LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk justifikoi paratë për blerjen e shtëpisë/ Vetingu shkarkon Besim Shabanin

23 Tetor 2020, 07:45, Vetingu CNA
Nuk justifikoi paratë për blerjen e shtëpisë/ Vetingu

Komisioni i Jashtëm i Vetingut shkarkon Besim Shabanin, zv.drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Sipas Komisionit, Shabani nuk justifikonte 20 mijë dollar për blerjen e një banese.

Gjatë senacës dëgjimore Shabanit i janë konstatuar probleme me pasurinë. Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit kërkoi një dokument qe Shabani të justifikoje pasurinë prej 20 mijë dollarë që sipas tij ia ka sjellë nga vëllai nga Amerika. Këtë shumë ai e ka përdorur në blerjen e shtëpisë.

Sipas KJV ai nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat si ka treguar.

Ndërkaq KJV e ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Besim Shabanin, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve gjatë seancës së vettingut.

 

 

Lajmet e fundit nga