Connect with Us

“Përplasja me Gjicin?” Duro: Unë iu vendos vijën e kuqe presidentëve

Sport

“Përplasja me Gjicin?” Duro: Unë iu vendos vijën e kuqe presidentëve

Publikuar

-

U bënë afro tetë muaj që kur Kukësi shkarkoi Shpëtim Duron. Trajneri ka evituar jo pak komentet pas atij largimi, por tashmë rikthehet të flasë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, jo vetëm për klubin verilindor, por duke prekur disa nga temat më të nxehta që shqetësojnë aktualisht futbollin shqiptar.

“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë bojkot”, ka thënë ndër të tjera 60-vjeçari, i cili në karrierën e tij të gjatë si trajner ka drejtuar skuadra si Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi, Besa, Apolonia, Bylis, por gjithashtu Shkëndijën e Tetovës dhe Dritën e Gjilanit.

Zoti Duro, çfarë përshtypje iu bën fakti që jemi aktualisht i vetmi vend në Europë pa futboll dhe a mendoni se bojkoti i kampionatit është i drejtë?

Sigurisht që nuk e prisja që të mos kishte kampionat dhe akoma më tepër që të zgjaste kaq shumë. Më ka bërë përshtypje për faktin sepse jemi i vetmi vend në Europë që nuk po luhet futboll dhe për mua kjo është shumë. Do të hyjë në histori dhe përgjegjësinë duhet ta mbajë kush e ka. Është një problem i madh dhe madje edhe në vitit 1997, mbaj mend që ishte situatë e jashtëzakonshme lufte, por ama kampionati e kupa përfundoi.

Nuk dua të marr rolin e gjyqtarit se kush është fajtor, qeveria apo federata, por për mua si njeri i futbollit më bën përshtypje. Dua të shoh futboll dhe si mua e shumë të tjerëve na mungon. Mendoj se futbolli duhet të nis sa më shpejt për të gjithë.

Ju jeni likuiduar pas largimit si trajner nga Kukësi?

Nuk dua të flas për likuidimet, sepse me vjen zor ta hap këtë problem. Pengu im është që nuk më lanë ta çoja kampionatin dhe kupën deri në fund, që të jepja llogari para presidentit dhe drejtuesve, që nëse nuk do të realizoja objektivat, t’i jepnim dorën njëri-tjetrit dhe të ndaheshim si burrat, pasi lekët nuk më interesojnë fare.

Për çfarë ndieni më tepër keqardhje nga periudha kur drejtuat Kukësin?

Di të them që bashkë me stafin kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë dhe profesionale gjatë gjithë sezonit. Megjithëse, kemi luajtur në fusha të ndryshme, kemi kryesuar kampionatin në pjesën më të madhe të kohës. Pengu im është që nuk më lanë të realizoja objektivat. Ika në një moment që kisha një javë që kisha zbritur nga vendi i parë në vendin e dytë, isha katër pikë larg Tiranës kur ishin 36 pikë në lojë, si dhe gjysmëfinalja e Kupës.

Isha tërësisht brenda objektivave dhe isha i bindur që do të fitoja kampionatin ose kupën, sepse i kisha objektivat në duar. Ky është pengu që nuk më lanë të punoja deri në momentet e fundit me skuadrën që kisha bërë pjesën më të madhe të punës, duke bërë dy faza përgatitore shumë të mira, si në verë dhe në dimër.

Kisha një skuadër shumë të mirë, kontroll absolut dhe çuna të lidhur në marrëdhëniet me njëri tjetrin. Kjo është keqardhja më e madhe. Nuk mbaj përgjegjësi as për kampionatin, pasi isha në kulmin e punës, por nuk më lanë të vazhdoja. Ky është pengu im, që nuk m’u dha mundësia të shkoja deri në fund.

Flitet për një përplasje mes jush dhe presidentit Gjici në dhomat e zhveshjes në një ndeshje kundër Tiranës. Si është e vërteta?

U bë një kohë e gjatë që kur jam larguar nga Kukësi dhe këtë periudhë nuk kam preferuar të bëjë komente, pasi nuk më pëlqejnë këto gjera. Di që kam bërë një punë jashtëzakonisht serioze, por nuk do të flas për problemet që kemi pasur, pasi nuk është normale dhe nuk ka vlerë te ne. Jam një trajner ndoshta me më shumë përvojë në kampionatin shqiptar, kam punuar te të gjitha skuadrat e nivelit më të lartë si në Shqipëri, Maqedoni apo Kosovë.

Kam ruajtur marrëdhënie të mira me të gjithë presidentët, duke qenë ndër ata trajnerë që kam punuar dhe jam rikthyer për së dyti në klube si Partizani dhe Shkëndija e Tetovës me të njëjtat stafe. Unë jam nga ata trajnerë që duhet të ketë edhe shumë të tjerë, që duhet t’i tregojë vijën e kuqe presidentit brenda punës së tij profesionale. Pra, secili duhet të ketë personalitet në punën dhe pozicionin e tij. Nuk dua ta zgjas më shumë për problemet e tjera.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shpërthen trajneri i Besës: Ka një kufi edhe shtyrja e kampionatit

Publikuar

-

Nga

Pritja për startin e sezonit ka kaluar çdo kufi dhe kjo situatë e ka nervozuar trajnerin e Besës, Ndriçim Kashami. Sipas tij, miqësoret nuk garantojnë ruajtjen e parametrave që kërkohen për një ekip i cili synon Superioren. “Shtyrja pa fund e kampionatit e penalizon Besën dhe ekipet me synime madhore. Ndryshe është për ekipet që thjesht luajnë një sezon për statistikë.

