Connect with Us

Plas sherri/ Kreu i PD-së i kundërpërgjigjet ish-deputeti: Erdhe i frustruar, ike si hotelexhiu i Ramës

Politikë

Plas sherri/ Kreu i PD-së i kundërpërgjigjet ish-deputeti: Erdhe i frustruar, ike si hotelexhiu i Ramës

Publikuar

-

Plas sherri/ Kreu i PD-së i kundërpërgjigjet ish-deputeti: Erdhe i frustruar, ike si hotelexhiu i Ramës

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, duket se ka sjellë edhe përplasje.

Ish-deputeti Astrit Veliaj nuk e ka pritur mirë përjashtimin nga lista, dhe nuk i ka kursyer kritikat, madje duke thënë se se në zonën e tij ka kandidatë të përfshirë në krim dhe se ai u hoq padrejtësisht nga listat gjatë votimit të anëtarësisë.

Kritikave të Veliajt, i është kundërpërgjigjur kreu i degës së PD në Berat, Gazment Azizi.

Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale akuzon Veliajn se asnjëhere nuk ka qenë zëri i qytetarëve berates në parlament, asnjëhere nuk ka mbrojtur interesat dhe të drejtat e tyre të shkelura me të dyja këmbët nga kjo qeveri kriminale.

Z.Veliaj në fakt do të doja tju therrisja zoti deputet ,por ju asnjëhere nuk e keni merituar sepse asnjëhere nuk keni qenë përfaqësues i demokratëve dhe qytetarëve beratas.

Asnjëhere nuk keni qenë zëri ynë në parlament, asnjëhere nuk keni mbrojtur interesat dhe të drejtat e qytetareve beratas të shkelura me të dyja këmbët nga kjo qeveri kriminale.

Ju, keni parë dhe keni mbrojtur vetëm interesat tuaja personale, duke flirtuar herë me kryeministrin dhe herë me drejtuesit vendore te bashkisë Berat.

Po ju drejtohem ju, jo si mendimtari, por si letërporositësi i shkrimit ne fjale, i cili pavarësisht ngjyrave ngelet i nje niveli shumë të ulët jo vetëm politik ,por edhe moral.

360 vota kundër ,shtuar këto edhe me 45 vota te tjera kundër teje,të marra nga fletët e votimit të pavlefshme përbëjnë gati 50% të antarësis të cilët mendojnë se ti nuk mund dhe nuk duhet t’i përfaqësosh në parlamentin shqiptar.

Kjo është ajo çka ti duhet të analizosh.

Reflektimi duke i hapur rrugën për në parlament djemve dhe vajzave beratase,pedagog universitetesh,inxhinjer, mjek,studiues dhe specialist të fushave të ndryshme është një nder që ti duhet ti bësh qytetarëve beratas.

Sot është koha që në parlamentin shqiptar të shkojnë ata që japin dije dhe jo ata që shesin diploma.

Te shkojne ata që janë të afte të ndërtojnë dhe jo ata që porosisin ndertime.

Të shkojnë ata që janë pranë njerëzve në nevojë dhe jo ata që krekosen si kaposhi majë plehut.

As ti, dhe askush tjetër nuk mund të përbaltë dot një proces kaq demokratik dhe transparent të zhvilluar ndonjëherë nga partitë politike në këto 30 vjet.”-shkruan Azizi.

LEXO EDHE:  E famshmja KÇK/ Zbulohet kujt ia vodhi idenë Rama

Më tej, ai thekson se ardhja e Partisë Demokratike në pushtet është e vetmja shpresë për Shqipërine dhe shqiptarët, ndërsa nuk nguron të akuzojë Veliajn për ndërtimin e nje hoteli me 5 yje të ideuar dhe legalizuar nga Rama

“Unë e kam për nder që kam qenë drejtues në institucionet rajonale, detyrë që e kam kryer me ndershmëri dhe pergjegjësi maksimale.

Unë besoj se PD nuk do të vije në pushtet për të futur në punë disa drejtues apo disa punonjes.

Ardhja e Partisë Demokratike në pushtet është e vetmja shpresë për Shqipërine dhe shqiptarët.

Ajo do të permiresojë ndjeshem gjëndjen ekonomike të të gjithë shqipetarëve, pa dallim bindje. Do te jete ajo që do t’i japë frymëmarrje biznesit nëpermjet uljes së taksave dhe tatimeve dhe do të krijojë një klimë sa më të përshtatshme për investitorët vendas dhe të huaj.

Vetëm kështu do të mund të hapen vende të reja pune , do të rriten rrogat e pensionet , do të ofrohet arsim dhe shëndetësi më e mirë.

Nëpërmjet vendosjes së shtetit ligjor , qytetarët shqiptarë do të kenë më shumë siguri për jetën dhe për pronën , por mbi të gjitha do tu kthehet shpresa e humbur për një jetë më të mirë.

Ka shumë arsye pse PD duhet të vijë ne pushtet , por ti miku im këto nuk i kupton dot dhe për këtë unë nuk të vë faj.

Nuk do të merrem gjatë me ty , jo se te kam frike, se frike kam vetem nga i madhi ZOT.

Nuk kam patur kurrë interes tek ty, as në vitin 2014 dhe as në vitin 2017, pavarësisht aferave të tua të pista financiare ,të cilat i kam shtyrë tutje me këmbë.

Ti nuk meriton as kohën dhe as vëmendjen time, pavarësisht gadishmërisë për një debat publik jo vetëm në mediat lokale por edhe më gjerë.

Ti, erdhe i frustruar me madhështinë e një lideri për zhvilimin rajonal dhe ike si hotelxhiu i nje hoteli me 5 yje të ideuar dhe legalizuar nga Rama!”-përfundon postimin kreu i degës së PD, në Berat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Vaksinimi në Durrës drejt fundit/ Rama: Burrat janë më të trembur se gratë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu dhe Shefja e ISHP-së Silva Bino gjatë ditës së sotme kanë vizituar nga afer procesin e vaksinimit për të moshuarit mbi 80 vjec në qytetin e Durrësit.

Rama tha se vaksinimi ndaj të moshuarve dhe bluzave të bardha është drejt fundit si dhe nuk munguan batutat me të moshuarit në sallë.

Silva Bino: Ka më shumë burra se gra
Rama: Ne jemi më të trembur se gratë
Qytetari: Unë jam trim
Rama: Para gruas nuk je trim
Qytetari: Ashtu ëë
Rama: Ju uroj shëndet
Ndër të tjera Rama tha se brenda 15 marsit me ardhjen e vaksinave, AstraZeneca do të nisë vaksinimi i mësuesve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Topalli prezanton kandidatët e katër qarqeve

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj, ish-kryeparlamentarja Topalli u ndal tek qarku i Lezhës, për të vijuar më pas me disa qarqe, si Dibra, Berati apo dhe Kukësi.

“Do të prezantoj listën e kandidatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që çdo gjë e ka arritur vetë. Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës. Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persektuar, ish student i dhjetorit të 90-ës. Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politik. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetet të Barit dhe të Lezhës. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit. Rrethi i Dibrës: Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër”, tha Topalli.

Matilda Gjini
Ka studiar Ekonomi ne Milano dhe Madrid dhe ka perfunduar dy Master ne degen Finance Kontabilitet ne Bocconi University dhe Drejtesi Biznesi ne 24ORE Business School. Ka mbi 4 vite eksperience pune ne sektorin e finances ne Europe dhe Azi. Ka punuar ne Itali per kompani nderkombetare si PëC dhe Epyon Consulting. Nga viti 2019 punon ne Singapor si Account Manager ne Haëskford, nje kompani konsulence qe ndihmon investitoret e huaj ne Azi,javen e ardhshme Matilda do te kthehet ne Shqiperi per te qendruar dhe per te dhene kontributin e saj per nje Shqiperi ndryshe

Gjon Ndoj
Vjen nga nje familje e persekutuar ku ne 1991 diplomohet ekonomist finance per industry,ish Ish student i dhjetorit te 90 tes ,Nismetar ne mbledhjen e firmave per themelimin e PDSH,Pjesmarres ne greven e uris per heqjen e emrit te enver hoxhes nga universiteti
-Ne vitet me te veshtira te pd 1997-2001 zgjidhet dy her kryetar i pd Mirdit me tre fushata elektorale ne favor te pd,Trajnuar per drejtor banke ne fondacjonin xhordano delamore ne Milano itali 1996
-Trajnuar per probleme te pushtetit lokal ne Vjene te Austrise ne 2003
– Ne 2013 kalon ne biznes privat nje zyre kontabiliteti dhe nje autoshkolle deri tani.

