Connect with Us

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i lartë i PD në Kukës/ Tre akuzat që rëndojnë mbi të

Politikë

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i lartë i PD në Kukës/ Tre akuzat që rëndojnë mbi të

Publikuar

-

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, përfaqësues i PD Abedin Oruçi është shpallur në kërkim nga policia, pasi është në hetim dhe i akuzuar për tre vepra penale.

Mesohet se Oruçi akuzohet për kanosje për shkak të detyrës, evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.

Në Kukës Abedin Oruçi është një emër i njohur, pasi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike vitin e kaluar dhe po ashtu ka qenë kreu i këshillit bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të PD, PDIU e Shpëtim Idrizit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama paralajmëron reformë në sistemin e ujësjellësit/ “Nuk mund të mbahet me buxhetin e shtetit”

Publikuar

-

Nga

Rama paralajmëron reformë në sistemin e ujësjellësit/ "Nuk mund të mbahet me buxhetin e shtetit"

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformë edhe në sistemin e ujësjellësve.

Kryeministri theksoi se borxhet në sistemin e ujësjellësit është më i madh se ato të tarshëguarat në OSHEE.

Gjithashtu nënvizioi se ujësjellësit nuk mund të mbahen me buxhetin e shtetit.

Sot kemi mbi 100 kantiere ku punohet për kantiere të reja. Në një pjesë të kosiderueshme punohet së bashku me partnerët të pranishëm. Duhet pasur parasysh se këto investime janë investime në sisteme të paprekura që nga vitet 60. Edhe në ato vite sistemet e furnizimit me ujë kanë qenë sisteme që nuk mbulonin nevojat me ujë 24 orë.

Është e mirëkuptueshme që shumëkush të thotë akoma me ujë merremi ne në shekullin 21 në vitin 2021, por merremi se kjo është një punë e cila asnjëherë më parë su nis nga A për të shkuar te ZH. Shumë fonde dedikuar ujit të pijshëm u copëtuan në segmente interesash elektorale duke mos arritur kurrë që të investohet për një vizion program e projekt të integruar.

Brenda këtij viti do kemi 24 orë ujë të pijshëm në një masë të madhe të qendrave urbane të Shqipërisë më pas sfida është kjo zonë Tirana Kamza bashkitë që përbëjnë atë që defakto është metropol i Shqipërisë.

Nga ana tjetër dua të nënvizoj një fakt shumë të rëndësishëm sidomos mbështetja e qeverisë gjermane e zvicerane, në këtë veçim kam parasysh diçka tjetër, janë kyçe jo thjeshtë në aspektin e fondeve por në aspektin e shoqërimit të këtij procesi.

Nëse marrim tërësinë e borxheve të akumuluar në vite a thua se janë në mallin e babës, sasia e borxheve në ndërmarrjet e ujësjellëtsit është më e madhe se sasia e borxheve të trashëguara në Oshee kur nisëm reformën. Maja e ujësjellësit smund të jenë gjë tjetër veçse ndërmarrje me kapacitete dhe strukturë që garantojnë këtë shërbim. Ujësjellësit smund të mbahen me buxhetin e shtetit

Ky investim smund të mebetet në duar të paafta sepse ka krijuar shumë kosto, për financat dhe qytetarët. E fundit që dua të them është që reforma e ujit e cila ne letër është shumë e qartë ka nevojë për një shtytje përpara. Ndërmarrjet e ujësjellësit smund të jenë ndërmarrje që mbahen me miell hua. Duhet të kemi aksionerë të funksionojnë bashkë në një ndërmarrje. Skanë pse të je në të copëzuara të bashkohen. Të gjithë janë aksionerë. Ndërrrmarrja të bëhet ndërmarrje biznes, jo kope me thithë lopa që fryhen me borxhe në kurriz të qytetarëve”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Babëzia, korrupsioni dhe kapja e shtetit”/ Ish-ministri i PS mesazh të fortë: Ka vetëm një rrugë shërimi

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj, ka komentuar një shkrim të publikuar së fundi në “Financial Times”, ku thuhet se “Bandat” zëvendësojnë rregullat në rendin e ri global”.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se artikulli në fjalë, vë theksin tek një problem pa zgjidhjen e të cilit bota do të mbetet e mbisunduar nga grindjet gjeopolitike, krizat, paqartësitë dhe pasiguritë.