Na duhet të mendojmë për shumë komponentë, të cilët të çojnë te suksesi i pritshëm. Jemi të detyruar të mendojmë deri në detaje çdo ndeshje dhe çdo kundërshtar. Kemi nisur përgatitjet që në korrik dhe them se u zgjat ca si shumë starti. Vjen një moment dhe thua: Çfarë duhet të bëjmë tani? E kemi mbushur kohën me miqësore për të ruajtur treguesit fiziko-taktikë dhe deri tani jam i kënaqur nga gjendja, futbollistët janë në formë optimale, por shpresoj që gara të nisë sa më shpejt”, u shpreh Kashami.

KACBUFI-SHIMAJ – Trajneri i Kombëtares U-20, Ilir Biturku, ka besuar te dy mbrojtësit e Besës, Alesandro Kacbufi dhe Egzon Shimaj, duke i grumbulluar në ekip. Jashtë listës kanë mbetur Bledar Lila dhe portieri Ilir Dobjani, të dy titullarë me kavajasit.

MIQËSORE ME VLLAZNINË – Besa e ka rritur “pjacën” dhe kundërshtari i radhës në miqësore është Vllaznia. Pas Tiranës, kavajasit do të ndeshen edhe me shkodranët në “Loro Boriçi” ditën e shtunë. Besa ndeshjen e parë të kampionatit e ka në transfertë ndaj Lushnjës, ndaj dhe miqësoren po e luan jashtë fushe.

LEXO TE PLOTE

Sport

Merkatoja u mbyll, Skënderbeut i mbeten dy lojtarë në Ganë

Publikuar

-

Nga

Merkatoja u mbyll, por Skënderbeu është ende në pritje dhe nuk po pret ndonjë përforcim të ri, por lojtarët që i ka federuar tashmë. Bëhet fjalë për ganezët, të cilët nuk kanë ardhur që të gjithë. Edhe pse klubi kishte projektuar 4 të tillë, vetëm 2 javë vënë nën urdhrat e Julian Ahmatajt. Nëse Denis Dovouna dhe Samuel Armah po stërviten me grupin, nga dy të tjerët vetëm njëri ka shanse që t’u bashkohet korçarëve.

E megjithatë, siguri ende nuk ka. Afati i ardhjes mbetet i papërcaktuar. Gazeta mëson se Agbodzie Abei nuk do të vijë në Korçë dhe vendimi duket se ka qenë i klubit në këtë rast. Ata mendojnë se e kanë blinduar qendrën e mbrojtjes me Mërgim Shalën, Ditmar Bicajn e Harallamb Qaqin. Tërësisht ndryshe paraqitet situata për Jozef Ado Teteh. Ai do të kryejë disa ekzaminime, për shkak të një problemi fizik të pasur pak kohë më parë.

Burime nga klubi thonë për “Panorama Sport” se bëhet fjalë për një pubalgji dhe kjo e pengon 18-vjeçarin të bashkohet direk me ekipin në këtë “dritare” transferimesh. Vetëm pasi të zgjidhë problemet fizike, mbrojtësi i linjës së majtë mund të marrë rrugën drejt Shqipërisë dhe t’i bashkohet grupit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kaloi COVID-19 / Pozitiv, negativ, pozitiv. Muaji i çuditshëm i Ardian Ismajlit

Publikuar

-

Nga

Muaji i fundit ka qenë me të vërtetë i çuditshëm për Ardian Ismajlin, me të papritura dhe ndryshime të mëdha në jetën dhe karrierën e tij. Futbollisti ndërroi shtet e skuadër, duke shkuar në elitën e futbollit italian, ndërsa kalonte në heshtje infeksionin që ka pushtuar gjithë botën, COVID-19.

Ismajli në fillimin e shtatorit ishte grumbulluar me përfaqësuesen shqiptare, por asokohe u hap lajmi se ai ishte infektuar me COVID-19. FSHF vonoi, por në fund publikoi dokumentin që nxirrte lojtarin negativ në testet e kryera. Por gjithsesi, ai nuk mori pjesë në ndeshjet e shtatorit për shkak të një dëmtimi dhe u largua mes misterit nga grumbullimi.

Futbollisti ka udhëtuar menjëherë drejt Kosovës dhe sipas mediave italiane testimet e tij kishin qenë negative. Prej Prishtinës, ai udhëtoi për në Itali, ku firmosi në javën e dytë të shtatorit me Specian. Sipas rregullave, para se të niste stërvitjen me klubin, ai duhej të rezultonte dy herë negativ në tampon. Për çudinë e të gjithëve, tamponi i tij doli pozitiv dhe Ismajlit iu desh që të futej menjëherë në karantinë, pa pasur mundësinë që të stërvitej me pjesën tjetër të ekipit. Dy javë duke pritur me ankth derisa erdhi momenti që ai të dilte nga karantina e detyrueshme dhe të fillonte përsëri stërvitjen normalisht.

Megjithatë, më parë i duhej të udhëtonte drejt Kroacisë për të mbyllur dokumentacionin atje dhe për të bërë zhvendosjen edhe të banesës në Itali. Kjo i kushtoi atij edhe një tjetër karantinë të shkurtër dyditore pas kthimit, derisa mori përgjigjen e dyfishtë të tamponëve, ndonëse kishte kalur COVID-19 që herën e parë.

Të martën, futbollisti shqiptar mund të buzëqeshte më në fund në stërvitjen e Specias, e para për që pas firmës që hedhur që me 14 shtator! Ai iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës dhe tashmë do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në Seinë A me këtë klub, ku ai vlerësohet si investimi më i rëndësishëm ndaj edhe e kanë bërë futbollistin më të paguar në këtë edicion.

LEXO TE PLOTE