Alda Gjini
Lindur ne Lezhe me 13 05 1995 . Vjen nga nje familje me te perndjekur politik per shkak te detyrave te larta te asaj kohe. Ka mbaruar gjimnazin ne shkollen e Zejmenit .Gjate kesaj kohe ka ndjekur OJQ te ndryshme pasi gjithmone i ka pelqyer te jete pjese e jetes publike dhe te jape kontributin e saj ne nevojat qytetare . Pastaj vazhdoj studimet e larta ne Universitetin Politeknik te Tiranes Dega Gjeomjedis. Flet Anglisht.Gjate kohes se studimeve ka punuar si menaxhere, dhe aktualisht koordinatore prane nje kompanie private

Dode Prenga
Dod Prenga, profesor i accociuar, doktor i Sshkencave. Ka mbaruar Fizike 5-vjeçare ne Fakultetin e Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes, me 1992. Ka punuar pedagog ne Universitetin e Shkodres deri me 2000, pastaj pedagog ne Universitetin e Tiranes. Nga gusht 2003-shkurt 2009 ka qene anetar i KQZ, pefaqsues i PD, pastaj perseri pedagog ne Fakultetin e Shkencave te Natyres , UT. Ka kryer specializime ne Universitetin Paris XII, ne Universitetin e Barit dhe ate te Lecces. Ka kryer Master te Nivelit te Dyte ne Ekonomi si dhe ne Fizike Llogaritese. Eshte doktoruar ne Kerkime Operacionale,Autor i disa teksteve dhe dispencave universitare, nje numri artikujsh ne revista nderkombetare. Pjese e nje grupi kerkimor ne fushat ekonofizike dhe sociofizike
Amarda Gjini. Lindur ne Rreshen Mirdite . Rrjedh nga nje familje te persekutuarish politik nga sistemi.Mbaruar gjimnazin e pergjithshem ne Rreshen . Ka kryer studimet e larta ne fakultetin Shkencave te Levizjes ne universitetin e Sporteve te Tiranes ne vitin 2019. Sportiste volejbolliste ne ekipin e te rriturave te Mirdites qe ne vitin 2014 dhe aktualisht luan me ekipin vendas , si kapitene ekipi

Diber
Erida Lazimi
Ushtron profesionin e avokates. Ka mbaruar fakultetin e drejtesise,si nje Studente shume e mire. Me role te ndryshme drejtuese ne institucine financiare si banka dhe kompani telefonike. Prej 6 vitesh drejton studion e saj ligjore. Me tre gjuhe te huaja te mbrojtura:Anglisht Turqisht Frengjishr
E trajnuar brenda dhe jashte vendit ne fushen e te drejtes tregtare. Sandra Xheleshi, e lindur më 26 Prill 1995, nga Klos, ka 17 vite që jeton në Angli. Ajo ka përfunduar Master Shkencor në Sigurime Shtetërore nga ‘University College London’ në 2019 dhe bachelor në Politikën Ndërkombëtare në 2018. Sandra ka mbështetur zbatimin dhe menaxhimin e projekteve të zhvillimit ndërkombëtar në Perëndimin e Ballkani në sektorët e Qeverisjes, Drejtësisë, Ekstremizmit Parandalues, dhe Dhunës me Bazë Gjinore. Donatorët që kanë punuar përfshijnë Zyrën e Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), Departamenti i Shtetit të SHBA (DoS), USAID, Kombet e Bashkuara (UN) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Sandra është aktiviste politike dhe ka mbështetur disa fushata zgjedhore në Britani,ajo aktualisht punon ne oxford university dhe javen e ardhshme do te jete Shqiperi per te filluar misionin e saj qe eshte Shqiperia Besar Murati eshte student viti i 2-te bachelor ne degen e drejtesis ne Universita degli studi di Torino, Italy. Ka lindur dhe eshte rritur ne Mat dhe ka perfunduar shkollen e mesme profesionale per TIK Hermann Gmeiner ne Tirane.
Ne 2019 nisi studimet ne torino per ligjet globale (Global Laë and transactional legal studies).
Gjate kesaj periudhe ka qene i angazhuar edhe neper disa organizata vullnetare.
Neada Stana është studente masteri në Universita degli Studi di Torino në Itali, kandidate për deputete e Lëvizjes për Ndryshim.
Është lindur dhe rritur në qytetin e Burrelit dhe ka mbaruar shkollën e mesme “Pjetër Budi” në vitin 2015. Në vitin 2019 diplomohet me mesatare 9.8 për “Shkenca Politike dhe Administrative”. Në 2019 nis studimet master në Torino për Shkenca Ndërkombëtare/ Studime Europiane. Gjatë periudhës së studimeve ka marrë pjesë aktivisht në konferenca kombetare dhe ndërkombëtare.