Sipas Malajt, “Thelbi është se sfidat globale i prekin të gjithë me shpejtësi marramendëse dhe me pasoja katastrofike ambientaliste, humane, sociale, ekonomike e financiare.”.

Gjithashtu ish-ministri shkruan se zgjidhja e krizave globale kërkon vizion, përgjegjësi dhe bashkëpunim global të qartë, të vendosur dhe të papenguar nga “bandat”.

LEXO EDHE:  Deputeti hedh akuza të rënda/ Vetting me standarde të dyfishta
LEXO EDHE:  Padia për DH Albania/ Vasili akuza të forta ARRSH-së

Malaj thekson se babëzia, korrupsioni dhe kapja e shtetit, janë “sëmundjet” e shekullit 21-të lehtësisht të eksportueshme.

Vizioni dhe reagimi pozitiv në qeverisjen globale i imponuar nga pandemia se: “Ne jemi të shëruar kur të gjithë janë të shëruar”, vlen sot më shumë se kurrë edhe shërimin nga semundjet morale në qeverisjet lokale, kombëtare, rajonale, europiane dhe globale edhe përballë semundjeve të shekullit 21-të lehtësisht të eksportueshme/transmetueshme të babëzisë, korrupsionit dhe kapjes së shtetit.”-shkruan Malaj./CNA.al

“Bandat” zëvendësojnë rregullat në rendin e ri global

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkaqet që çuan në humbjen e PD/ Ish-presidenti “kryqëzon” Bashën me fakte, nuk kursen as Ramën 

Publikuar

-

Nga

Shkaqet që çuan në humbjen e PD/ Ish-presidenti “kryqëzon” Bashën me fakte, nuk kursen as Ramën 

Ish-presidenti Bujar Nishani ka analizuar situatën politike në vend, ndërsa numëron edhe faktet, që sipas tij kanë çuar PD-në në katastrofë elektorale.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Nishani komenton edhe zgjedhjet e 13 qershorit, për kryetarin e PD, për të cilat thotë se nuk sollën asnjë risi.

Sipas Nishanit, dy ndër faktorët kryesorë që çuan PD në humbje ishin “Së pari, Edi Rama e kishte shndërruar pushtetin e tij të pakufizuar e të pa kontrollueshëm nga askush pothuajse në një regjim kleptokratik ku korrupsioni, antiligji, dhe fasada propagandistike ishin kolonat e ngrehinës që mbante peng shqiptarët.

Së dyti, Lulzim Basha, e kishte mbajtur opozitën në një stanjacion politik, strukturor, pa nerv vibrant e larg qytetarisë, larg kolonave përfaqësuese të së djathtës dhe elitës së vendit.”.

Po ashtu, Nishani thekson se “Pikërisht ky realitet i trishtë e kjo sfidë dramatike duhet të nxiste PD dhe detyronte L. Bashën të krijonin hapsirën e një projekti të ri politik, krejt të ndryshëm nga ai i 2013-2021, që rezultoi i pasuksesshëm dhe i dështuar !

Por në vend të kësaj, L. Basha nxitoi të bënte një maskaradë elektorale për karrigen e tij dhe tashmë zgjedhje antistatutore të parakohëshme për institucionet drejtuese të Partisë !”

Gjithashtu Nishani shkruan 13 Qershori tregoi edhe një fakt të rëndë për vetë PD.

Përsëri për herë të parë në historinë e saj, PD drejtohet nga një Kryetar i cili doli nga proçesi zgjedhor me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pra që përfaqëson minorancën brenda kësaj partie, madje duke marrë 40% më pak vota se sa kishte marrë në zgjedhjen e tij paraardhëse në 2017 !”-shkruan kreu Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani.

