LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pas Arben Frashërit kapët “peshkaqenin” e radhës”/ Artan Hoxha: Sot ka humbur Garda e Republikës

23 Tetor 2020, 13:39, Politikë CNA
“Pas Arben Frashërit kapët “peshkaqenin” e

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër pasi Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi shkarkimin nga detyra të Besim Shabani, zv.drejtori për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha ironizon procesin e Vettingut, ndërsa shkruan se sot u kap ?peshkaqeni? i radhës.

Artan Hoxha heq një paralele edhe me Arben Frashërin, i cili u shkarkua pak kohë më parë, ndërsa thekson se ajo që në fakt ka humbur është Garda e Republikës.

?Nje tjeter ?thagme?, nga ato me ?peshq te medhenj?, nga vetingu.

Vetingsat, me ne fund sot, kane ?mberthyer per fyti peshkaqenin e madh?.

Dhe çfare peshkaqeni?!

Nje kolonel qe i ka sherbyer Republikes se Shqiperise per afro 30 vite, dhe si bilanc te karrieres se tij, kishte nje apartament 70 metra katrore parafabrikat, nga ata te socializmit, nje veture prodhim i vitit 1993, nje biçiklete me te cilen shkonte dhe kthehej perdite nga puna, dhe gruan mesuese shkolle…

Bravo VETINGSA, pas Arben Frasherit kapet ?peshkaqenin? e radhes, qe ishte maskuar ne nje apartament parafabrikat, dhe pas nje biçiklete…

Pak ore me pare, Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit, vendosi te perjashtoje nga Garda e Republikes, zv-komandantin e kesaj strukture, me pretendimin, se nuk justifikon pasurine….

Besim Shabani, zv drejtor për Sigurinë Fizike të Personaliteteve te Larta te Shtetit dhe familjeve të tyre, në Gardën e Republikës eshte flakur ne rruge prej vetingut.

Njeriu qe per afro 30 vite, ka ruajtur jeten e drejtuesve me te larte te shtetit dhe te politikes shqiptare, qe ka pare me syte e tij, sesi elita politike e ardhur me kostum doku, u kthye ne oligarkine e vertete te ketij vendi, nga sot paradite eshte i papune, dhe i njollosur sepse nuk ka guxuar te shkele kurre ligjin…

Mos u deshpero Besim Shabani, çdo kryeminister dhe president i ketij vendi besoj te ka pare qofte dhe nje here te vetme, te ka takuar qofte dhe njehere te vetme, dhe mbase kujtohen sa i ?korruptuar? dhe ?i kamur? je bere..

Garda e Republikes, sot ka humbur nje oficer model, qe ka sherbyer ne te gjitha qeverite postkomuniste.

Por askush nuk ia ka fajin, qe nuk beri ca miliona korrupsioni, duke qendruar aq afer peshkaqeneve te vertete te medhenj, dhe ti kishte lene menjane per nje dite te zeze si kjo e sotmja…

Ne foto: ?Peshkaqeni i madh? Besim Shabani, para toges se ekzekutimit te Vetingut…?-shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

Vrasjet gjakatare në Tropojë/ Artan Hoxha rrëfen bisedën e panjohur me Arben Frashërin, ndëshkimi që mori për sakrificën e tij

Lajmet e fundit nga