Berat
Miranda Haxhia
Lindur ne Berat, diplomuar në Universitetin ‘Aleksander Xhuvani’ për gjuhë e letërsi;
Ka nje eksperience prej 22 vjet mësim-dhënie,
si edhe ne Ministrinë e Kulturës;
Dhjetra artikuj të publikuar në median e shkruar; disa Libra të botuar në Shqipëri e jashtë vendit.
Aktualisht drejton e menaxhon nje studio fotografike.
Edmond Sinjari
Lindur dhe banues ne Berat,datelindjes 23.10.1976. Ne vitin 2002( Muaji Korrik ) perfundon Fakultetin e Inxhinerise se Ndertimit ne profilin Gjeodezi
Me pas punon ne “Ndermarrjen e Rrugeve Rrurale ne fuksionin e Kryetarit te Deges Teknike” deri ne Mars 202005 ,
Prill 2005 deri ne Janar 2014 punon si “ Specialist ne Drejtorine e Urbanistikes prane Keshillit te Qarkut Berat” ,
Nga Shkurt 2014 deri Korrik 2015 “Pergjegjes i Hartografise dhe Ceshtjeve te Pronesise prane ALUIZNI-t Berat”.
Kualifikime dhe trajnime :
– Çertifikate te Kualifikimt Pasuniversitare me tematike “Vlersim i Pasurive te Paluajtshme”, me Nr. 522, dt.30.01.2012, prane Fakultetit te Inxhinerise se Ndertimit….
– Kursin e Formimit Profesional Pasuniversitare , me titullin “ Specialist per testimin e performances se produkteve te ndertimit”, me Nr.10 Amze prane Institutit te Ndertimit Tirane…..
– Studimi dhe pergatitja e projekteve mbi masat e mbrojtjes nga zjarri te ndertesave te çdo lloji.
– 29.06.2018 , Diplomuar Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn Urban, Programi i studimit, me kohë të zgjatur, Master Profesional në ˝Dizajn Parametrik˝, me profil në ˝Dizajn Urban dhe Peizazhi˝,
– Certifikuar prane Universitetit Polis ne lidhje me “Auditimin e Energjisë”,
Sot punon ne privat.

Kukes
Elsa Domi eshte Kandidate per Qarkun e Kukesit dhe vjen ne kete prezantim te saj si nje profesioniste e fushes se Drejtesise si Avokate.
Elsa është bijë e një familje të nderuar intelektuale kuksiane dhe nënë e përkushtuar e një studenteje të shkëlqyer që aspiron të bëhet një inxhiniere.
Është diplomuar ne Drejtesi ne Universitetin e Tiranes ne vitin 1998. Ka një karrierë të pasur profesionle si juriste dhe avokate për më shumë se 21 vite. Ka filluar te ushtroje profesionin e saj si Juriste prane Albtelecom Sh.a., nga viti 2000 deri ne fillim te vitit 2017 . Ne vitin 2017 ushtron profesionin e avokates. Elsa ka kryer kualifikime profesionale ne fushen e drejtesise. Elsa ka qenë trajnere e administratës zgjedhore ne zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise dhe ato vendore qe nga viti 2007 e vijim.
Agron Demushi
Inxhinier.
Ka studjuar ne Universitetin Politeknik Tirane- Drejtimi Energjetike.
2000-2006 -inxhinier Elektrik – Hidrocentrali Fierze!
2006-2011- OST. Sh.a
2011-2015 Kryetar i Bashkise Tropoje- nga PD.
2011-2015- anetar i Keshillit Kombetar te PDSH.
Viti 2021: kandidat per deputet i Qarkur Kukes per Levizjen per Ndryshim.
Orlind Morina, inxhinjer informatike dhe matematik. Ka mbaruar studimet tek fakulteti i shkencave te natyres Tiranë ne vitin 2012. Ka punuar ne sektorin privat, ne industrin imobiliare dhe nga 2020 po drejton kompanin e tij.Jeton ne tiran prej 25 vitesh, dhe tashme edhe nje prind i ri i cili shikon te ardhmen e tij vetem ne shqiperi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si i humbet opozita, mandatet e ndarë?

Publikuar

-

Nga

Opozita Basha-Kryemadhi vendosën të regjistrohen me dy koalicione, me justifikimin për të maksimalizuar votën, por kjo duket të jetë e pavërtetë.

Mos gjetja e gjuhës dhe mënyrës së përfaqësimit bëri që palët të marrin një rrugë pa krye dhe ndoshta të firmosin me dorën e tyre humbjen në 25 prill.
Dy lista të ndara mund të prodhojnë më shumë vota, por sjellin më pak mandate në çdo rast, dhe kjo është e qartë edhe për ekspertët e opozitës, të cilët theksojnë se, nuk kishte zgjidhje tjetër dhe ndoshta pa dashje PD-LSI ranë në grackën e ngritur nga kryeministri Rama.

Llogaritja e mandateve

Le të shohim disa shembuj, kjo edhe në bazë të votave të marra në 3 zgjedhjet parlamentare që janë zhvilluar me sistem proporcional rajonal.
Në qarkun e Korçës votat tregojnë se opozita e humbet shansin të bëjë përmbysjen me dy lista. Socialistët në zgjedhjet e vitit 2017, kanë saktësisht 62.787 vota, dhe PD 42.177 e pasuar nga LSI me 19.465 vota, dhe PDIU me 2003 vota. Në total ky koalicion sipas shifrave të 2017 do prodhonte 63.535 vota, pra më shumë se socialistët, me shansin për të përmbysur rezultatin në 6 me 5 në favor të opozitës.

Po të shohësh edhe rezultatet e vitit 2013, rezultatet tregojnë të njëjtën gjë. Sipas tabelës së mëposhtme, rezulton se PD me LSI dhe aleatët opozitarë në një koalicion do merrnin 67.278 vota ndërsa PS 63.584 vota. Nga këto të dhëna rëzulton se PS në dy zgjedhjet e fundit ka ruajtur zgjedhësit e saj, ajo që ka humbur është PD dhe rritje ka vetëm LSI.

Më dy lista të ndara ky maksimalizim i votës në qarkun e Korçës nuk siguron fitoren 6 me 5 në favor të opozitës siç duket qartë se mund të ishte me një listë.

Kuptohet opozita ka edhe favorin e 8 vite qeverisje të socialistëve dhe një rritje e opozitës në një listë të bashkuar mund të ishte shumë domethënëse.
Por, opozita ka zgjedhur dy lista, ç’ka mund të rezultojë fatale dhe kjo për shkak të dy koalicioneve.

LEXO EDHE:  Agron Duka: Ikja totale e Berishës nuk i bën mirë PD-së

LEXO EDHE:  Rama i kërkon mirditores në tavolinë të shkojë afër tij/Po ti pse s’afrohesh apo ke dëgjuar se rrah gra

PD të shkojë drejt votave të 2013 me aleatët e saj mund të sigurojë mandatin e 4, por që të marrë të pestin mund t’i duhen 3 apo 4 mijë vota dhe këtu ngelet. LSI nga ana e saj pretendon një mandat. Ai shkon diku tek 11 mijë vota. LSI ka 14 mijë dhe 19 mijë vota në dy zgjedhjet e fundit. Çdo votë mbi mandatin që merr LSI digjet dhe favorizon socialistët, pa folur që mund të shkojë afër pragut dhe mund të mos kapë mandatin duke djegur një thes me vota.
Si qarku i Korçës janë thuajse të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashto Kuksin ku LSI s’do ketë kandidat.

Dalja me dy lista të ndara edhe duke ndërtuar skema me emra brenda një listë apo duke bërë thirrje votoni këtë numër në koalicionin e PD jo listën e LSI në filan qark, thjesht do sjellë humbje votash. Analizat e shifrave tregojnë qartazi se opozita ka zgjedhur rrugën e gabuar me dy lista me pretendimin se LSi do marrë vota të majta, kur në fakt palët nuk gjetën dot gjuhën për numrin e mandatëve që duhet të merrnin secila në listat fituese./CNA.al

LEXO TE PLOTE