Ndër të tjera Nishani thekson se qeverisja e PS sot është më e paafta dhe më e korruptuara, por sipas tij PD sot paraqet “kërcënimin” më të dobët se kurrë më parë ndaj qeverisjes së PS.

Deklarata e plotë e Nishanit:

13 Qershori, votimi për Kryetarin e PDSH nuk solli asnjë risi, asnjë zgjidhje e asnjë shpresë pas humbjes dramatike të zgjedhjeve të 25 Prillit dhe traumës politike e psikologjike që solli 25 Prilli ndër votuesit e PD !

Për herë të parë në historinë e jetës së saj PD mbetet 3(tre) mandate rrjesht në opozitë dhe me rezultat përsëri më të ulët se ai i vitit 2013, kur doli në opozitë pas 8 (tetë) viteve në qeverisje !

Kjo humbje dëshpëruese për PD ishte deri diku e paralajmëruar kohë më parë, ndaj kërkonte marrjen e masave të forta para se të mbërrinte 25 Prilli.

Së pari, Edi Rama e kishte shndërruar pushtetin e tij të pakufizuar e të pa kontrollueshëm nga askush pothuajse në një regjim kleptokratik ku korrupsioni, antiligji, dhe fasada propagandistike ishin kolonat e ngrehinës që mbante peng shqiptarët.

Së dyti, Lulzim Basha, e kishte mbajtur opozitën në një stanjacion politik, strukturor, pa nerv vibrant e larg qytetarisë, larg kolonave përfaqësuese të së djathtës dhe elitës së vendit.

Një situatë absurde ku të gjitha sondazhet reale e tregonin liderin 10 pikë % poshtë pëlqyeshmërisë së partisë, çka paralajmëronte se PD do mund të mblidhte veç votat e elektoratit të saj historik e asnjë votë nga pjesa “gri” që në fakt përcakton se nga do të anojë shumica e re !

Regjimi i Edi Ramës ekzekutoi të njëjtin skenar manipulimi siç kishte bërë edhe në 2015 e 2017, madje me blerje votash e ushtrim influencash edhe më të mëdha e më të shumta se më parë!

Kjo për një arsye të thjeshtë, sepse në 2021 kishte para korrupsioni në dispozicion shumë më tepër se në 2017, dispononte pushtet shumë më të madh e të pakontrolluar se në 2017.

Por po ashtu është shumë e qartë se në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe në ato parlamentare në 2025, regjimi i tij do të ketë edhe më shumë para korrupsioni e pushtet të pakontrollueshëm se sa sot në 2021.

Pikërish ky realitet i trishtë e kjo sfidë dramatike duhet të nxiste PD dhe detyronte L. Bashën të krijonin hapsirën e një projekti të ri politik, krejt të ndryshëm nga ai i 2013-2021, që rezultoi i pasuksesshëm dhe i dështuar !

LEXO EDHE:  Akuzat e PD për zgjedhjet/ Marash Logu: I kemi me foto ata që trentuan të blejnë vota

LEXO EDHE:  PD akuza të forta Prelës dhe Markut/ Do vijë dita edhe për ju

Por në vend të kësaj, L. Basha nxitoi të bënte një maskaradë elektorale për karrigen e tij dhe tashmë zgjedhje antistatutore të parakohëshme për institucionet drejtuese të Partisë !

Imagjinoni sikur L. Basha të kishte patur forcën, energjitë dhe zotësinë të kishte realizuar zgjedhjet e parakohëshme politike në vend (të cilat i premton rregullisht që prej 2015) siç bën ato në partinë që komandon vetë, se sa ndryshe do të ishin demokratët dhe vetë PD, sot !

Por 13 Qershori tregoi edhe një fakt të rëndë për vetë PD.

Përsëri për herë të parë në historinë e saj, PD drejtohet nga një Kryetar i cili doli nga proçesi zgjedhor me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pra që përfaqëson minorancën brenda kësaj partie, madje duke marrë 40% më pak vota se sa kishte marrë në zgjedhjen e tij paraardhëse në 2017 !

Imagjinoni tani se sa do të mundet të motivojë e bëjë për vete ky “udhëheqës” elektoratin shqiptar në zgjedhjet e ardhëshme kur brenda partisë së tij ka rënë me 40% !!!!!

PD sot paraqet “kërcënimin” më të dobët se kurrë më parë ndaj qeverisjes së PS, në të gjithë historinë e saj gati 30 vjeçare.

Megjithëse qeverisja aktuale e PS është më e paafta, më e korruptuara dhe më kërcënuesja ndaj interesave kombëtare se sa çdo qeverisje tjeter e mëparshme socialiste, përsëri ajo ndihet më e pakërcënuar dhe pa kokëçarje nga rreziku i kundërshtarit përballë.

Përgjegjësia për këtë nuk është vetëm e L. Bashës por më e para dhe më kryesorja është e tij.

Por, L. Basha sot po bllokon e pengon reflektimin, korigjimin dhe ndryshimin rrënjësor të PD, jo vetëm si një parti kryesore e sistemit tonë politik por më së shumti si alternativë qeverisëse në një demokraci funksionale.

Ka gjithashtu mjaft zëra publik e jo publik që sot bëjnë avokatinë politike të L. Bashës. Disa prej tyre edhe majtistë në afilacion e kundërshtarë të afishuar në 30 vite ndaj PD.

Eshtë normale dhe e drejtë e gjithkujt, pavarësisht motiveve të ndryshme, që ta bëjë atë avokati.

Ajo është çështje e ndërgjegjes.

Ndërgjegja e askujt nuk gjykohet !

Ajo që unë shoh me shqetësim është mungesa e avokatisë ndaj situatës së mijëra demokratëve që kanë 8 (tetë) vite që diskriminohen duke u hequr nga puna, duke ju goditur bisnesi, duke ju mbyllur çdo sportel i shërbimeve publike, vetëm për faktin se janë të afishuar politikisht si aktivistë të PD !

Do të vijojnë të jenë nën këtë diskrimin edhe 4(katër) vite të tjera e nuk reflekton askush për fatin e tyre !

PD nuk është L. Basha, PD nuk është as Kryesia e saj, as Këshilli Kombëtar, PD nuk është as grupi në minorancë i deputetëve, madje PD nuk është as vetëm anëtarësia e saj.

PD është, të paktën sot, 620 mijë shqiptarë që e votuan më 25 prill, por që edhe ata rezultuan të ishin të pamjaftueshëm për atë çka duhet të jetë vërtet PD.

PD domozdoshmërisht duhet të jetë besimi dhe përfaqësimi i 1 milion shqiptarëve !

PD duhet të jetë ndjeshmëria dhe vullneti i shumicës së qytetarëve !

Kjo nuk është lehtësisht e arritëshme por e mundëshme dhe alternative jetike !

Përndryshe jo vetëm anëtaresia e PD por shumica dërrmuese e shqiptarëve do të vijojnë të vuajnë pasojat e regjimit kleptokratik dhe korruptuv të Edi Ramës për më tej !

Për këtë më së pari PD i duhet lidership i ri, vizion i ri, projekt i ri !

PD nuk mund të ketë sukses duke u drejtuar nga një kryetar i pa aftë dhe jo serioz !

PD i duhet një lidership ndryshe.

I duhet jo një lidership që quhet i tillë sepse cakton emrat e Kryesisë së Partisë, apo sepse vendos listën e deputetëve, por një lidership me forcë dhe integritet që fiton besimin, simpatinë, solidaritetin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve pavarësisht faktin nëse janë anëtar të PD, sipatizantë të saj apo qytetarë pa afilacione partiake !

LEXO TE PLOTE