Connect with Us

“Shfryhet” OFL/ GJKKO i heq sekuestron makinës së blinduar të Lulzim Berishës

Kronika

“Shfryhet” OFL/ GJKKO i heq sekuestron makinës së blinduar të Lulzim Berishës

Publikuar

-

Iu sekuestruan nga OFL/ Pas makinës së blinduar gjykata i rikthen Lulzim Berishës edhe naftën

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korupsionit ka vendosur të heqë sekuestron, makinës së blinduar të Lulzim Berishës, ish-kreut të “bandës së Durrësit”.

Kujtojmë këtu se më 21 shkurt, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit i ka dërguar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 5 rastet e para të pronave të sekuestruara në bazë të akteve normative në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku mes tyre ishte edhe automjeti BMW i Lulzim Berishës.

Por, sot GJKKO ka vendosur të heqë sekuestron, pasi sipas avokatit të Lulzim Berishës, Detar Hysi, mjeti në fjalë ishte me dokumente të rregullta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shëtiste me armë me vete/ Arrestohet 20 vjeçari, djali i kreut të PD në Dibër

Publikuar

-

Nga

Policia e Bulqizës vuri sot në pranga një të ri, i cili mbante armë në makinën ku udhëtonte.

Mësohet se Denion Fiku, 20 vjeçari që u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Sektori Dushaj” është djali i kreut të PD, në Dibër, Dëfrim Fiku. Në momentin që u kap nga policia, 20 vjeçari po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.

Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i Fikut për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Ndërkohë dy shokët e tij Saimir Hallaçi, 24 vjeç dhe Andi Çuni, 25 vjeç, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Dy persona me motor ekzekutuan 46-vjeçarin, 20 gëzhoja në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje lidhur me vrasjen Ridvan Ramazanit të ndodhur sot në Shkodër.

Mësohet se kanë qenë dy persona që kanë ekzekutuar 46-vjeçarin të cilët më pas janë larguar me motor. Autorët nuk janë kapur nga kamerat e karburantit për shkak se ato nuk kanë funksionuar.

Policia ka shoqëruar në komisariat një prej punonjësve të karburantit për të cilin besohet se ka qenë dëshmitar okular. Në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja kallashnikovi. Ridvan Ramazani ka qenë i dënuar në vitin 2017 për falsifikim dokumentesh.

FNSh dhe RENEA kanë mbërritur në vendngjarje teksa vijojnë kontrollet për të identifikuar autorin ose autorët e kësaj ngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Dajç / Kush ishte “i forti i Shkodrës” që u ekzekutua në makinë

Publikuar

-

Nga

Vrasja në Dajç / Kush ishte “i forti i Shkodrës” që u ekzekutua në makinë

Detaje të tjera kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur sot pranë fshatit Dajç në Shkodër.

46-vjeçari Ridvan Ramazani (Hyseni) është ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tij në zonën e Mushanit. Bëhet me dije se Ridvan Ramazani (Hyseni) njihet si një nga “të fortët e qytetit”.

“Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMË” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea. Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE