur i kënaqur me afrimet, ndonëse pati shumë largime dhe skuadra pësoi jo pak ndryshime, duke humbur mjaft lojtarë cilësorë dhe të spikatur nga edicioni i shkuar.

Lajmet e fundit nga