Politikë
“Nuk është korrupsion, është grabitje me dhunë”/ Deklarata e fortë e Shehit: Duhen vënë prangat

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur sot se skandalet e qeverisë së kryeministrit Edi Rama janë të njëpasnjëshme.
I ftuar në A2 CNN, Dashamir Shehi tha se “Këtu skandalet janë mbivendosur, ka skandal pas skandali. Mjafton të shohim buxhetin e këtij viti, mënyra si është formuluar është një skandal me vete.”
Ndërsa duke u ndalur tek çështja e koncesionit të inceneratorëve, Dashamir Shehi theksoi se nuk kemi të bëjmë thjeshtë me korrupsion, por është vjedhje me dhunë e parave të taksapaguesve shqiptarë.
“Vetë fjala incinerator, është një fjalë e zhdukur në Europë. Jemi kthyer në fillim të viteve 90. Që në princip është gabim le pastaj mënyra e financimit.
Nuk është as korrupsion, është vjedhje, është grabitje me dhunë. Ai po thotë “unë do ti marr këto para, e do tia jap filanit, do t’ia jap të tre të njëjtit person”.
Nuk do të them më shumë detaje, unë nuk jam as prokuror, por në çdo vend të botës do i ishin vënë prangat”-tha Shehi.
Më tej, ai bëri edhe një apel të fortë për politikën, ku theksoi se duhet lënë drejtësia të bëjë punën e saj.
“SPAK, jo i mirë jo i keq, le ta lëmë të bëjë punën e vet, sapo ka filluar.
Politika bën keq, me të mirat e të këqiat e kësaj drejtësie, duhet ta lëmë të bëjë punën e vet. Edhe unë kam të gjitha dyshimet e mia për institucionet e drejtësisë, por deri kur të verifikohet nëse punojnë apo jo, duhet ta lëmë të bëjë punën e saj. Detyra jonë është që ta dorëzojmë këtë dosje para drejtësisë”-tha Dashamir Shehi./ CNA.al