Connect with Us

Skandali me inceneratorët/ Malltezi nxjerr shifrat: Blushi po shet shpirtin dhe po shton lëpirjet

Politikë

Skandali me inceneratorët/ Malltezi nxjerr shifrat: Blushi po shet shpirtin dhe po shton lëpirjet

Publikuar

-

Skandali me inceneratorët/ Malltezi nxjerr shifrat: Blushi po shet shpirtin dhe po shton lëpirjet

Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka denoncuar të tjera fakte, në lidhje me aferën e incineratorëve.

Pëmes një tabele me shira, Malltezi thotë se Ben Blushi është aksioner me 33% tek kompania e mafiozeve të plehrave. Sipas Malltezit, Blushi po paguan në natyrë duke shitur shpirtin e shtuar lëpirjen.

“Blushi aksioner me 33% tek kompania e mafiozeve te plehrave. Por kjo kompani i ka dhene 2.2 milione euro per 51% te aksioneve vjollca hoxha. Ende Blushi nuk tregon dot faturen e pageses prej 733,000 euro per pjesen 33% te kompanise qe paguan 2.2 milione euro! Kjo tregon qe mafia e plehrave po vjedh para publike dhe po ble kafe/media. Tani ose Blushi ka paguar 733,000 ne te zeze e nuk ka fare asnje deshmi, ose qartazi nuk ka paguar asgje por kjo eshte pjesa qe i paguhet Blushit per sherbim lepirje ndaj Rames dhe mafies se plehrave. Pra Blushi po paguan ne natyre duke shitur shpirtin e shtuar lepirjen!”, shkruan Malltezi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbërthehet” Spiropali/ Tregon dhuratën që i bën kryeministri çdo ditëlindje

Publikuar

-

Nga

“Zbërthehet” Spiropali tregon dhuratën që i bën kryeministri çdo ditëlindje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka treguar momente nga jeta e saj përtej politikës.

E ftuar në ‘Abc neës’ me gazetarin Ermal Peçi, Spiropali ka treguar se i shoqi nuk është njeri i dhuratave, por e përmbush në pikëpamje të tjera. E pyetur se ç’dhuratë ka marrë nga kryeministri Edi Rama, ministrja thotë se ka marrë një shishe verë dhe kjo është traditë në kryeministri.

“Im shoq nuk është njëri i dhuratave, por më përmbush në pikëpamje të tjera. Rama dhuron shishe me verë për ditëlindje, është një traditë në kryeministri. S’kam suvenir tjetër, vera mjafton, por s’e kam provuar, shpresoj të jetë e mirë”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e prokurorit italian/ Mafia shqiptare e lidhur me Ndrangheta, ja si të izoloni kriminelët  

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet Ramës me shifra/ Papërgjegjshmëria kriminale e ka çuar në kolaps shëndetësinë

E pyetur nëse në dollap ka veshje që nuk i ka veshur kurrë, ajo e ka pohuar këtë fakt.

“Kam një stil dhe qëndroj në atë stil”, tha Spiropali.

Më tej ajo foli edhe për fobinë që ka që në vogëli, gjilpërën.

“Kam një fobi nga gjilpëra, sa herë që duhet ta bëj, madje kur shkova të lind fëmijët, fola me mjekun dhe i thash duroj gjithçka, të lutem vetëm serum mos më bëni. Më ka bërë alergji në vogëli penicilina dhe që atëherë më ka mbetur kjo fobi”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i lartë i PD në Kukës/ Tre akuzat që rëndojnë mbi të

Publikuar

-

Nga

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, përfaqësues i PD Abedin Oruçi është shpallur në kërkim nga policia, pasi është në hetim dhe i akuzuar për tre vepra penale.

Mesohet se Oruçi akuzohet për kanosje për shkak të detyrës, evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.

Në Kukës Abedin Oruçi është një emër i njohur, pasi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike vitin e kaluar dhe po ashtu ka qenë kreu i këshillit bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të PD, PDIU e Shpëtim Idrizit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Eleminimi me 5 vota i Salianjit/ Nishani i jep “kurajo”: I takon institucioneve të tjera për të përcaktuar listën përfundimtare

Publikuar

-

Nga

Eleminimi me 5 vota i Salianjit/ Nishani i jep “kurajo”: I takon institucioneve të tjera për të përcaktuar listën përfundimtare

Eleminimi me 5 vota i ish deputetit Ervin Salianji nga komisioni i Partisë Demokratike për listën elektorale, është komentuar edhe nga ish presidenti Bujar Nishani.

Nishani tha se i takon institucioneve të tjera për të vendosur listën përfundimtare. Në tërësi ai tha se mund të ketë edhe lajme të pavërteta gjatë kësaj kohe.

“Nuk komentoj as emra dhe as lajme të pavërtetë. Fake-neës që mund të qarkullojnë në ambiente të caktuara. Ky është një proces që përveç vërtetësisë, i takon institucioneve të tjera për të përcaktuar se cila do të jetë lista përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme”, tha Nishani.

LEXO EDHE:  Vodhën 800 mijë euro/ Goditet banda shqiptaro-greke

LEXO EDHE:  Drejtonte bandën që kreu mbi 50 vjedhje/ Arrestohet shqiptari

Salianji, ashtu siç është raportuar, u skualifikua me 5 vota nga komisioni duke humbur të drejtën për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE